Metropolitan

Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare Sam Rivers, basisti i Limp Bizkit

Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare Sam Rivers, basisti
Ollie Millington/Getty

Basisti i grupit Limp Bizkit, Sam Rivers, ka ndërruar jetë, njoftoi grupi në një deklaratë. Ai ishte 48 vjeç. Të shtunën, më 18 tetor, grupi i njohur i muzikës metal publikoi një postim në Instagram duke njoftuar se Sam kishte ndërruar jetë më herët gjatë ditës. Ata nuk zbuluan shkakun e vdekjes.

“Sot humbëm vëllain tonë. Shokun tonë të grupit. Zemrën tonë që rrihte,” shkroi grupi në mbishkrimin e fotos, ku shfaqej Sam Rivers duke performuar në skenë.

“Sam Rivers nuk ishte thjesht basisti ynë; ai ishte magji e pastër. Pulsi nën çdo këngë, qetësia në mes të kaosit, shpirti në tingull,” thuhet në deklaratë, duke shtuar: “Që nga nota e parë që luajtëm bashkë, Sam solli një dritë dhe një ritëm që s’mund të zëvendësohej kurrë. Talenti i tij ishte i natyrshëm, prania e tij e paharrueshme, zemra e tij e madhe. Ndamë kaq shumë momente: të çmendura, të qeta, të bukura dhe secili prej tyre kishte më shumë kuptim sepse Sam ishte aty”.

Më tej, deklarata përfundon:

“Ai ishte një njeri që vjen vetëm një herë në jetë. Një legjendë e vërtetë mes legjendave. Dhe shpirti i tij do të jetojë përgjithmonë në çdo ritëm, çdo skenë, çdo kujtim. Të duam, Sam. Do të të mbajmë gjithmonë me vete. Pusho në paqe, vëlla. Muzika jote nuk mbaron kurrë!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Limp Bizkit (@limpbizkit)

Postimi ishte i nënshkruar nga anëtarët e grupit: Fred Durst (vokalist), John Otto (baterist), Wes Borland (kitarist) dhe DJ Lethal.

Sam Rivers ishte një nga anëtarët themelues të Limp Bizkit, pasi u miqësua me Fred Durst. ndërsa punonte në një dyqan. Dyshja luajti së bashku në grupin Malachi Sage përpara se të formonin grupin e tyre në vitin 1994.

Limp Bizkit, i njohur për këngë si “Behind Blue Eyes” dhe “Take a Look Around”, u bë një nga grupet më me ndikim të fundviteve ’90 dhe fillimviteve 2000.

Sam Rivers lindi më 2 shtator 1977 në Jacksonville, Florida dhe nisi rrugëtimin muzikor që në moshë të re. Në shkollë ai luante të tjerë instrumente, por shpejt kaloi te kitare dhe më vonë te basi, instrumenti që do ta identifikonte përgjatë gjithë karrierës. Pikëtakimi i tij me Fred Durst, i cili atëherë punonte në një dyqan si ai, rezultoi vendimtar: Të dy ndanë pasionin për muzikën dhe së bashku formuan grupin Limp Bizkit.

Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare Sam Rivers, basisti

Në vitin 1994, Rivers, Durst dhe bateristi John Otto themeluan grupin që do të revolucionarizonte skenën nu metal, duke ndërthurur elemente të rock-ut të rëndë me hip-hop dhe rap. Me pjesëmarrjen e kitaristit Wes Borland dhe DJ Lethal, grupi krijoi një identitet unik që e bëri të dallueshëm në fundin e viteve ’90.

Sam Rivers ishte pjesë kyçe e sukseseve më të mëdha të Limp Bizkit, përfshirë albumet legjendare “Significant Other” (1999) dhe “Chocolate Starfish and the Hot Dog Flavored Water” (2000), që shënuan kulmin e popullaritetit të grupit. Linjat e tij të basit, të fuqishme e ritmike, u bënë një element themelor i tingullit të tyre.

Kritikët shpesh e kanë cilësuar stilin e Sam-it si “thellësisht emocional dhe teknikisht i pastër”, ndërsa vetë ai ka thënë në disa intervista se muzika për të ishte “një mënyrë për të komunikuar ndjenja që fjalët nuk i shprehin dot”.

Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare Sam Rivers, basisti

Pas më shumë se dy dekadash në skenë, në vitin 2015 Sam u detyrua të largohej përkohësisht nga grupi për arsye shëndetësore. Ai zbuloi më vonë se kishte vuajtur nga sëmundja e mëlçisë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit dhe se i ishte nënshtruar një transplanti. “Ishte një periudhë e errët, por më mësoi shumë për jetën dhe për veten,” kishte deklaruar ai pas rikthimit në vitin 2018.

REELS

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨