Metropolitan

Ndërron jetë në një aksident aktori 27-vjeçar

Ndërron jetë në një aksident aktori 27-vjeçar
Getty


Ylli i serialeve si “Gen V” dhe “Chilling Adventures of Sabrina”, Chance Predomo, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, pas një aksidenti me motoçikletë.

Ndërron jetë në një aksident aktori 27-vjeçar

Lajmin e hidhur e dha zëdhënësi i tij, i cili u shpreh për Variety:

“Me zemër të rënduar, duam të ndajmë lajmin se Chance Perdomo ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Autoritetet kanë thënë se nuk ka individë të tjerë të përfshirë në ngjarje. Pasioni i tij për artin dhe dëshira e tij për të jetuar është ndjerë nga të gjithë njerëzit që e njihnin dhe ngrohtësia e tij do të vijojë të qëndrojë me të gjithë njerëzit e tij të dashur”.

Sigurisht, ai kërkoi edhe respektin dhe privatësinë ndaj familjes, në një moment kaq të vështirë, teksa vuajnë humbjen e djalit të tyre.

Ndërron jetë në një aksident aktori 27-vjeçar

Për vendndodhjen dhe aksidentin në përgjithësi nuk dihen të tjera detaje.

Perdomo ka qenë i nominuar në çmimet BAFTA si aktori më i mirë për rolin e tij si Jerome Rogers në flimin “Killed by My Debt” (2018). Pas lajmit se ai ka ndërruar jetë, sezoni i dytë i “Gen V” do të shtyhet.

 

REELS

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩