Showbiz dhe TV

Alida Hisku hedh poshtë deklaratat për përdhunimet: Nuk i kam thënë

31 Tetor 2015

Alida Hisku hedh poshtë deklaratat për përdhunimet: Nuk i kam

Alida Hisku mohon të gjitha deklaratat e saj mbi përdhunimin gjatë një interviste për emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ajo gjatë intervistës njëherë i mohoi dhe më pas akuzoi gazetarin nga Shqiptarja.com, se nuk e ka autorizuar për publikim.

Por menjëherë, reagoi “Shqiptarja.com” e cila publikoi audion origjinale të intervistës së regjistruar, madje konfirmoi se të shtunën, do të publikonte të plotë intervistën e paredaktuar, bruto.

 Ky është një nga ato rastet, kur “goja të flet përpara mendjes” dhe këngëtarja Alida Hisku, nuk e kishte parashikuar që pohimet e saj për përdhunime të njëpasnjëshme këngëtarësh gjatë regjimit komunist, do të shkaktonin një zhurmë kaq të madhe mediatike dhe do të detyronin dy artistë të njohur si këngëtari Sherif Merdani dhe kompozitori Agim Krajka, të reagonin. Ish-këngëtari Merdani, edhe pse i burgosur për vite nga regjimi, mohoi të kishte përdhunime të tilla.

 Ndërsa kompozitori Krajka (I cili ka kompozuar për Hiskun këngën e saj të parë “Shkurte Pal Vata), e konsideroi deklaratën e këngëtares si një “rast të rrallë” dhe të padëgjuar në ato kohë.