Metropolitan

Lançimi në 13 shtete: Spotify tashmë edhe në Shqipëri dhe Kosovë

Lançimi në 13 shtete: Spotify tashmë edhe në Shqipëri

Spotify njoftoi sot (14 korrik) se do të bëjë të mundur që nga data 15 korrik, shërbimi të jetë i aksesueshëm në Rusi dhe disa vende të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut krahas Bjellorusisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kazakistanit, Moldavisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Ukrainës (via Music Business Woldwide, Yahoo! News dhe Bunisess Wire).

“Lançimi u krijon mundësinë afro 250 milionë njerëzve që të zbulojnë muzikë të re nga e gjithë bota falë Spotify, si edhe artistëve lokalë që të arrijnë një audiencë globale,” tha Gustav Gyllenhammar, zëvendëspresident i Spotify.

Spotify, i themeluar në Suedi në vitin 2006, është një shërbim transmetimi muzikor dhe shërbimesh të tjera mediatike. Platforma është një shërbim fremiun (free & premium) – që do të thotë se ofrohet falas, por edhe premium, që përfshin të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen me pagesë. Shërbimi falas ofron muzikë dhe shërbime të tjera të kufizuara si edhe përmban reklama dhe video muzikore automatike. Karakteristika të tjera – si dëgjimet pa reklama – ofrohen përmes pajtimeve me pagesë.

Që prej vitit 2008, Spotify siguron qasje në mbi 50 milionë këngë. Përdoruesit mund të shfletojnë projektet sipas artistit/es, grupeve, albumeve ose zhanërit si edhe të krijojnë, modifikojnë ose shkëmbejnë listat e këngëve. Spotify është shërbimi më i madh i transmetimit muzikor në botë me më shumë përdorues të abonuar - 96 milionë të tillë. Platforma ka rreth 170 milionë përdorues në përgjithësi.

REELS

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Launch in 13 countries: Spotify now in Albania and Kosovo

Lançimi në 13 shtete: Spotify tashmë edhe në Shqipëri

Spotify announced today (July 14th) that it will make the service accessible in Russia and several other countries from July 15th, including Albania, Kosovo, Montenegro and Northern Macedonia along with Belarus, Bosnia and Herzegovina, Croatia, Kazakhstan, Moldova, Serbia, Slovenia and Ukraine (via Music Business Woldwide, Yahoo! News and Bunisess Wire).

"The launch enabled nearly 250 million people to discover new music from around the world thanks to Spotify, as well as local artists to reach a global audience," said Gustav Gyllenhammar, Spotify's vice president.

Spotify, founded in Sweden in 2006, is a music streaming service and other media services. The platform is a freemium service (free & premium) - which means it is offered for free, but also a premium that includes all products and services offered for a fee. The free service offers music and other limited services as well as features automatic music ads and videos. Other features - such as ad-free listening - are offered through paid subscriptions.

Since 2008, Spotify has provided access to over 50 million songs. Users can browse projects by artist, band, album or genre as well as create, modify or share playlists. Spotify is the largest music streaming service in the world with more subscribers - 96 million. The platform has about 170 million users in total.