News

Miliarderët e 2022-shit: Kush kryeson në listën e Forbes

Miliarderët e 2022-shit: Kush kryeson në listën e Forbes

Le të themi që s'është viti më i mbarë për miliarderët. Sipas listës së përvitshme të Forbes, ka 87 më pak të tillë dhe pasuria e tyre vlen $400 miliardë më pak krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht luftës, pandemisë apo rënies së tregjeve, në total 236 njerëz  (nga 493 në 2021) u bënë miliarderë përgjatë vitit të shkuar.

Kjo listë përfshin 34 vende të ndryshme. Vetëm Kina arriti të "prodhojë" 62 miliarderë të rinj, pavarësisht periudhave të vështira. 

Në vend të dytë renditet SHBA me 50 miliarderë të rinj, përfshi këtu 28- vjeçarin Gary Wang ($5.9 miliardë), i cili është bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë së shkëmbimit të kriptovalutave ftX me bazë në Bahamas.

Vendin e tretë e zë India me 29 miliarderë të rinj.  Nga lista e publikuar rezulton se  vetëm 33 nga 236 miliarderët e rinj janë gra.

Po cilët mbeten emrat e miliarderëve që kryesojnë listën edhe për këtë vit?

Kreu i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ia doli t'ja kalonte Jeff Bezos dhe u bë njeriu më i pasur në planet. Për herë të parë, Mask është në krye të listës së miliarderëve botërorë. Që nga 11 marsi, biznesmeni regjistronte një pasuri rreth 219 miliardë dollarë, pasi pasuria e tij u rrit me 68 miliardë dollarë vitin e kaluar, pas një rritjeje prej 33% në çmimin e aksioneve të Tesla.

Pasuria neto e Musk është 48 miliardë dollarë më shumë se pasuria e Jeff Bezos, i cili ra në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet për shkak të një rënie prej 3% të aksioneve të gjigantit të tij të shitjes me pakicë Amazon. Për më tepër, miliarderi vlerësohet se me rritjen e donacioneve për bamirësi, ka fshirë 6 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto, e cila tani është $171 miliardë.

Manjati francez i luksit Bernard Arno zuri vendin e tretë në renditje, me një pasuri të vlerësuar prej $158 miliardë. Kreu i LVMH vlerësohet se i shtoi pasurisë së tij 8 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Vendin e katërt e zë Bill Gates me $118 miliardë, ndërsa Warren Buffett është në vendin e pestë në listën e miliarderëve të renditur sipas Forbes.

 

REELS

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

2022 billionaires: Who tops Forbes list

Miliarderët e 2022-shit: Kush kryeson në listën e Forbes

Let's say it's not the best year for billionaires. According to Forbes' annual list, there are 87 fewer and are worth $400 billion less compared to a year ago. Despite the war, pandemic or declining markets, a total of 236 people took (from 493 to 2021) became billionaires over the past year.

This list includes 34 different countries. Only China managed to "produce" 62 new billionaires, despite difficult periods.

Second place ranks the US with 50 new billionaires, including 28-year-old Gary Wang ($5.9 billion), who is the bahamas-based co-founder and
chief cryptocurrency exchange chief.

Third place occupies India with 29 new billionaires. Of the published list, only 33 of the 236 young billionaires are women.

What about the names of billionaires for this year?

The head of Tesla and SpaceX, Elon Musk, managed to outdo Jeff Bezos and became the richest man on the planet. For the first time, Mask is at the top of the list of world billionaires. As of March 11, the businessman recorded an estimated $219 billion in assets, after his fortune rose by $68 billion last year, following a 33% increase in The Price of Shares of Tesla.

Musk's net wealth is $48 billion more than the fortune of Jeff Bezos, who fell to second place for the first time in four years due to a 3% stake in his retail giant Amazon. Furthermore, the billionaire is estimated to have wiped $6 billion from his net wealth, which is now $171 billion.

French luxury tycoon Bernard Arno took third place in the rankings, with an estimated fortune of $158 billion. The head of LVMH is estimated to have added $8 billion to his wealth last year.

Fourth place occupies Bill Gates with $118 billion, while Warren Buffett is in fifth place on the list of billionaires ranked according to Forbes.