Kjo është Xhemi Shehu, në gusht të vitit të kaluar në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Fustani në ngjyrë rozë pudër, i dizenjuar përmes frudave të theksuara që nxirrnin në pah këmbët, ishte një ndër fustanet më të spikatur të dasmës më të famshme të gushtit të 2018-s.
Kjo është Xhemi Shehu, sot, në dasmën e Gaz Pajës dhe Ira Seferit. Sigurisht që nuk është i njëjti fustan. Pjesa e mëngëve që zbulojnë supet është zëvendësuar me një bust me fruda.

Po kështu palat janë më voluminoze. Modeli i flokëve është gjithashtu i ngjashëm.
Megjithatë ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se ky stil fustani është në modë që prej vitit të kaluar ndaj pse jo, për aq kohë sa Xhemi duket yll në të dyja ceremonitë. Mund të kishte vepruar edhe si Kate Middleton në dasmën e Meghan Markle dhe princ Harry-t dhe sërish nuk do të kishte problem. Fundja njerëzit veshin çfarë i bën të ndihen mirë.
Po kështu lexoni edhe: Nga Dua tek Luana: 7 VIP-et shqiptare që shkëlqyen me këtë fustan