Modelja Bella Hadid ka qenë qendra e vëmendjes gjatë mbrëmjes së të mërkurës në festivalin e filmit në Kanë, pasi i ka mahnitur të gjithë me një fustan të kuq mëndafshi tepër joshës, i cili ekspozonte format e saj fantastike. Brunia bukuroshe kishte zgjedhur një krijim të stilistit Alexander Vauthier, por që mesa duket, e kemi parë edhe tek dikush tjetër.
Dhe ky dikush tjetër, është pikërisht Rita Ora. Këngëtarja me originë shqiptare ka veshur një fustan pothuajse identik nga Donna Karan Atelier në vitin 2014, në tapetin e kuq të MTV VMA. Pra, kujt i rri më mirë?
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Kristi Tashi