News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ The Guardian/ Euronews

Marrëveshja për Ukrainën: Udhëheqësit e BE-së bien dakord për një kredi prej 90 miliardë eurosh

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

BE-ja ka rënë dakord të japë një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për dy vitet e ardhshme, për të mbuluar shumicën e nevojave urgjente financiare, por pa përdorur aktualisht asetet ruse të ngrira si garanci.

Kredia do të mbështetet nga buxheti i BE-së dhe do të shlyhet nga Ukraina vetëm nëse Rusia paguan dëmshpërblime, ndërsa BE-ja rezervon të drejtën që në të ardhmen të përdorë asetet ruse të bllokuara.

Mosmarrëveshjet, veçanërisht kundërshtimi i Belgjikës për rreziqet ligjore, bënë që liderët të shmangin përdorimin e menjëhershëm të rreth 210 miliardë eurove të Rusisë të ngrira në Europë.

Bosnje dhe Hercegovinë: Ndotje e rëndë në Sarajevë, banorëve u këshillohet të qëndrojnë brenda

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sarajeva u përball të enjten me mjegull të dendur dhe ndotje të rëndë të ajrit, duke shkaktuar anulime fluturimesh, ngadalësim të trafikut dhe masa emergjente si mbyllja e dritave festive dhe pezullimi i punimeve në natyrë.

Pozita gjeografike e qytetit bën që ndotja nga ngrohja dhe trafiku të mbetet e bllokuar, duke çuar në nivele të rrezikshme të ndotjes për më shumë se 100 ditë në vit.

Edhe pse autoritetet kanë vendosur kufizime për automjetet ndotëse, kalimi drejt energjisë më të pastër mbetet i ngadaltë, duke e lënë Bosnjën e Hercegovinën me një nga normat më të larta të vdekjeve nga ndotja e ajrit për frymë në botë.

Fermerët përleshen me policinë pranë Parlamentit Europian në Bruksel

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Fermerët belgë u përplasën me policinë në Bruksel gjatë protestave kundër marrëveshjes tregtare BE–Mercosur, pranë Parlamentit Europian, ku policia përdori gaz lotsjellës.

Gjatë tensioneve pati një ndalim të shkurtër dhe akte vandalizmi, ndërsa autoritetet thanë se disa personat e maskuar nuk ishin të lidhur me sindikatat e fermerëve.

Protestuesit kundërshtojnë marrëveshjen duke paralajmëruar konkurrencë të padrejtë dhe presion mbi të ardhurat bujqësore, ndërsa udhëheqësit e BE-së po shqyrtojnë ndryshime ose shtyrjen e nënshkrimit të saj.

Gjermania akuzon adoleshentë të dyshuar si anëtarë të një grupi ekstremist të krahut të djathtë për tentativë vrasjeje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet gjermane kanë ngritur akuza ndaj tetë të rinjve, përfshirë disa adoleshentë, për anëtarësi në një grup terrorist të ekstremit të djathtë dhe për tentativa vrasjeje, komplot për vrasje dhe plagosje të rëndë.

Grupi, i quajtur “Last Defence Wave”, dyshohet se ka planifikuar dhe kryer sulme zjarrvënieje dhe atentate me bomba kundër migrantëve, strehimeve të azilkërkuesve dhe institucioneve të majta, me synim destabilizimin e demokracisë në Gjermani.

Edhe pse nga sulmet nuk pati viktima, prokurorët thonë se anëtarët e grupit promovonin ideologji raciste, antisemitike dhe neonaziste, duke synuar nxitjen e dhunës së gjerë në shoqëri.

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/The Guardian/Euronews

Ukraine deal: EU leaders agree on €90 billion loan

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty Images

The EU has agreed to provide a €90 billion loan to Ukraine over the next two years, to cover most of its urgent financial needs, but without currently using frozen Russian assets as collateral.

The loan will be supported by the EU budget and will be repaid by Ukraine only if Russia pays reparations, while the EU reserves the right to use frozen Russian assets in the future.

Disagreements, particularly Belgium's objection over legal risks, led the leaders to avoid immediately using some 210 billion euros of Russian assets frozen in Europe.

Bosnia and Herzegovina: Severe pollution in Sarajevo, residents advised to stay indoors

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sarajevo faced dense fog and severe air pollution on Thursday, causing flight cancellations, traffic slowdowns and emergency measures such as turning off holiday lights and suspending outdoor works.

The city's geographical position causes pollution from heating and traffic to remain trapped, leading to dangerous levels of pollution for more than 100 days a year.

Although authorities have imposed restrictions on polluting vehicles, the transition to cleaner energy remains slow, leaving Bosnia and Herzegovina with one of the highest air pollution death rates per capita in the world.

Farmers clash with police near the European Parliament in Brussels

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Belgian farmers clashed with police in Brussels during protests against the EU-Mercosur trade deal, near the European Parliament, where police used tear gas.

There was a brief stoppage and acts of vandalism during the tensions, while authorities said some of the masked men were not affiliated with farmers' unions.

Protesters oppose the agreement, warning of unfair competition and pressure on agricultural incomes, while EU leaders are considering changes or postponing its signing.

Germany charges teenagers suspected of being members of a right-wing extremist group with attempted murder

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

German authorities have charged eight young people, including several teenagers, with membership in a far-right terrorist group and with attempted murder, conspiracy to commit murder and serious injury.

The group, called "Last Defense Wave," is suspected of planning and carrying out arson attacks and bombings against migrants, asylum seekers' shelters and left-wing institutions, with the aim of destabilizing democracy in Germany.

Although there were no casualties from the attacks, prosecutors say that members of the group promoted racist, anti-Semitic and neo-Nazi ideologies, aiming to incite widespread violence in society.