News

Problemi i parashikueshëm që librat e përdorur shkaktojnë për prindërit e nxënësve të fillores

Problemi i parashikueshëm që librat e përdorur shkaktojnë

Këtë vit, në shkollat 9-vjeçare në vend nisi zbatimi i ripërdorimit të librave të vjetër për klasat e fillores. Me përjashtim të klasës së parë, që do të marrin libra të rinj, klasat e tjera do të pajisen me libra të përdorur më parë, tërësisht falas. Rreth 155 mijë nxënës në gjithë vendin kanë marrë ose do të marrin tekstet pa pagesë në shkollat përkatëse.

Një ndjekëse e Anabel në Facebook shprehu shqetësimin e saj në lidhje me tekstet e përdorura. Matematika e klasës së dytë, që mori për të birin, është natyrshëm e përdorur, por jo në gjendje që të përdoret nga një brez tjetër pasi ushtrimet janë të plotësuara në disa raste me stilolaps e në disa raste me laps. Në të dyja rastet, mbesin gjurmë të ushtrimeve të zgjidhura, që do të thotë se nxënësi i ri do të kopjojë nga pronari i parë i librit e nuk do të impenjohet realisht.

“Siç e shikoni në foto, janë libra të plotësuar me laps e stilolaps. Edhe nëse ia fshij, lapsi poshtë është i dukshëm dhe im bir nuk do ta zgjidhë vetë ushtrimin, por do të mundohet ta kopjojë. Kam qenë në të gjitha libraritë e Tiranës, por ishte e pamundur të gjeja libra sepse shtëpitë botuese janë urdhëruar të mos i botojnë, ngaqë qeveria do t’i shpërndajë falas,” thotë ajo.

Problemi i parashikueshëm që librat e përdorur shkaktojnë

Problemi i parashikueshëm që librat e përdorur shkaktojnë

Problemi i parashikueshëm që librat e përdorur shkaktojnë

Ajo thotë se nuk është absolutisht kundër nismës, pasi edhe brezi i saj dikur përdorte libra të përdorur, por dëshiron që të paktën, prindërit që kanë mundësi të blejnë libra të rinj, t’i gjejnë në treg. “Duhet të kem mundësinë t’i blej pa pasur nevojë të kontrolloj nëpër gjithë libraritë e Tiranës,” shton ajo.

Institucionet arsimore janë udhëzuar të ngrenë një komision të veçantë për vlerësimin e gjendjes së librave, komision i cili në këtë rast – e ndoshta në raste të tjera – s’e ka bërë si duhet punën e tij.

REELS

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

The books used for elementary students raise another problem for students and parents

Problemi i parashikueshëm që librat e përdorur shkaktojnë

This year, the reuse of old textbooks for elementary classes began in the country's nine-year schools. Except for first graders, who will receive new books, other classes will be provided with previously used books, completely free of charge. About 155,000 students across the country have received or will receive free textbooks at their respective schools.

An Anabel follower on Facebook expressed her concern about the texts used. The second grade math he got for his son is naturally used but not able to be used by another generation as the exercises are sometimes filled with pen and in some cases with pencil. In both cases, traces of settled exercises remain, which means that the new student will be copied by the first owner of the book and not actually engaged.

“As you can see in the picture, they are books filled with pencil and pen. Even if I delete it, the pencil below is visible and my son will not solve the exercise himself, but will try to copy it. I've been to all the bookstores in Tirana, but it was impossible to find books because publishing houses were ordered not to publish them because the government would distribute them for free, ”she says.

She says she is not absolutely against the initiative, as her generation once used used books, but wants at least parents who can afford new books to find them on the market. "I need to be able to buy them without having to go through all the libraries in Tirana," she adds.

Educational institutions have been instructed to set up a special committee to assess the state of the books, which in this case - and perhaps in other cases - has not done its job properly.