Letra 1
Ndiej nje urrejtje te madhe per ish shefin tim moj Anabel. Ai me largoi nga puna sapo e kuptoi se planet e tij djallezore per te me futur ne shtrat nuk u realizuan. E si mund te shkoja me te kur ai ka moshen e babait tim??? A jane ne rregull nga trute keta burra qe mendojne qe po paten pak pushtet mund te kene ke te duan?Uroj qe ate qe ai donte nga une tja kerkojne dhe vajzave te tij shefat kur te kerkojne pune. Kisha shum nevoje per ate pune por preferova me mir te rri ne shtepi si shtepiake "jo e deshperuar" sesa ti hapja kembet dhe te behesha dashnorja e tij. I them ketu Anabel " V te urrej qe me largove nga puna, te urrej sepse un isha e vetmja qe punoja ne shtepi, te urrej me gjith shpirt. E di qe do vije dhe dita kur ti te zhdukesh nga ai post se manjaket si puna jote dhe me kartele nuk duhet te punojne. Se te gjith e dine qe ke kaluar shum her ne depresion para se te beheshe" drejtor". Kaq anabel qe mos e vazhdoj me gjate se une e di si ndihem. Uroj ta postosh Klm
Letra 2
Po te shkruaj ty S qe e quan veten si shef.E di cje ti?Nje cope idioti qe vjen e bertet per te na futur ne presion.Me fal qe ti kam prishur nja dy pazare te tuat,po cte bej.Une besoj ne parime,ti beson ne korrupsiin.E paske ndare mendjen qe sa te jesh ne ate pozicion do ti luash fene?Dua qe njerzit te besojne ne ndryshimet e mira,por jane legenaf si ty qe bejne cmos qe njerezit te zhgenjehen nga viti ne vit.M ke kercenuar se do m heqesh nga puna po kujt i plasi.Ti mendon se une e kam mendjen per dallavere?Jo pra sepse kam njerez qe me kane mesuar parime.Ndersa ti?Ti je ai qe kur ishe ne ministri rrije si ata minjt,ndersa ketu hapesh si po*dha neper brek.Nuk e di po te kam inat sepse je shume negativ.Kot sje 40 vjec pa familje.Je i frustruar nga cdo ndjenje.Je i shemtuar.Njerezit qe i ke posht te lepijn by**en dhe ata qe i ke lart ua ben ti ate gje.e di cte them ne fund?ik mbytu o lumadh ik.me fal anabel po jam shume e acaruar.anonim te lutem
Letra 3
Pershendetje Anabel! U bej thirrje petagogeve te ekonomikut (sidomos atyre te katit 3 dhe katit 4) mos te bejne te veshtirin po te na i bejne pak me te thjesht ato provimet se na nxine jeten. U them dhe qe ta ulin pak tangellikun se dhe te njejten diplome si ata po marrim. Ne veçanti i them profesorit te kontabilitetit te kam lene Allahun se vetem ai te ben derman ty. I kerkoj dhe profesor O. qe eshte fan ketu tek ju te me veri ndonje note te mire kete vit te rregulloj pak mesatare.
Ma posto moj Anabel se kam shume bashkevuajtes ketu tek ty dhe me inicialet nuk kam cenuar njeri
Letra 4
pershendejte Anabel ! eshte hera e pare qe ju shkruaj edhe pse ju ndjek ne cdo status. tema ishte ideale mqs tani eshte dhe fundi i muajit dhe mezi presim rrogat . kjo leter i dedikohet Asaj Asaj supervizores, team Lideres apo njeriut me 100 fytyra qe mund te ekzistoj . Degjo eshte e thjesht te jesh ne vendin tend te marrsh nje shkop ne dor dhe te thuash forzza forzza ragazzii ... po provoje t jesh ulur aty n vendin tone e pervec se t acarohesh gjithe diten me njerez qe as qe e kan ndermend te te degjojne, acarohesh dhe me faktin qe ti moj zonjush ,ankohesh qe lodhesh me shume se ne . kur ti sben asgj me teper pervec se rri gjithe diten duke na car veshet e duke ber verejte kot me kot per te treguar qe gjasme je ne krye te detyres. Ky pra eshte Call centeri , ku ti lufton per bonus , dhe ate bonusin mundohen ne 100 lloj menyrash te ndryra per te ta hequr , ku rrogen sta japin te plote , ku mbizoteron vetem interesi , pafytyresia e te gjithve,mashtrimi duke u bere thjesht nje person i nenshtruar i kompanise . ne pamundesi per te ti then ne sy kto gjera se nrm m duhet te mbaj veten me ate rroge te qelbur , zgjodha kete menyre qe kujtdo qe eshte ne ate pozicion ti djegi se te gjithe te njejtat lojra bejn me cdo operator sigurisht uroj gjithashtu qe tju ngecin ne gryk ato leket tona qe na mbani cdo muaj dhe mos paci 1 dite te bardhe e di kam krijuar shume mllef ne vetvete ,ama me besoni te gjithe keshtu do reagonit. faleminderit ! Anonim.
Letra 5
Pershendetje anabel. Po i bej nje peticion shokut tim kuksian. Ate e kam si vella te dyte. Ne fakt kam plot shoqeri e te gjith i kam si vellezer por kete e kam pak ma pike te dobet sepse ai osht djal i vetem dhe kam zgjedhur qe ti bohem un vella i dyte per ate. Por osht duke me cmendur seriozisht. I kam thene disa here futja per Germany e spo me kupton se perse ja kerkoj kete gjo. Ai akoma se ka kuptuar dhe me thot pse me ik kur osht e kote mundimi.
Arsyeja qe un ja kerkoj dicka te tille osht sepse tani shpejt u bo me tel.. Android . Sa here takohem me te sma var me. E takoj dhe ai gjithmone me tel ne dore. Ulemi ne kafe i flas ai thjesht tund koken. Kur sdegjon asgje nga biseda ime me kthehet dhe thot shiko cfar ka publikuar Anabel sot.
Por kulmi osht kur i telefonojne ... Te degjosh se cfar zileje ka ne tel.. Te ben te ndihesh ISISI ne ate çast e tja bosh bam. Ka nje zile qe o zot pse me denove kaq rende. Te lutem i kam thene , me ke shok dhe te kam si vella. Hiqe aman kete zile, vendos noizyn,stresin,kallashin,luana vjollcen,ratin,sami kallmin , cfar te duash vetem kete se degjoj dot. Me duket jeta funeral me ate zile. Si perfundim e dini çfar me tha.. Do mundohem ta vendos si tingull tek messengeri.
Ju lutem i boni nje thirrje dhe juve dhe me shpetoni jeten.
Letra 6
Kam dhe une nje leter per shefen time.
E dashur shefe. Do zoti sje fan ketu se me mori lumi. tongue emoticon Shiko e pranoj qe duhet te bej punen e ekonomistes, finacieres, inxhinieres, shiteses, arketares, magazinieres, pastrueses, kamarieres. Kemi rene qe ne fillim dakort me keto meqe ti ske aq financa sa te gjesh per secilin pozicion nje person (ketu nuk kam kundeshtime sepse kam marre njohuri plot). as per rrogen nuk po ankohem sepse deri tani eshte rroge normale, pavarsisht se eshte kurrekund me gjithe punet qe bej une. ajo cfare nuk duroj une jane pikerisht ata kalamajte e tu qe ke 2 jave qe mi sjell ne zyre. seriozisht smund te behem edhe dado e kalamajve te tu. gjynah me vjen sepse i ke te dy me sidrome down. po c'kusur kam une te merrem me ta? gjeji ndonje qender te keqen derisa te fillojne shkollen. ose mendoje seriozisht te gjesh punonjese tjeter.
Letra 7
Mimbrema. Doja ti thoja ketij psudo Shefit tim : Po mir o Shef qe s'na jep leje per pushime. Se do te kapesh planin. Po te pakten na paguaj oret shtes. Se u ropatem neper vape. Ngelem gjithe diten ne Diell. Lind dhe perendon dielli. Ne po ne pune. Po leshoje ate dreq dore. Stimuloi puntoret. Se do na detyrosh te vjedhim me shume pastaj. Seç po vjedhim tani. Nejse te uroj puahime te gjata. Qe mos te kthehesh me kurre. Mbase mbytesh andej nga Saranda. Por jo s'kemi fate ne puntoret. Se di not dreqi. Dhe nje te fundit fare. Gruan e ke shume te mire.. se e pash ne FB qe kishte hedhur foto nga Ksamili. Anonim dhe une si bota
Letra 8
Hi zh, sa per temen kisha ca llafe per komshien q me shef se ca bej si xheki can. Ajo i lexo historit tuaja kshu q ma posto me emer po deshe ta mori vesh se ca po heq un nga ajo kinezja. Vij nshpi una dhe direkt ajo nballkon del e mshef ca kam vesh apo me cilin hyj nshpi. Dal nballkon te ujis lulet, mshef fshehurazi dhe mka trem se mi kishte ngul syt si aleku te bidaai. Pranaj i them asaj xheki canit boll mi gru se na u bajate ,po deshe hajde jetojm bashk vtm ashu mos mi ngul syt se na friksove farw si film thriller ca thriller HORRORR. Pranaj moj komshie lexoje e ishalla e kupto q je ti se ska rob si ti mo nket qytet ose nket shtet. Ntn anabel dhe ti komshije
Letra 9
I them shefes time Anglese që nuk i dua darka, dreka nëpër restorante luksoze, urrej ta pres mishin me thikë e ta ha me delikatesë me pirunin 1 kg, jam mësuar me fasule edhe të ha si të më doj qefi, jo me delikates duke më parë gjith ato njerëz të parfumosur e pispillosur. Xhirot me jaht apo daljet në clabe, se ke kuptuar që më zë deti edhe nuk më pëlqen muzika e lartë? Kam ardhur të punoj ktu jo të bëj qef e dashur , kshu që po pate mundësi ato super shpenzime mi kalo në para të lutem, dua të mbush xhepin, stomakun e mbush grosha 3 vaktet, ka raste edhe 4. Thenkju verymach deri këtu, por ka ardhur koha ti japim fund kësaj marrëzie!!
Letra 10
pershendetje dua ti them ketij komshiut qe te ndaloje se bertituri ne mes te nates. eshte fiksuar aq shume pas asaj lojes lol saqe kur humbet uleret dhe qan si nje femij qe i mer lodren nga dora. eshte burre i martuar me 2 femije qe po i torturon deri ne 2 te nates zgjuar duke bertitur e uleritur saqe edhe ne na ka lene pa gjume. Nuk eshte i alkolizuar eshte thjeshte idiot nga natyra qe gjate dites predikon fene e jehovait dhe gjate nates komplet e kunderta. Kemi provuar shume menyra, kemi telefonuar policine, nuk kane bere asgje. me pas kemi provuar ti flasim, me sakte babai meqe eshte me i qete, me pas kam folur vete me te por me kot, e kam goditur u struk ne shtepi dhe aty skam cti bej se sdua te bej ndo1 dite burg kot, tani ka nje jave nuk del nga shpia vetem bertet aty si i cmendur. Pse dreqin nuk po tenton te vrase njehere veten sic i thote feja me mire. Ah se harrova kryesoren, tani i kam prere kabllin e internetit skam cti bej tjeter. dhe e bukura eshte qe kur iu nderpre neti u cmend aq shume saqe theu tastieren. por prap edhe sot uleret se di cdreqin ka
Letra 11
Mirebrema Anabel.Kete leter e shkruaj per ish-shoqen time te ngushte.E them ish sepse i perket se kaluares .Ti qe hap syte per gjithcka rreth teje,gjithcka qe eshte me e madhe se apartamenti yt si kuti shkrepseje.Sa metra katrore ka ai apartamenti yt aq kapacitet ke dhe ti.Ti qe nuk lexon,ti qe duhet te rrish me ore te tere per te mesuar nje leksion,ti qe mburresh per gjithcka dhe nuk ke asgje vecse nje faqe muri bosh te lyer me boje te bardhe.Ti qe thua se ben shume por ne fakt une as therrime skam ndjere prej teje ne tere keto vite.Ti qe merzitesh ,nxihesh,te merr fytyra tere tonalitetet e ngjyres lejla kur dikush te krahason me dike tjeter,sepse e ndjen veten superiore mbi te gjithe,thua qe jam me e mira dhe do vazhdoj te jem gjithmone,kam frike se jo ka shume me te mira se ty,jam une dhe plot te tjere.qe ne klase te 6 me ke thene dua qe te me kene te gjithe zili,po kush mund te kete nje kokeboshe si ty,nje femer qe nuk lan dot as nje pale corape,nje femer qe nuk lexon,qe nuk ben asgje,vetem mburret dhe flet per kedo perreth,dhe pastaj iu fut krahun dhe del me to.Ti qe nuk njeh asnje autor te huaj,asnje kengetar,asnje aktor ,ti qe nuk ke pare asnje serial .Ti je e keqe,syte e tu tregojne shume,syte blu pa pike drite apo shkelqim fshehin shpirtin tend te zi ,zilia jote i ka hedhur nje cope te vjeter dhe cdo vit i hedh dhe i hedh.Merre hiqja copat e vjetra,fillo lexo bej dicka per veten tende,askush nuk do t'ia dije per ty se cfare note morre apo me sa para pagove,ti nuk je e zgjuar,ti nuk je e sjellshme,ti nuk je e perulur,ti nuk di te degjosh dike,ti gjykon kaq shume pamjen e jashtme dhe ajo ta ka bere shpirtin me te zi se vete ngjyra e zeze.Kush mund te te kete zili ty,kush i ka zili te perdalat? Shpresoj ta publikosh.Anonim si gjithe bota.
Letra 12
Mirmbrema anabel! Un punoj parukiere nje nje sallon ne nje qutet ne veri te Italis.Kam rreth dy vjet qe punoj aty.Shefi im esht nje nga parukieret me me fame ne kte qytet(saqe merr pjes edhe ne festival Sanremmo si hairstylist).Kjo nga ana profesionale ama nga ana njerezore do thoja qe esht njeriu me negative qe kam njohur ne jeten time.Aty pak vajza kan arritur ta mbajne vendin e punes,eshe pse kohe krize askush nuk duron shfrytzimin qe ben ai.Po ja qe ka dhe njerez hallexhinj qe skan rrugezgjithje tjeter e durojn se skan cbejn.Ketu edhe qent trajtohen me mire se cna trajton ai ne.Do doja ti thoja qe haram i pac te gjitha fitimet qe i merr duke na shfrytzuar si kafshe,haram edhe ato lek bakshish qe klientet lejne qe ti me to ik e han dreken cdo dite ndersa un ne banjo aty tek dhoma e nderrimit duhet te haj buken e sjell nga shpia per pak minuta e duke u ngjitur lart e gelltis kafshaten e fundit e duke punuar me ore te tera nga 10 ore kur ne kontrat vetem 8paguhen.Pa permendur ofendimet e uljet qe na ben para klienteve sikur te ishim lecka dhe jo njerez.C'mallkim ti besh nje njeriu si ty kur vet zoti e ka mallkuar ,ci do gjith ato leke kur ti ske lumturi,ske familje ske asgje,ke vetem nje zemer te lige .anonim please
Letra 13
Mirmbrema e dashur Anabel. Kete leter ja dergoj ish pronares time. Moj shpirtlig, moj njeri pa ndjenja. Je menagere ne nje dyqan te qelbur dhe ben sikur ke kap qellin me dor,? Ke dhe vajz vet oj gru. Uroj kur te punoj dhe ajo ta torturojn sic ben ti me puntoret e tua. Ulu posht, ngrehu lart. Kulmi esht kur thot laj banjen, pse moj per pastruse mke mar,? Mvjen keq per ty se hakat e tua po zen djalin tend moj qe po te smuret ndersa ti ma ke mendjen per tu pispillosur e te vish ne dyqan. She dicka tjeter, sa vjen ulu njeher mer frym, pa ardhur fare kontrollon kamerat e siguris sikur te kan vjedhur pampersat qe shet per femij, aty i ke regjistrimet per 21 dit. M e dashur uroj qe mos te jesh me nuse ne shtepi, se perndryshe do te gjejm te mbytyr ndonje dit dhe do ta ket ber mir. Dhe pse spunoj me tek tu, te kam aq shum inat sa ska ku te vej me. Shtrig!!!
Letra 14
Mirmbrema Anabel. E dashur shefe, duke qene se une punen time e bej me dashuri, e di qe e bej mire, por ti je nje nga njerezit me te mire dhe te bukur qe kam njohur dhe kam patur mundesine te punoj. Ti je aq e mire sa kur vjen, me buzeqeshjen dhe autoritetin tend, rrezaton vetem miresi! Une e kam kenaqesi te punoj per ju, aty ku gjej besim dhe hapesire. Ndjej nje detyrim moral te jem e rregullt gjithmone ne pune, ne te kundert do te ndjehesha abuzuese. Dua te te falenderoi per mbeshtetjen dhe besimin tend. Nese do te kishte me teper njerez si ju, kjo bote do te ishte me e bukur.
Letra 15
Pershendetje Anabel dhe te gjithe ju fansa te faqes.Une i drejtohem shefit dhe shefes ku punoj.Nuk eshte nje leter fyese dhe cinike por me shume me ngjalli kureshje vonesa e rrogave per ne qe jemi te pa siguruar.Mos ndoshta ekonomistja ka marre pushimet??? Une kam 5 dite qe mar ushqim dhe buke borxh.Ju lutem shef dhe shefe vereni vehten ne vendin tim dhe beni nje llogari te shpejte. Aaaa desh harrova: - Nese neser ne mengjes vij vone ne pune, mos m'a hiqni diten e punes sepse jam e detyruar te vij ne kembe.Nuk munda te blej abonene. Naten e mire te gjithve!
(Ps.nese keni paragjykime per fb-un, jam me 0facebook).
Letra 16
Mirmbrema Anabel. Une do doja ti shkruaja nje leter ish-pronarit tim. Faleminderit per gjithe gjerat qe me ke mesuar. Ne fillim ste shihja dot me sy,desha te lej punem javen e pare nga tbertitmet e tua dhe serioziteti yt i tepert ne pune aq sa sme lije as 30 min pushim qe na takonte. Pas disa kohesh pune mesova se gjithmone ne jete njeriu ka dike mbi krye,gjithmone dike qe e kritikon e i bertet,gjithmone dike qe e meson . Fale te bertiturave te tij dikur,me vone hapa biznesin ku punesova dhe te afermit e mi. Pra çdo e keqe e ka nje te mire brenda. Mos urreni kaq shume (ish) pronaret. Be positive