Showbiz

Marrin fund ofendimet: Melinda i kërkon publikisht falje Tayna-s!

Marrin fund ofendimet: Melinda i kërkon publikisht falje Tayna-s!

Duket se diss-et mes repereve do të marrin fund, të paktën për Melindën. Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka kërkuar publikisht falje Tayna-s duke i mëshuar faktit se duhet të ndryshojë mënyra si reperet po sjellin produktet e tyre muzikore.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marr rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahun dhe të mos nxisim urrejtjte te gjeneratat e reja.” – shkruan ajo.

Marrin fund ofendimet: Melinda i kërkon publikisht falje Tayna-s!

Pak kohë më parë, në një freestyle (improvizim) në Instagram, Melinda thumboi Tayna-n.

“Ring, ring, ring, s’ki qa bon, kno për fmi tash”, shprehej ajo në një pjesë dhe nuk ishte e vështirë të kuptohej që i referohej këngës së fundit të Tayna-s, “Ring Ring”. Më pas vazhdoi me “Columbiana je putana qik e pufit”, (kënga “Columbiana” – Tayna ft. Don Phenom), “Qfar boss chick me 30% move bit*h” (Kënga “Aje” me Ledri Vulën ku Tayna shprehet ‘I’m a boss chick”).
Në fund, e mbyllte me “Qysh e ki emnin, Tokyo a Taiwan? Po kujt po i han kur je made in China”.

Videoja është fshirë nga kanali i Melindës në YouTube.

Për të njëjtën tematikë (ofendimet mes repereve) foli edhe Ledri Vula i ftuar në emisionin “NIN”.

"Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Të mendoja që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më bezdis që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si ne. E di që munden të bëjnë reptura më të mira, pa qenë nevoja të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”

Pas Ledrit, Dafina Zeqiri reagoi po ashtu:

“Dua t’u them të gjithave kolegeve të mia repere: Bëni rep! Bëni qejf! Ka konkurrencë sa të doni (sidomos djemtë), por mos e poshtëroni njëra-tjetrën pasi ne kemi nevojë për njëra-tjetrën. Karakteri është trashëgimia juaj.”

 

REELS

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

End offs: Melinda publicly apologizes to Tayna!

Marrin fund ofendimet: Melinda i kërkon publikisht falje Tayna-s!