
Përpara se të takohej me Donald Trump në 'Kit Kat Klub' në Manhattan dhe të bëhej pjesë e botës plot shkëlqim të limuzinave, shtëpive prej xhami, diamanteve dhe havjarit, Melania Knauss jetonte në heshje.
Ajo u rrit në një nga ndërtesat anonime të ish-Jugosllavisë, kur Josip Tito ishte lideri i saj socialist dhe kur nuk ekzistonte epoka e shkëlqyer e Trump.
"Ajo në të vërtetë nuk ka dashur kurrë të njihet apo të jetë në qendër të vëmendjes", thotë Mirjana Jelancic, mikeshë e shkollës fillore në qytetin kodrinor Sevnica, në atë që sot është Sllovenia, ku edhe ka lindur Melania.
Më pas ajo u martuar me Donald Trump!
Ish-modelja e njohur nisi linjës e saj të bizhuterive 'Melania', hodhi në treg një krem hidratues për 150 dollarë me përbërje havjari dhe veshi një fustan Dior 200 mijë dollarë në ceremoninë e saj të martesës me Donald Trump në Palm Beach, një dekadë më parë.
Tani, Melanie Trump, 45-vjeçare e tërhequr nga daljet publike, e gjen veten drejtëpërdrejtë në qendër të vëmendjes së fushatës presidenciale 2016, zgjedhje të cilat do të mbahen në 8 nëntor të 2016-ës.
Donald Trump është një ndër kandidatët më të përfolur të fushatës dhe konsiderohet si ai më potenciali për të fituar e për të qenë presidenti i ardhshëm i Amerikës.
NE JU NJOHIM NË GALERI ME 13 GJËRAT QË NUK I DINIT PËR BASHKËSHORTEN E DONALD TRUMP, MELANIA.
Burimi: Washington Post; Përshtati: Jolinda Levonja
Copyright i përkthimit dhe përshtatjes @Anabel.al. Ndalohet ri-botimi i materialit pa lejen e Anabel.al