
Nëse keni një rutinë të lodhshme pjesë e së cilës është edhe qëndrimi në këmbë apo ulur për një kohë të gjatë, atëherë jeni duke lexuar gjënë e duhur.
Kjo është mënyra më e shpejtë dhe më efikase për të shpëtuar nga çdo problem që sjell si pasojë fryrjen apo dhimbjen e këmbëve. Mjafton që për 20 minuta çdo darkë të mbani këmbët e ngritura lart dhe kështu keni për të shpëtuar nga çdo shqetësim që përmendëm më lart dhe nga të gjithë shqetësimet që do të listojmë në vijim.
Si ta bëni?

Ky ushtrim nuk ka si qëllim vetëm kryerjen e tij, por kryerjen siç duhet.
Puthitini vithet pas murit ndërsa këmbët ngrijini lart. Tendosni shpinën dhe bëni kujdes të mos deformoheni.
Si funksionon?
Ky ushtrim përmirëson qarkullimin e gjakut në zonën e këmbëve. Duke qarkulluar më mirë gjaku këmbët do të shfryhen dhe enjtja e tyre do të reduktohet. Balerinat, gjimnastet dhe sportistet e përdorin këtë ushtrim si një truk të artë për të sjellë në terezi këmbët e lodhura nga aktiviteti ose pasiviteti.
Për çfarë ndihmon kjo?
Nuk thamë më kot se ky truk bën mrekullira!
Pasi ta keni provuar do të vini re se:
Keni për të fjetur më mirë

Keni për t’u ndjerë më të lehta

Keni për të paur një sistem të çlodhur nervor

Këmbë jo të fryra

Metabolizëm më të shpejtë
