Showbiz dhe TV

Tuna dhe Cozman përsëri bashkë

1 Nëntor 2015

Tuna dhe Cozman përsëri bashkë

Pas ndarjes së tyre shumë të bujshme, Tuna dhe Cozman janë bashkuar sërish për të kënduar bashkë në një klab të Luzernës, Zvicër. Edhe pse Tuna nuk e ka bërë fillimisht publike se me kë do të këndonte në Luzernë në mbrëmjen e Halloween-it, ka qenë Cozman ai që ka habitur fansat me posterin ku thuhej se do të këndonin të 2 së bashku (foto 2).

Në një intervistë ekskluzive për Anabel.al (lexo këtu), e pyetur për ndarjen e saj nga Cozman Tuna është përgjigjur se ‘Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, prapë bashkohen…’, duke lënë mjaft vend për dyshime.

A janë kthyer bashkë çifti i ‘Feniksave’? Duket se kjo mund të ketë ndodhur, por ende nuk ka asnjë deklaratë.