Nora Istrefi ka folur në emisionin ‘NIN’ në Klan Kosova, për stilin e saj pas lindjes së të bijës. E pyetur në e ka të vështirë të ruajë stilin si këngëtare edhe pasi është bërë nënë, Nora Istrefi ka treguar se paçka se ekziston ideja se nënat duhet të vishen më klasike, ajo nuk dëshiron t’a ndryshojë stilin e saj: ‘Për fat më mirë profesioni im prej këngëtareje më jep lirinë që të vesh atë që dua’, ka thënë ajo, ‘Në modë nuk ka limit, je apo s’je nënë’. Pyetjes se a i ka ndryshuar shija pas lindjes së vajzës së saj Rene, Nora i është përgjigjur se ‘Tek ne është krijuar imazhi i nënës që duhet të jetë pak më elegante, më e thjeshtë, por unë si fanse e modës them se nuk ka limit në këtë pikë. Prapë se prapë, unë dua të vishem ashtu siç ndihem’. Nora Istrefi ka thënë se sidoqoftë, stili i saj skenik nga stili i përditshëm ndryshojnë shumë. ‘Në përditshmëri unë kam një stil stylish, të thjeshtë, asnjëherë nuk kam pasur qejf t’a teproj. Sigurisht që klipi është diçka tjetër.’
Nora Istrefi: ‘Moda nuk ka limit, je apo s’je nënë’
3 Dhjetor 2015