Marc Jacobs është stilist i famshëm. Gjithashtu ai ka krijuar një prej linjave më të shitura kozmetike në botë. Por, në prezantimin e koleksionit të ri, Pranverë 2015, ai zgjodhi që modelet të parakalonin fare pa grim.
Francois Nars, artisti i makeup-it, që ka grimuar modelet në shumë sfilata të Jacobs, tha se ideja për mungesën e plotë të tualetit, ishte ide e tij. "Marc tha se dëshironte që modelet të mos kishin shumë grim. Unë i thashë se duhet të dilnin fare pa grim."
Ndonjëherë 'normalja' ka sens. Herën tjetër që do të dilni fare pa grim, kujtoni që po ndiqni një trend të pasarelave.
Burimi: The Cut