Në vitin 2009 pas vdekjes së të atit, Kimberly Miners nga Bradfordi, vendosi të konertohej në myslimane. Ajo nisi të praktikonte ritualet fetare dhe të mbulonte fytyrën duke veshur hijab.
Më parë Kimberly synonte botën e modës dhe si e tillë u bë subjekt i shumë seteve fotografike. Mirëpo në vitin 2009 hoqi dorë dhe u bë “nuse xhihadiste”. Më vonë ajo krijoi kontakte me Abu Usamah Al Britani, një luftëtar dhe anëtar i rëndësisëhm i ISIS.
Ishin postimet në rrjetet sociale ato që e ekspozuan 27-vjeçaren tek autoritetet. Nën emrin Aisha Lauren al-Britanya publikonte foto të grave myslimane me armë në dorë dhe video të ISIS. Tashmë ajo është arrestuar nga forcat aniterroriste, para të cilëve ka mohuar që i është bashkuar grupit dhe e ka justifikuar gjithçka me pasionin e madh për myslimanizmin.