Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, do te jenë protagonistët e filmit bazuar në librin best-seller “50 Hijet e Greit”. Të dy u shfaqën javën e kaluar në kopertinën e Entertainment Weekly.
“Unë dua të dukem mirë nudo në këtë film, “ thotë Dakota Johnson, vajza 24-vjeçare e Melanie Griffith, e cila do të luajë rolin kryesor të Anastasia Steele. “ Tani e kuptoj se përse njerëzit shkojnë në palestër, sepse në një lloj mënyre ndihesh fantastike”
Aktori/model James Dornan mori rolin e Christian Grey, pasi Charlie Hunnam u tërhoq javën e kaluar.
“Unë jam rritur në një vend shumë liberal. Nuk më ka shokuar libri fare.”
Ndërsa për skenat e seksit, ai shtoi: “Ato janë të domosdoshme për të rrëfyer historinë. Unë e kuptoj.”
Filmi “50 Hijet e Greit” pritet të dalë në kinema për Shën Valentinin e 2015-ës.