Metropolitan

Lola

Në të tilla momente, kur vështrimi i tij depërtonte thellë mbi sytë e mi, më vinin nëpër mend shprehje të lexuara në internet, si: “ Miss U” ose “U didn’t kiss my lips but my soul” dhe sytë më mbusheshin me lot. Sa e mangët paskam qenë gjithë këto kohë! Si paskam jetuar pa të?!
Mbërritja e Lolës në kohën e drekës na e prishi pak terezinë, por Këpuca nuk ishte nga ata persona që e vriste shumë mendjen. Fluturuam drejt aeroportit. Duke përfituar nga rasti, pimë dhe kafenë në një nga baret e tij, bashkë me njerëzit tranzitë, edhe ata në pritje si ne. Lola!!! Kur doli nga dera automatike, nuk e di pse salla mori më shumë ndriçim. Veshur shumë thjesht, me një bluzë ekstra të madhe dhe me sandale të thjeshta, ajo u drejtua drejt nesh duke buzëqeshur. Këpuca, shumë xhentil, i mori çantën. Lola dukej shumë e lumtur. Asnjëherë s’më kishte thënë se çfarë e mbante akoma të lidhur me Tiranën. Prindërit i kishin vdekur dhe, duke qenë një rast me shumë pak farefisni, ajo ishte pothuajse e vetme. Më puthte në çdo dy hapa dhe nuk ma lëshonte krahun derisa u futëm në makinë.
– Ç’plane keni për sonte, kalamaja? – Zhargoni i Lolës kishte mbetur ai i viteve ‘90, nuk kishte asnjë zhvillim të gjuhës shqipe në këto vite që kishte ndenjur jashtë dhe dukej qesharake në të folur.
– Asgjë, – i them, – po të prisnim ty. Ku do të shkojmë?
– Ndonjë lokal të qetë do të doja, thuaji dhe Vadikut, më ka marrë malli për të. Pa ju prishur punë, sigurishttt! – Ajo zgjatet bashkë me fundet e fjalëve që shqipton dhe shikon nga Këpuca. Ai i buzëqesh nga pasqyra dhe i shkel syrin.
– Mos e vrisni mendjen për mua, – thotë, – do t’ju lë vetëm. Po kur të mbaroni, do t’jua marr Alinen përsëri. Kthehet nga unë dhe më jep një të puthur të shpejtë.
Organizohem dhe me Vadikun. Është më mirë ta pimë kafen tani, se, nëse Lola shkëputet, do të jetë vështirë ta kapim. Bashkë me bagazhet, hymë në një bar të qetë për të pritur Vadikun.
– Kam lajmeee, – fillon ajo direkt, akoma pa u rehatuar.
– Të llojit? – Lajmet e Lolës ishin fantastike. Histori meshkujsh që më bënin të skuqesha deri tek gishti i vogël i këmbës dhe të lëngëzohesha nga të gjitha poret.
– Miks, mi xhemlaaa, miks. Të kujtohet atë natë që më vodhën portofolin? E, atë nateee kisha një takim. Adonis e kishte emrin. Katunar Greqie dukej, por nga këta të mbajturit që nuk e kishte vënë poshtë kriza.
Ajo fliste dhe unë e shikoja në sy. Ndihesha gjallë kur ajo më tregonte. Mbase rrallëherë ndokush ka ndonjë prostitutë për shoqe, por dhe prostitutat shoqe vetëm njëra-tjetrën s’mund të kenë! Ose mbase fakti që ajo e ushtronte profesionin e saj vetëm jashtë, më bënte të mendoja shpeshherë se trillonte.
– Adonisi ishte një bishë e vërtetë... Po mi, pse m’i hap ato sytë ashtuuu?! Patëm dhe një aksident të vogël.
– Ti je e çmendur! Çfarë aksidenti?! Vdiq?!
– Jo miii, akoma më keq!!! U ça kondomi!
– Ca thu mi?! Po ça bëre?! Si ia bëre?! – Kthej kokën nga rruga. Vadiku s’dukej gjëkundi. Do t’i vinte plasja që s’kishte qenë prezent për të dëgjuar rrëfimin e Lolës.
– Dëgjo, në fillim mendova të merrja atë pilulën 24-orëshe. Më pas thashë të hyj një herë në internet të shoh kush është ky. Në fakt, Adonisi ishte me prejardhje çifute. Të atin e kishte nga Izraeli, ndërsa nënën greke. Të dy prindërit, bashkë me njërën nga motrat dhe dy vëllezërit, i kishin vdekur në një sulm terrorist nga palestinezët. U preka shumë.
– Mos më thuaj që...
– Zemër , unë s’dua të martohem... pse mos ta mbaja beben?!
“O Zot”, mendova, “ku jetoj! Vadiku pret të bëhet baba, Lola këtej nga ana tjetër do të bëhet nënë me një të panjohur! Po unë, ku jam unë që kërkoj akoma sytë e Bambit tek i dashuri im dhe që ëndërroj të vishem me të bardha?! Jo, jo, normalja në këtë mes jam unë! Bota duhet të jetë ashtu siç e mendoj unë!”.
– OK, s’kam asgjë kundra fëmijës, – i them. Ke bërë shumë mirë. Çfarë t’i thosha më shumë?! Ta pyesja nëse do ta lajmëronte të atin për këtë?! Ai i ziu do të varte veten po ta mësonte! Lola ka një bukuri të paparë dhe një zemër dhe karakter shumë të fortë, por kush mund të bëhet dhurues sperme për dikë që ti e ke paguar për ta pasur në krevat?
– Çfarë po mendon? – Ajo më shikon me sy të pikëlluar.
– Asgjë, zemër, asgjë. Jam pak e ngatërruar nga gjithë kjo histori. Isha OK deri në pjesën e ndërrimit të partnerëve dhe dy në natë – shoh që më bën me shenjë – OK, vazhdoj, tri-katër në ditë mbase, s’e di. Po pse dreqin do ta komplikosh situatën tënde në këtë farë mënyre?
– Jooo, unë po i thjeshtësoj gjërat. Kam bërë aq para sa ta rris fëmijën tim në mes të të mirave. Diplomën e kam, referenca sa të duash, sepse klientët me të cilët shkoja, i kisha të gjithë me pozitë. Jam kthyer përgjithmonë në Shqipëri.
Kjo ishte bombë! Pra, pistat në të cilat unë po e vërtisja historinë ishin krejt të gabuara.
– OK, – i them, – mua do më kesh mbështetje për çdo gjë. Çfarë të duhet nga unë, këtu më ke. Do fillojmë të kërkojmë punë që nesër. Ajo buzëqesh dhe përkëdhel barkun. Miraton me kokë. Sytë e saj shprehin qetësi. E nëse ajo ndihet mirë, unë pse të mos ndihem?! Më shkoi jeta si nënë Tereza, duke mos fjetur natën për hallet e shoqërisë.
– Jam e lumtur për ty, – i them dhe i shtrëngoj dorën.
– Shiiihhh, plasën dashuriçkat dhe këtej! Pllaquritjet e Vadikut dhe të Lolës mbushin gjithë lokalin. “Kush rri e dëgjon dhe një herë historinë nga fillimi!”, mendoj.

* Aline Bertrand është pseudonim për të ruajtur anonimatin e autores.

REELS

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.