Pastrimi i fytyrës pasqyron personalitetin tonë. Lloji i produktit që ne përdorim dhe koha që ne i kushtojmë heqjes së make-up-it tregon nëse jemi të kujdesshme, të fiksuara apo thjesht dembele.
Çdo fytyrë do kujdesin e saj të veçantë. Të përdorësh një larës të gabuar mund të sjellë çrregullime të lëkurës.
Ndoshta ne neglizhojmë, sepse tashmë heqja e make-up është bërë nje proces totalisht automatik në rutinën tonë të bukurisë dhe kemi harruar që nga pastrimi i fytyrës varet gjihë bukuria jonë.
Prandaj është shumë e rendësishme të zgjedhim larësin e duhur në bazë të llojit të lëkurës .
Keni lëkurë të thatë, të yndyrshme apo normale? Shfletoni galerinë për të parë kush është larësi që bën për fytyrën tuaj dhe ku mund ta gjeni atë në Tiranë.