Si sot një vit më parë, dizajneri i famshëm Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij Edita u bënë prindër për herë të parë, pasi erdhi në jetë vajza e tyre Bella. Gjatë gjithë kësaj kohe, Valdrini është përpjekur ta mbajë Bella-n jashtë vëmendjes mediatike, duke postuar gjithnjë foto/video ku nuk duket portreti i plotë i vogëlushes.
Megjithatë me rastin e ditëlindjes së parë, nuk mundi t’i rezistonte dot videos së mëposhtme, ku duket Bella e veshur me një fustan të fryrë me fije në nuancën parakeet të ngjyrës jeshile. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Bella ndjek modën.
“Bella jeme, drita jeme, kuptimi jetës...sot 1 vjeçe [sic].” – shkruan dizajneri në Instagram.
View this post on Instagram