Showbiz

Sa e pazakontë aq edhe frymëzuese: Mimoza Ahmeti tregon historinë e veçantë

Sa e pazakontë aq edhe frymëzuese: Mimoza Ahmeti tregon historinë

Për poeten Mimoza Ahmeti, dashuria në konceptin klasik nënkupton ”dy njerëz që kanë fizikisht lidhje, kanë materialisht interesa, që po ndërtojnë [jetën bashkë] ose së paku, ata që kanë arritur kulmin, takohen për të konsumuar elementin shpirtëror dhe nuk e përziejnë fare ekzistencën”. Prandaj edhe ajo thotë se ”nuk di si ta quaj” historinë e pazakontë që po përjeton me një 36-vjeçar të huaj. Në emisionin ”Goca dhe Gra”, Ahmeti rrëfeu për një histori që nisi 3 vjet më parë dhe është ende e pranishme në jetën e saj.

”Fizikisht arti të lë vetëm, shpirtërisht nuk të lë asnjëherë vetëm. Por mund të jesh midis njerëzve dhe të jesh vetëm. Të them të drejtën kisha kohë që isha vetëm dhe nisi të më shkruante në Facebook, sepse është i huaj,” tregoi për mënyrën si nisi lidhja me 36-vjeçarin.

Më tej, ajo rrefeu që mendon se ai kishte vënë re se diçka nuk shkonte me shëndetin dhe kishte nevojë për mbështetje. Pasi erdhi nga Hollanda në Tiranë, ndonëse Mimoza theksoi se nuk e shihte me interes raportin për shkak të moshës dhe diferencave të tjera, rrethanat sollën të kundërtën.

”Brenda 1 muaj e gjysmë përpara tre vjetësh ai filloi të shfaqte simptomat e një sëmundjeje që unë i dyshova që në fillim, sepse flinte shumë dhe ishte shumë i lodhur. Dhe pak nga pak, një doktor i sportit e zbuloi që ishte një lloj skleroze e shumëfishtë,” tha ajo. ”Ky siç duket e dinte se diçka nuk po shkonte mirë me shëndetin dhe kishte nevojë për një mbështetje. Ai ka një karakteristikë që mua më pëlqen – megjithëse është kurrkushi, është individ. Erdhi në Tiranë dhe më kërkoi që ta prisja.”

”Pse ma solli Perëndia këtë njeri?” pyeste veten poetja. ”Filloi pandemia. Paniku i fillimit ishte i jashtëzakonshëm. Unë isha vetëm me muret se fëmijët i kam jashtë. Prandaj mendova ’ndoshta prandaj ma solli Perëndia. Nuk jam vetëm’.”

Sa e pazakontë aq edhe frymëzuese: Mimoza Ahmeti tregon historinë

Ahmeti tregoi se për shkak të sëmundjes dhe faktit që ai është në gjendje invalidi, ata jetojnë në dhoma të ndara, thjesht ndajnë apartamentin sepse ”nuk janë në gjendje të jetojnë bashkë.”

”Jam përpjekur për të folur me familjarët, por jashtë nuk janë shumë të ndjeshëm, qoftë për fëmijët e vet. Secili ka jetën e vet,” shtoi ajo duke theksuar se ndonëse është një sëmundje e kushtueshme ”do përpiqem, do luftoj derisa mundem”.

Ka pasur shumë momente kur ka hequr dorë. E lodhur nga kujdesi i tepërt me të cilin duhet të përballet çdo ditë, ka pasur raste kur ia ka bërë gati gjërat që 36-vjeçari të largohet. Megjithatë disa njerëz, si Moza, i tremb më shumë normaliteti sesa realiteti.

”Dua të pranoj sinqerisht një moment. Disa herë ia kam bërë gati të gjitha gjërat që të ikë duke i dhënë edhe një lloj portofoli me vete. Herën e fundit, ngaqë ishte shumë i vendosur sepse mendon se do të shpëtojë nga sëmundja, kur iku, u ndamë shumë ftohtë. Mbaj mend që i thashë vetes ’bobo, kush hyn tani në normalitet’. Kuptova në një moment të caktuar, megjithëse jam lodhur shumë, se edhe normaliteti është i tmersshëm. Anormaliteti ndonjëherë të mban më fort sesa realiteti.” 

Momentalisht, 36-vjeçari jeton ende me Ahmetin dhe pavarësisht vështirësive, ajo tha se është e lumtur. "Komshiu që kam, që ju mund t’i thoni ’i dashuri’, më krijon atë komoditetin që një njeri është [aty]. Ka shumë rëndësi që një njeri të jetë aty pranë. Sidomos në një shoqëri si e jona që pak gjë të ofron."

Intervistën e plotë e gjeni në këtu.

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

'We share the house': Poet Mimoza Ahmeti tells the extraordinary story

Sa e pazakontë aq edhe frymëzuese: Mimoza Ahmeti tregon historinë

For the poet Mimoza Ahmeti, love in the classical concept ”presupposes two people who are physically related, have material interests, who are building [life together] or at least, those who have reached the peak, meet to consume the spiritual element and do not mix it at all existence ”. That's why she says "I do not know how to call her" the unusual story she is experiencing with a 36-year-old foreigner. In the show "Goca dhe Gra", Ahmeti told a story that started 3 years ago and is still present in her life.

"Physically, art leaves you alone, spiritually it never leaves you alone. But you can be among people and be alone. "To be honest, I was alone for a long time and he started writing to me on Facebook, because he is a foreigner," he said about the way the relationship with the 36-year-old started.

Further, she confessed that she thinks he had noticed that something was wrong with her health and needed support. After coming from the Netherlands to Tirana, although Mimoza stressed that he did not see the report with interest due to age and other differences, the circumstances brought the opposite.

"Within a month and a half, three years ago, he began to show symptoms of a disease I suspected from the beginning because he slept too much and was very tired. "And little by little, a sports doctor discovered that it was a kind of multiple sclerosis," she said. "He apparently knew something was wrong with his health and needed support. He has a characteristic that I like - although he is nobody, he is an individual. He came to Tirana and asked me to wait for him. "

"Why did God bring me this man?" the poet asked herself. The pandemic began. The initial panic was overwhelming. I was alone with the walls that I have the kids outside. So I thought, 'Maybe that's why God brought me. I'm not alone'."

Sa e pazakontë aq edhe frymëzuese: Mimoza Ahmeti tregon historinë

Ahmeti tregoi se për shkak të sëmundjes dhe faktit që ai është në gjendje invalidi, ata jetojnë në dhoma të ndara, thjesht ndajnë apartamentin sepse ”nuk janë në gjendje të jetojmë bashkë.”

”Jam përpjekur për të folur me familjarët, por jashtë nuk janë shumë të ndjeshëm, qoftë për fëmijët e vet. Secili ka jetën e vet,” shtoi ajo duke theksuar se ndonëse është një sëmundje e kushtueshme ”do përpiqem, do luftoj derisa mundem”.

Ka pasur shumë momente kur ka hequr dorë. E lodhur nga kujdesi i tepërt me të cilin duhet të përballet çdo ditë, ka pasur raste kur ia ka bërë gati gjërat që 36-vjeçari të largohet. Megjithatë disa njerëz, si Moza, i tremb më shumë normaliteti sesa realiteti.

”Dua të pranoj sinqerisht një moment. Disa herë ia kam bërë gati të gjitha gjërat që të ikë duke i dhënë edhe një lloj portofoli me vete. Herën e fundit, ngaqë ishte shumë i vendosur sepse mendon se do të shpëtojë nga sëmundja, kur iku, u ndamë shumë ftohtë. Mbaj mend që i thashë vetes ’bobo, kush hyn tani në normalitet’. Kuptova në një moment të caktuar, megjithëse jam lodhur shumë, se edhe normaliteti është i tmersshëm. Anormaliteti ndonjëherë të mban më fort sesa realiteti.” 

Momentalisht, 36-vjeçari jeton ende me Ahmetin dhe pavarësisht vështirësive, ajo tha se është e lumtur. ”Komshiu që kam, që ju mund t’i thoni ’i dashuri’, më krijon atë komoditetin që një njeri është [aty]. Ka shumë rëndësi që një njeri të jetë aty pranë. Sidomos në një shoqëri si e jona që pak gjë të ofron."

You can find the full interview here .

----ndajme-shtepine-poetja-mimoza-ahmeti-tregon-historine-e-jashtezakonshme