Metropolitan

Binjaket e famshme Alice dhe Ellen Kessler ndërrojnë jetë në të njëjtën ditë

Binjaket e famshme Alice dhe Ellen Kessler ndërrojnë jetë në

Alice dhe Ellen Kessler, binjaket gjermane dhe artistet e njohura që performuan së bashku dhe u bënë të famshme në vitet ‘50 dhe ’60, raportohet se kanë ndërruar jetë, përmes vetëvrasjes së asistuar, sipas medias gjermane Bild.

Motrat Kessler “nuk donin të jetonin më” dhe “kishin zgjedhur ta përfundonin jetën së bashku”, thuhet në artikull, ndërsa autoritetet u njoftuan pasi ato ndërruan jetë në moshën 89-vjeçare.

Binjaket e famshme Alice dhe Ellen Kessler ndërrojnë jetë në

Në Gjermani, vdekja e asistuar lejohet në rrethana të caktuara, pas një vendimi të vitit 2020 nga gjykata më e lartë e vendit, e cila vendosi se njerëzit kanë të drejtë të përfundojnë jetën e tyre dhe të marrin ndihmë nga palë të treta, për sa kohë që vendimi merret lirshëm dhe pa presion nga faktorë të jashtëm.

Vitin e kaluar, binjaket Kessler i thanë Bild se donin që hiri i tyre të vendosej në të njëjtën urnë dhe të varroseshin pranë nënës dhe qenit të tyre.

Binjaket e famshme Alice dhe Ellen Kessler ndërrojnë jetë në

Motrat u bënë të famshme për performancat e tyre, që përfshinin këndimin dhe kërcimin dhe gjatë karrierës së tyre ndanë skenën me legjenda si Frank Sinatra, Fred Astaire dhe Dean Martin. Të pagëzuara si "këmbët e kombit", ato ishin të pranishme rregullisht në emisionet televizive italiane dhe madje u shfaqën edhe në programe amerikane si “The Ed Sullivan Show” dhe “The Dean Martin Show”.

REELS

Ah sikur!

Governors Award 2025 🤩

Dakord?

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown