Olivia Palermo dhe Saoirse Ronan kishin një model flokësh shumë të ngjashëm në daljen e tyre në ndarjen e çmimeve Golden Globes. Megjithëse pjesa e përparme e flokëve është e ndryshme, ideja e tyre ishte e njëjtë.
Stilisti i flokëve të Ronan, Adir Abergel mblodhi një seksion të vogël flokësh pas veshëve duke i lidhur me një lidhëse në ngjyrë ari. Ndërkohë të njëjtin model flokësh Olivia Palermo e bëri duke përdorur një gërshetë të vogël pë t’i mbledhur. Kwto dy modele mund t’i përdorni dhe ju në raste eventesh dhe dasmash.
Shfletoni galerinë për të parë fotot.
Burimi: Glamour; Përshtati: Klarida Bregaj