Red Carpet

Met Gala 2025 po afron: Ja detajet që duhet të dini

Met Gala 2025 po afron: Ja detajet që duhet të dini

Met Gala 2025 është zyrtarisht vetëm pak muaj larg! Lexoni në vijim gjithçka që duhet të dini për natën më të madhe në botën e modës: nga data, tema te kodi i veshjes së këtij viti.

Çfarë është Met Gala?

Met Gala është një event bamirësie dhe mbledhje fondesh për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York.

Kur do të zhvillohet Met Gala 2025?

Met Gala 2025 do të zhvillohet të hënën, më 5 maj.

Cila është tema e Met Gala 2025?

Në tetor, Muzeu Metropolitan i Artit njoftoi ekspozitën e pranverës "Superfine: Tailoring Style Black". Duke u frymëzuar nga libri i Monica L. Miller i vitit 2009, “Slaves to Fashion: Black Dandyism and the Styling of Black Diasporic Identity”, ekspozita është organizuar në 12 seksione, ku secila përfaqëson një karakteristikë që përkufizon stilin dandy.

"Superfine" do të shfaqë veshje, piktura, fotografi etj., për dandy-t me ngjyrë nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme.

Shën.red. Black Dandyism është një stil që filloi në Europën e shekullit të 18-të dhe vazhdon edhe sot në qytete si Londra, New York-u dhe Parisi; është një stil i veçantë që përqendrohet në elegancën e veshjeve për meshkuj dhe përdor modën për të sfiduar normat racore dhe gjinore. Një dandy është një burrë që i kushton shumë rëndësi stilit, kujdesit personal dhe sofistikimit. Historikisht, dandy-t visheshin si aristokratë, edhe nëse nuk kishin lindur të pasur.

Met Gala 2025 po afron: Ja detajet që duhet të dini

Kush do ta organizojë?

Met Gala 2025 po afron: Ja detajet që duhet të dini

Në Met Gala, co-chairs janë persona të famshëm që ndihmojnë në organizimin dhe promovimin e eventit. Ata punojnë së bashku me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, e cila është kryetarja dhe organizatorja tradicionale e Met Gala. Për vitin 2025, emrat e përzgjedhur janë Colman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams dhe (sigurisht) Anna wintour.

Cili është kodi i veshjes?

Kodi i veshjes i Met Gala 2025 është "Tailored for You" (Qepur posaçërisht për ty), që lidhet me veshjet për meshkuj dhe kostumet që me siguri do të nxjerrin në pah krijimtarinë e pranishmëve të këtij viti.

Të ftuarit dhe spekulimet

Met Gala 2025 po afron: Ja detajet që duhet të dini

Si gjithmonë, lista e plotë e të ftuarve mbahet sekret, por me siguri do të shohim emrat e përmendur më sipër. Fansat shpresojnë që Rihanna dhe A$AP Rocky të rikthehen pas mungesës vitin e kaluar. Gjithashtu, Kim Kardashian, e cila nuk ka munguar që nga viti 2012, pritet të shfaqet me një tjetër pamje që do të shkaktojë zhurmë në rrjet.

Burimi: Marie Claire

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit