Health News

Nuk ka femra heteroseksuale!

7 Nëntor 2015

Nuk ka femra heteroseksuale!

Një studim i fundit i publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology” hedh poshtë shumë besime mbi orientimin heteroseksual. Studimi analizon shprehjen e gjinisë tek femrat dhe mat reagimin fiziologjik tw tyre kur shohin disa lloje materialesh pornografike. Duke parë sesi femrat e vetëraportojnë seksualitetin, trupat e tyre i përgjigjen pozitivisht seksit homo dhe heteroseksual. Kjo do të thotë se seksualiteti i femrave është kompleks dhe nuk është brenda kufijve të rreptë të homoseksualitetit apo heteroseksualitetit.

Ritch C. Savin-Williams, Drejtori i Zhvillimit të Psikologjisë në Departamentin e Zhvillimit Njerëzor në Cornell University thotë se dhe kërkues të tjerë po përpiqen të zbulojnë seksualitetin e vërtetë përmes reagimeve fiziologjike. “Ky studim për orientimin seksual bëhet duke parë nëse bebja e syrit zmadhohet apo jo. Në këtë mënyrë kërkohet të vlerësohet seksualiteti pa bërë vetëraportim (për të qenë sa më të vërtetë). Ka dhe mënyra të tjera si ajo e zgjimit gjenital, por këto nuk janë të pëlqyera nga pjesëmarrësit pasi janë shumë intime.”

Duke ndjekur logjikën popullore njerëzit mund të jenë homoseksual ose heteroseksual. Biseksualiteti po merret seriozisht vetëm kohët e fundit. Ideja e një orientimi seksual të ndarë dhe të pandryshueshëm është e prodhuar nga shoqëria dhe është pjesë e konceptit kulturor: burrat e vërtetë janë mashkullor dhe tërhiqen nga femrat. Rezultatet e Savin-Williams kanë tronditur besimet kulturore për seksualitetin, por ai nuk surprizohet nga gjetja se seksualiteti është më kompleks se homo dhe heteroseksual. “Nuk jam i surprizuar,” thotë ai. “Ne po përpiqemi të marrim atë që njerëzit vërtetë janë. Ndonjëherë duket se njerëzit besojnë se duhet të flasin për veten në një mënyrë tjetër dhe kjo nuk është gjë e mirë.”

Savin-Williams shpjegon se motivi që individët e vetëraportojnë ndryshe veten është pasojë e influencës sociale dhe nga mënyra sesi njerëzit perceptohen dhe trajtohen. Meshkujt kanë një ndikim shumë të madh kulturor dhe nëse ata do të ndjenin tërheqje seksuale ndaj meshkujve të tjerë, nuk do t’a raportonin kurrë këtë. Duke parë rezultatet dhe tek meshkujt, ai thotë se nuk është vetëm një fenomen femëror.

Qëllimi i këtyre studimeve është të ndryshojnë qëndrimet dhe normat kulturore. Një tjetër gjetje e studimit është po ashtu interesante: Vetëvlerësimi i një femre lesbike është më i lartë se një femër heteroseksuale. Savin-Williams shpjegon se “ndoshta ato ndjejnë se kanë më shumë liri (që janë ato që janë). Ndoshta shoqëia nuk do t’a pëlqejë këtë, por është vetja juaj autentike”.

Burimi: Broadly; Përshtati: Klarida Bregaj