Metropolitan

Madonna çon ish-burrin në gjykatë

Madonna dhe ish-bashkëshorti Guy Ritchie e kanë gjetur veten në mesin e një beteje mes njëri-tjetrit, pasi njëri prej dy djemve të saj- Rocco- refuzon të kthehet nga Londra në Shtetet e Bashkuara, për të qëndruar me mamanë e tij.

Këngëtarja e 'Material Girl' u paraqit në Gjykatën Supreme të Manhattan-it të mërkurën, duke i thënë gjykatëses se djali i saj e ka informuar se do të preferonte të qëndronte në Britani, me babain e tij producent. Diva 57-vjeçare e muzikës pop, që këto kohë është në mesin e turit të saj botëror 'Rebel Heart', i kërkoi gjykatëses të detyrojë ish-bashkëhsortin të dërgojë djalin e tyre 15-vjeçar, Rocco, në New York.

Avokati përfaqësues i Ritchie u përgjigj se adoleshenti 'ka shprehur shumë qartë se nuk dëshiron të kthehet në Neë York', raporton New York Daily News. I pyetur nga gjykatësja nëse 47-vjeçari Ritchie e ka penguar djalin e tij të kthehet në SHBA, avokati i producentit u përgjigj: 'Efekivisht po'.

Kështu gjykatësja e çështjes vendosi që Rocco duhet të kthehet në New York dhe të flasë me mamanë e tij, përpara se të vendosë se me cilin prind dëshiron të qëndrojë.

Madonna dhe Ritchie u lidhën në vitin 1998 dhe ylli i muzikës solli në jetë djalin Roço dy vjet më vonë, në 11 gusht të 2000-shit. Vogëlushi ishte fëmija i parë për Ritchie-n dhe i dyti për këngëtaren, që ka një vajzë të quajtur Lourdes nga një lidhje e mëparshme me aktorin Carlos Leon.

Katër muaj pas lindjes së djalit, çifti u martua më 22 dhjetor në Skoci. Në vitin 2006, mirëpritën një tjetër fëmijë, kur adoptuan një fëmijë në Malawi, David. Ata njoftuan se po shkonin drejt ndarjes në tetor të 2008-ës dhe divorci i tyre u finalizua në dhjetor. Çifti ra dakort që të kenë kujdestari të përbashkët të djemve Rocco dhe David, të cilin do ta ndanin kohën dhe jetën e tyre mes shtëpisë së babait në Londër dhe shtëpisë së Madonna-s në New York. Artistja adoptoi një tjetër fëmijë nga Malawi, pas ndarjes së tyre në 2009-n.

Ndërkohë, Ritchie tashmë ka 2 djem Rafael (lindur në 2011-ën) dhe Levi (lindur në 2014-ën), dhe vajzën Rivka (lindur në 2012-ën) me gruan e tij Jacqui Ainsley, me të cilin u martua në korrikun e kaluar.

Burimi; DailyMail; Përshtati: Jolinda Levonja

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons