Relationships

Ky zakon mund të jetë duke shkatërruar lidhjen tuaj dhe ju as që ia keni idenë

Ky zakon mund të jetë duke shkatërruar lidhjen tuaj dhe ju as
Shumica prej nesh e kalojmë pjesën më të madhe të kohës me partner tanë. Ne ndajmë me to sekretet, shqetësimet, mendimet dhe përvojat tona. Natyrisht, ne priremi që të mbështetemi te partneri në momente të vështira, ashtu siç ata mbështeten tek ne.

Por, kjo nuk do të thotë se duhet të tolerojmë të gjitha zakonet dhe sjelljet e tyre. Ka, në fakt, një sjellje që, sipas hulumtimeve, mund të jetë shkatërruese për marrëdhënien tuaj, pa e kuptuar as ju vetë.

Një studim i publikuar prillin e kaluar në revistën "Sex Roles" tregoi se një mënyrë për të mbajtur një marrëdhënie të lumtur është që çiftet të ndajnë punët e shtëpisë. Nga ana tjetër, zakonet e të ngrënit mund të ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj, veçanërisht nëse ato konsiderohen të pashëndetshme. Dhe ndërsa mund të krijoni një orar për punët e shtëpisë ose të përshtatni atë që hani në rutinën tuaj të përditshme, ekziston një zakon i cili mund të jetë shumë i vështirë për t'u ndryshuar sepse as nuk e kuptoni se po e bëni atë.

Të gjithë kemi qenë në këtë pikë. Një moment ne jemi duke fjetur të qetë dhe në tjetrin një tingull i çuditshëm dhe veçanërisht i lartë na zgjon. Nuk është gjë tjetër veçse gërhitja. Sidomos nëse keni një gjumë të lehtë, gërhitja mund t'ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës, duke e bërë të pamundur që të pushoni.

Një studim i kohëve të fundit me 2000 të anketuar tregoi se problemet me gjumin ishin shumë të rëndësishme për mbi 70% të pjesëmarrësve, 78% për të qenë të saktë. Gjithashtu tregoi se 2 në 5 amerikanë i kanë dhënë fund një lidhjeje për shkak të vështirësive të gjumit dhe zakoneve si gërhitja.

Gërhitja ishte një shqetësim për një përqindje të madhe të pjesëmarrësve. Sipas sondazhit, personi i anketuar do të ‘toleronte’ gërhitjen e partnerit për një orë dhe më pas do t'i kërkonte të ndërronte anë ose të flinte në dhomë tjetër.

Fatkeqësisht, ky proces ndikon në cilësinë e gjumit, por edhe në performancën tonë të nesërmen.

Zgjidhja që gjejnë shumica e çifteve

“Divorci i gjumit " është ajo që shumica e çifteve preferojnë si një zgjidhje për problemin e gërhitjes. Për të evituar zënkat, ata zgjedhin të flenë në dhoma të ndryshme.

Megjithatë, ekspertët sugjerojnë që secili çift të gjejë një zgjidhje që i përshtatet dhe me të cilën të dy do të jenë të lumtur. Po ashtu, mund të bëni ndryshime në stilin tuaj të jetesës që do të ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.

Burimi: Marie Claire

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

This habit could be destroying your relationship and you don't even know it

Ky zakon mund të jetë duke shkatërruar lidhjen tuaj dhe ju as
Most of us spend most of our time with our partners. We share our secrets, worries, thoughts, and experiences with them. Naturally, we tend to lean on our partners in difficult times, just as they lean on us.

But that doesn't mean we have to tolerate all of their habits and behaviors. There is, in fact, one behavior that, according to research, can be destructive to your relationship without you even realizing it.

A study published last April in the journal Sex Roles found that one way to maintain a happy relationship is for couples to share household chores. On the other hand, eating habits can negatively affect your relationship, especially if they are considered unhealthy. And while you can create a schedule for housework or fit what you eat into your daily routine, there is one habit that can be very difficult to change because you don't even realize you are doing it.

We've all been there. One moment we're sleeping soundly, and the next a strange, especially loud sound wakes us up. It's none other than snoring. Especially if you're a light sleeper, snoring can keep you awake all night, making it impossible to get any rest.

A recent study of 2,000 respondents found that sleep problems were very important to over 70% of participants, 78% to be exact. It also showed that 2 in 5 Americans have ended a relationship due to sleep difficulties and habits like snoring.

Snoring was a concern for a large percentage of participants. According to the survey, the person surveyed would 'tolerate' their partner's snoring for an hour and then ask them to switch sides or sleep in another room.

Unfortunately, this process affects the quality of sleep, but also our performance the next day.

The solution that most couples find

"Sleep divorce" is what most couples prefer as a solution to the snoring problem. To avoid arguments, they choose to sleep in different rooms.

However, experts suggest that each couple find a solution that works for them and that they are both happy with. You can also make changes to your lifestyle that will help reduce snoring.

Source: Marie Claire