Showbiz

Mc Kresha rrëfen historinë e pazakontë të dashurisë me bashkëshorten

Mc Kresha rrëfen historinë e pazakontë të dashurisë me

Këngëtari i njohur Mc Kresha ka rrëfyer historinë (e pazakontë) të dashurisë me bashkëshorten e tij, Erzinën, në podcastin “Zë” të Mira Kazhanit.

Erzina, asokohe fanse e Mc Kreshës, u surprizua nga këngëtari në 30-vjetorin e lindjes së saj.

Mc Kresha, siç ai rrëfen, humbi festën ku duhej ta uronte dhe…zgjodhi të shkonte në shtëpinë e Erzinës (për të mbajtur fjalën e dhënë).

“Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30- vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj te shtëpia e saj për t’i bërë urimin pasi më kishte zënë gjumi dhe nuk arrita dot të shkoj te festa e saj”.

Por gjërat janë të shkruara, shton këngëtari, i cili në po të njëjtën ditë për shkak të shiut anuloi koncertin e radhës duke pasur më shumë kohë në dispozicion për t’u njohur me fansen e tij.

“Atë natë koncerti jonë u anulua për shkak të shiut, dhe unë dola me Erzinën për të festuar ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjarët e saj”, shtoi ai.

Ishte po kjo natë ku mes çiftit lindën shkëndijat e para dhe shkëmbyen puthjen e parë.

“Po, ndodhi një puthje, jam i suksesshëm”, tha këngëtari i pyetur nga Mira Kazhani.

Duke ndarë të tjera detaje lidhur me marrëdhënien e tij me Erzinën, këngëtari zbuloi se nuk është shumë romantik, por theksoi se ka gjetur “çelësin” e një raporti të shëndetshëm: Në çdo debat gruaja ka të drejtë!

Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë prindër të dy fëmijëve, Iza dhe Din.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb