Ferrero krijoi shumë prej mrekullive të vogla si Nutella, Ferrero Rocher, Tic Tac, vezët Kinder e shumë të tjera duke kthyer fabrikën e tij provinciale në kompaninë më të vlefshme italiane. Bilioneri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Monaco mbas disa muajsh që vuante prej sëmundjesh.
Presidenti Italian Sergio Mattarella tha se ishte thellësisht i prekur nga vdekja e tij duke e quajtur ate një ‘Sipërmarrës i lindur’.
Djali i Ferreros, Giovanni u emërua C.E.O mbas vdekjes së vëllait të tij më të madh gjatë një udhëtimi në Afrikën Jugore. Ferrero është një markë e njohur globalisht e cila operon në shumë shtete të botës.
Revista Forbes e ka përshkruar Ferreron si ‘Candyman-in më të pasur në planet’, duke vendosur atë sëbashku me familjen në vend të 30-të për nga pasuria me një vlerë prej 23.4 bilion $.
Burimi: Reuters
