






E verdha me kafen
Ky është kombinimi më i lashtë por, për shkak të hijes prej ‘zonje’ që ai krijon, nuk ka dalë asnjëherë nga moda. (majtas, një modele e Javës së Modës së Parisit, në mes, Giovanna Battaglia, djathtas, Lily Collins)
E bardha me rozën
A mund të ketë më Barbie se kaq? Janë dy ngjyra plot feminilitet, e nëse i bëni bashkë, nuk do të ketë njeri që të mos e kthejë kokën! (Majtas, So Park, në mes, Lily Donaldson, djathtas, Linda Tol)
Bojëqielli me të kuqerremtë
Këto ngjyra të veshura së bashku, janë mënyra më e mirë për t’u dukur klas edhe duke u veshur në stil country.
Bluja e marinarëve me ngjyrën e kremit
Quajeni veten një detare! Me këto dy ngjyra nuk gaboni asnjëherë, duke u dukur thjesht dhe pastër.
Grija me të kuqen e ndezur
Sepse, e kuqja i jep gjithmonë gjallëri grisë, që njihet si një ‘ngjyrë e vdekur’
Ngjyra e ndryshkut me blunë e errët
Këto janë të dyja ngjyra shumë mondane, që të veshura bashkë ju bëjnë të dukeni gjithmonë sikur keni shpenzuar shumë për look-un tuaj. (Majtas, Candela Novembre, në mes, Sienna Miller, djathtas, një vajzë në rrugët e Parisit)
Ngjyrë argjendi e kombinuar me blu
Sidomos bluja në tonet e hapura, kur kombinohet me të argjendtën e shkëlqyeshme, jep efektin e një qielli të pastër në pasditet e vrenjtura të vjeshtës. (Majtas, fashionistja Giovanna Battaglia, djathtas, Alexa Chung)
Janë ngjyra të bukura, që të veshura bashkë me njëra-tjetrën bëhen…të mrekullueshme!
Shfletoni galerinë.
Burimi: Elle.com
Përshtati: Genta Hodo