News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Edi Rama premton se do të vihet në dispozicion një fond për barnat kundër kancerit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Edi Rama, gjatë takimit të tij me banorët e njësisë 2 në Tiranë, foli ndër të tjera për rastin e skandalit të Onkologjikut, në të cilin rezultoi se pacientëve me kancer, në vend të flakonit, u jepej serum me ujë fizioligjik e më pas, flakoni shitej në treg të zi. Rama tregoi se pritet një transformim i jashtëzakonshëm dhe se një fond i posaçëm do të vihet në funksion të barnave kundër kancerit.

Ai shtoi se barnat, pavarësisht se janë shumë të shtrenjta, përmbushin nevojat që sa vijnë e rriten, pasi kanceri po përhapet në të gjithë botën, duke argumentuar se kjo dëshirë ka ekzistuar edhe më parë, por s’ka qenë mundësia ekonomike.

“Sot është mundësia, sepse është rritur ekonomia dhe rriten të ardhurat”, u shpreh kryeministri.

Autobosi përplas disa persona në Stokholm, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjatë ditës së premte, një aksident i rëndë ndodhi në Stokholm, ku një autobus u përplas në një stacion në lagen “Ostermalm”, duke përplasur disa persona. Sipas Këshillit të Qarkut, 5 persona u plagosën, 2 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.

U konfirmua edhe se dy prej tyre humbën jetën. Policia, ndërkohë, po heton për rastin si një vdekje nga pakujdesia dhe shoferi është arrestuar.

Afrikë/ Vendi përballet me shpërthimin më të keq të kolerës në 25 vitet e fundit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Afrika është duke luftuar me shpërthimin më të keq të kolerës në 25 vitet e fundit, sipas Jean Kaseya, drejtori i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ai, në një konferencë online, pohoi se kontinenti ka regjistruar mbi 300,000 raste të reja të kolerës gjatë këtij viti, pra 30% më shumë se në vitin 2024.

Infrastruktura dhe konfliktet e vazhdueshme në vend janë disa prej arsyeve pse Afrika po haset me këtë vështirësi. Angola ka raportuar mbi 33,000 raste dhe 859 vdekje në vit. Edhe në Burundi situata është e vështirë.

Kolera është e përhapur në 23 vende në Afrikë dhe sëmundja shkaktohet nga konsumimi i ujit ose ushqimit të kontaminuar.

Itali/ 1 në 4 adoleshentë marrin këshilla psikologjike nga inteligjenca artificiale

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 1 në katër adoleshentë në Itali kërkojnë këshilla dhe marrin mbështetje psikologjike nga inteligjenca artificiale. Raporti i ri i “Save the Children” tregon se 41.8% e të rinjve u janë drejtuar aplikacioneve me chatbot-e artificialë për simptoma si trishtimi, ankthi, apo gjendje vetmie.

Mbi 92% e të rinjve të moshës 15-19 vjeç përdorin inteligjencën artificiale, ndërsa të rriturit kanë kapur shifrën 46-7%. Më shumë se 42% e njerëzve i kanë kërkuar inteligjencës artificiale mendim për vendime të rëndësishme.

Raporti më tej vijon, duke nënvizuar se gjysma e adoleshentëve italianë, prej 1 viti nuk kanë vizituar një muze apo ekspozitë dhe thuajse 1 në 5 prej tyre, nuk bën asnjë aktivitet fizik.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.