







Qëllime të përbashkëta
Nëse doni që marrëdhënia juaj të ketë të ardhme, është e rëndësishme që të keni qëllime të përbashkëta për jetën, të ndani bashkë pritshmëritë dhe projektet e së ardhmes. Për shembull, nëse njëri prej të dyve ka dëshirë të shëtisë botën, ndërsa tjetri ka një punë fikse, e zëmë, në Tiranë, e mira është që këto të fliten që në fillim, pasi këto ndryshime mund të cënojnë qëndrueshmërinë e marrëdhënies tuaj.
Humori dhe ironia
Është një mit i njohur urban: Femrat vdesin për meshkujt që i bën të qeshin. Por ky mit është i vërtetë. E qeshura afron shpirtërat, thonë, dhe mund të krijojë lidhje më të forta se çfarëdo veprimtarie tjetër së bashku. Mos e nënvlerësoni humorin e mirë, nëse së paku një herë në ditë e bëni njëri-tjetrin për të qeshur, do të thotë se marrëdhënia është në shinat e duhura.
Liria për t’u rritur
Të kesh një partner, për një femër, nuk duhet të nënkuptojë cytje dhe izolim, e as që tjetri të shihet si një pikë referimi për vazhdimësinë e saj. Të dy në një çift kanë nevojë të zhvillohen, si individualisht ashtu edhe së bashku.
Qëndrueshmëria
Nuk është fjala tek martesa apo diçka e tillë, por tek siguria që i jep një femre një partner i cili e di se çfarë kërkon në jetë. E rëndësishme është të dish se çfarë do, dhe t’ia tregosh asaj se je i vetëdijshëm. Femrave nuk u pëlqejnë marrëdhëniet e pasigurta, aq më pak u pëlqejnë meshkujt ‘ku rafsha mos u vrafsha’ kur lidhja fillon të bëhet më serioze.
Spontaniteti!
Një surprizë e papritur është si një fillim i ri për marrëdhënien tuaj. Duke thyer rutinën, duke bërë diçka krejtësisht të papritur, duke bërë çmenduri të vogla të cilat i japin kripë lidhjes suaj; nuk ka përse të mundoheni shumë për këtë. Mjafton një surprizë e thjeshtë, si një mëngjes i bërë gati apo një kafe me qumësht sapo ajo hap sytë, dhe dita do të rinisë për të dy ju.
1 mijë puthje!
Femrat i adhurojnë puthjet: i keni parasysh ato pllaq-plluqet në kat të dytë tek kafja e gjimnazit? Mos t’ju duken edhe aq qesharake. Me kalimin e kohës, shumica e meshkujve priren t’i kursejnë puthjet për në momentet më intime, por është e gabuar: për ta puthur të dashurën tuaj nuk duhet të ekzistojnë orare apo momente të caktuara, përkundrazi!
Seksi i mirë
Femrat shpresojnë gjithmonë që seksi me partnerin të jetë i kënaqshëm dhe plot fantazi. Por kjo nuk nënkupton vetëm orgazma të njëpasnjëshme; është shumë i rëndësishëm pasioni i përhershëm, intimiteti, origjinaliteti e kënaqësia në kuptimin më të gjerë të fjalës. Femrat e kanë të nevojshme ta shprehin sensualitetin e tyre, por nuk e shohin seksin vetëm si një akt penetrimi.
Të ndihen krenare
Femrave u pëlqen shumë të lavdërohen, në kuptimin e mirë, dhe të ndihen krenare për mashkullin që kanë në krah. Për ta arritur këtë, është thelbësore që vetë partneri të ndihet krenar me veten e tij, jo vetëm në aspektin e karrierës, por edhe të jetë një mik i mirë për të dashurën e miqtë e saj, ose, për bashkëshorten, një baba i mirë!
Ju duket e pamundur ta kuptoni se çfarë një femër kërkon prej jush, apo jo? Nervozohet nëse bëheni xheloz por kur e lini të lirë, ankohet se nuk po i kushtoni vëmendje. Ju thotë se romanticizmi dhe tufat me lule i duken diçka e konsumuar, e pastaj në nerva e sipër ju thotë se nuk i keni bërë kurrë një dhuratë. E kush i kuptoi femrat ndonjëherë? Ndoshta, as ato vetë nuk e dinë çfarë duan, do të thoni ju.
Por në të vërtetë janë disa gjeste, veprime, sjellje të thjeshta, të cilat bëjnë për vete çdo femër, nga më e brishta, deri tek ajo që është shumë e pavarur e që çokollatat i blen vetë.
Sepse siç thuhet, të gjitha janë njëlloj...sepse u pëlqen të ndihen të veçanta, dhe këto mënyra funksionojnë gjithmonë!
Burimi: yahoo.it
Përshtati: Genta Hodo