News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto nga bota/Euronews

Netanyahu në SHBA për bisedime mbi armëpushimin në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u nis të dielën drejt Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re për armëpushimin në luftën në Gaza.

Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Trump “pa dyshim mund të ndihmojë në avancimin e përpjekjeve për armëpushim”, duke shtuar se Izraeli “nuk ka pasur kurrë një mik të tillë në Shtëpinë e Bardhë”.

Ai theksoi se mbetet i vendosur për të kthyer pengjet e mbetura që mbahen nga Hamasi. Sipas tij, 20 prej tyre janë ende gjallë, ndërsa 30 kanë humbur jetën. Po ashtu, ai nënvizoi synimin kryesor të Izraelit për të shkatërruar fuqinë ushtarake dhe sunduese të Hamasit.

Mediat raportojnë se Trump ka propozuar një marrëveshje fillestare për armëpushim 60-ditor, që përfshin lirimin e pjesshëm të pengjeve dhe shtimin e ndihmës humanitare për Gazën.

Mijëra besimtarë festojnë 90-vjetorin e Dalai Lamës në Dharamshala

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mijëra besimtarë u mblodhën të dielën në qytetin indian të Dharamshalas për të festuar ditëlindjen e 90-të të Dalai Lamës, udhëheqësit shpirtëror të Budizmit Tibetan.

Dalai Lama, i cili jeton në mërgim që prej vitit 1959 kur u largua nga kontrolli kinez, tha se ishte i vetëdijshëm për trashëgiminë e tij në këtë ditë të veçantë.

I veshur me një mantel tradicional dhe një shall të verdhë të gjatë, Dalai Lama u shoqërua në oborrin e tempullit nga një grup murgjish, ndërsa artistë tibetianë rrihnin daulle dhe luanin me gajde.

Përmbytje shkatërruese në Teksas, 82 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet konfirmuan të dielën se numri i viktimave nga përmbytjet e befasishme në Teksas ka arritur në 82. Përmbytjet kanë shkatërruar zona të tëra dhe kanë marrë me vete shtëpi nga themelet.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot, deklaroi se të paktën 41 persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë dhjetë fëmijë dhe një këshilltar nga një kamp veror i krishterë. Abbot u zotua se kërkimet do të vazhdojnë “derisa të gjithë të gjenden”.

Ai paralajmëroi gjithashtu për reshje të mëtejshme që pritet të zgjasin deri të martën, duke shtuar rrezikun për kushte edhe më të rrezikshme në zonat e prekura.

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për të mos ndërhyrë, vullnetarë dhe familjarë të të zhdukurve udhëtuan drejt zonave më të prekura për të kërkuar përgjatë brigjeve të lumenjve.

Polonia rivendos kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Polonia do të rivendosë kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë duke filluar nga e hëna, si përgjigje ndaj kritikave në rritje ndaj vendimit të Berlinit për të kthyer mijëra migrantë që sipas autoriteteve gjermane kishin kaluar ilegalisht në territorin e saj nga Polonia.

Qendra për Sigurinë e Qeverisë Polake (RCB) njoftoi se “kontrollet në kufi me Gjermaninë dhe Lituaninë do të fillojnë më 7 korrik”.

Kryeministri Donald Tusk e bëri publike këtë vendim të martën e kaluar gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

“Vendosëm që të rikthejmë përkohësisht kontrollin në kufirin polako-gjerman dhe në atë polako-lituanez,” tha Tusk.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

News in a few minutes: What's happening in the world

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photos from around the world/Euronews

 

Netanyahu in US for Gaza ceasefire talks

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu left for the United States on Sunday to meet with US President Donald Trump, with the aim of reaching a new ceasefire agreement in the war in Gaza.

Netanyahu told reporters that Trump "can certainly help advance ceasefire efforts," adding that Israel "has never had such a friend in the White House."

He stressed that he remains determined to return the remaining hostages held by Hamas. According to him, 20 of them are still alive, while 30 have lost their lives. He also underlined Israel's main goal to destroy Hamas' military and ruling power.

Media reports say Trump has proposed an initial 60-day ceasefire deal, which includes the partial release of hostages and increased humanitarian aid to Gaza.

Thousands of devotees celebrate Dalai Lama's 90th birthday in Dharamshala

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Thousands of devotees gathered on Sunday in the Indian city of Dharamshala to celebrate the 90th birthday of the Dalai Lama, the spiritual leader of Tibetan Buddhism.

The Dalai Lama, who has been living in exile since 1959 when he fled Chinese control, said he was aware of his legacy on this special day.

Dressed in a traditional robe and a long yellow scarf, the Dalai Lama was escorted into the temple courtyard by a group of monks, while Tibetan artists beat drums and played bagpipes.

Devastating flooding in Texas, 82 dead and dozens missing

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Authorities confirmed on Sunday that the death toll from flash floods in Texas has reached 82. The floods have devastated entire areas and swept away homes.

Texas Governor Greg Abbott said at least 41 people were missing, including ten children and a counselor from a Christian summer camp. Abbott vowed that the search would continue "until everyone is found."

He also warned of further rainfall expected to continue until Tuesday, increasing the risk of even more dangerous conditions in affected areas.

Despite calls from authorities not to intervene, volunteers and relatives of the missing traveled to the most affected areas to search along the river banks.

Poland reintroduces border controls with Germany and Lithuania

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Poland will reintroduce border controls with Germany and Lithuania starting Monday, in response to growing criticism of Berlin's decision to turn back thousands of migrants who German authorities say had crossed into its territory illegally from Poland.

The Polish Government Security Center (RCB) announced that "checks at the border with Germany and Lithuania will begin on July 7."

Prime Minister Donald Tusk made this decision public last Tuesday during a government meeting.

"We decided to temporarily restore control at the Polish-German and Polish-Lithuanian borders," Tusk said.