Metropolitan

Nëse je lodhur nga romancat tradicionale, duhet të lexosh patjetër këtë libër!

Nëse je lodhur nga romancat tradicionale, duhet të lexosh
tamuna_davitashvili/ Pinterest

Ndonjëherë, kemi nevojë për një libër që i thyen kufijtë e një romance klishé, për të na çuar në një tjetër dimension; aty ku suspanca, terrori dhe mania kamuflohen si dashuri! Nëse je gati, “Përndjekja e Adelinës” është libri që duhet ta blesh pa e menduar dy herë!

Një guidë në romanin e errët “Përndjekja e Adelinës”

Nëse je lodhur nga romancat tradicionale, duhet të lexosh

Botimet Living prezanton librin e shumëpritur “Përndjekja e Adelinës” pjesa e parë e duetit “Macja dhe Miu”; një roman që shkel çdo kufi të romancës tradicionale dhe i zhyt lexuesit në një botë ku pasioni, frika dhe mania bëhen të pandashme.
 
Paralajmërim: ky nuk është një libër për ata që kërkojnë një histori të ëmbël dashurie, por një udhëtim i errët dhe provokues që të detyron të përballesh me dritën dhe terrin e dëshirës njerëzore. Në këtë libër nuk ka të bardhë apo të zezë, ka vetëm DRITËHIJE!

Një botë ku mania shndërrohet në dashuri

Në qendër të ngjarjes është Adelina, një autore që trashëgon shtëpinë misterioze të stërgjyshes së saj dhe përballet me sekrete të errëta të së kaluarës. Por përveç misterit të mureve të vjetra, jeta e saj tronditet kur një burrë enigmatik dhe i rrezikshëm, Zeidi, hyn në orbitën e saj.

Ai nuk është veç një i panjohur: por përndjekësi i pamëshirshëm dhe shpëtimtari i errësirës. Ndjenja mes tyre nuk është as dashuri e pastër dhe as frikë e plotë, një përzierje e sëmurë e të dyjave. Adelina përpiqet të ruajë kontrollin e jetës së saj, ndërsa prania e Zeidit e shndërron çdo hap në një lojë të rrezikshme pushteti. Çdo kapitull ndërton një atmosferë ku dëshira e ndaluar përzihet me frikën, duke të bërë të pyesësh veten: ku mbaron dashuria dhe ku fillon kontrolli? Një histori që të lë të shurdhër nga intensiteti, por edhe të etur për më shumë.

Manipuluesja: Unë mund të manipuloj emocionet e kujtdo që më lejon. Mund ta bëj të lëndohet, të qajë, të qeshë dhe të psherëtijë. Fjalët e mia humbasin pushtetin vetëm tek ai. Sidomos kur i lutem të largohet. Ai është gjithmonë aty, duke më parë dhe duke pritur. Kurse unë s’mund të largoj as shikimin. Nuk e bëj dot, sepse dua që ai të afrohet.

Hija: Nuk doja të bija në dashuri. Po tani që ka ndodhur, nuk mund të rri larg. Më ka magjepsur buzëqeshja e saj, sytë e saj dhe mënyra se si lëviz. Mënyra se si zhvishet... do të vazhdoj ta shikoj dhe të pres. Derisa ta bëj timen. E pasi të ndodhë, nuk do ta lë të ikë kurrë. As kur të lutet.

Një rrëfim që provokon lexuesin

H.D. Carlton shkruan me një stil të errët, të drejtpërdrejtë dhe provokues. Ajo nuk i shmanget skenave të rënda, por i përdor për të nxjerrë në dritë kontrastin mes dëshirës dhe dhunës, mes frikës dhe pasionit. Ky nuk është një roman që e lexon për ngushëllim, por një eksperiencë që të provokon, të sfidon dhe të lë me një duzinë pyetjesh të sikletshme e të parehatshme.

Pasazhe nga libri

1. Ndonjëherë dëgjoj hapa natën. Mund të jenë të fantazmave të punëtorëve që humbën jetën në zjarrin tragjik, tetëdhjetë vjet më parë, ose të hijes që qëndron jashtë dritares sime e më sheh. Gjithmonë më sheh.

2. Në çastin që pashë Adin të ulur në librari, në përpjekje për të fshehur stresin dhe ankthin, gjithë ky burrë, u fiksova me shikim të parë. Tani ndihem si një pesëmbëdhjetëvjeçar që ka rënë për herë të parë në organin femëror. Sapo e shoh, më ngrihet nën pantallona. Dua ta prek, ta puth dhe ta bëj timen, në të gjitha kuptimet e f jalës. Shënjimi i trupit të saj nuk mjafton. Kam ndjesinë se asgjë s’do të më duket e mjaftueshme në lidhje me Adelina Serafina Rajlin.

3. Një valë tjetër adrenaline më përshkon trupin. Mos vallë jam si ato vajzat naive të filmave horror, që shkojnë të zbulojnë të papriturat dhe të vjen t’u ulërish që janë aq budallaqe? Kështu do të përballem me vdekjen? Apo do ta lejoj dikë që mendon se mund të hyjë në shtëpinë time kur t’i teket? Të pijë uiskin e gjyshit tim dhe të lërë gjurmë, pa e çarë kokën se do ta gjejnë? Marr frymë thellë, rrëmbej një thikë dhe kontrolloj çdo cep të shtëpisë në heshtje, duke ecur pa u ndier.

4. Tani, dielli po ulet në horizont, duke lëshuar hijen e tij të errët mbi këtë copë tokë të vetmuar. Unë jam tri hapa larg rrezikut, ku jeta dhe vdekja ndahen nga një majë. Shumë shpejt, dielli do të zhduket.

 

REELS

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!