Ky do të jetë trajnimi i vitit në estetikë!
Mësoni si të bëni peeling nga më të mirët e Italisë
Estetika e Fytyrës është një univers më vete, por shumica e grave kanë nevojë vetëm për një rifreskim të lëkurës që arrihet lehtësisht me teknikat Peeling. Bëhet fjalë për disa seanca ku aplikohen mbi fytyrë produkte që realizojnë rënien e lëkurës së vjetër dhe daljen në pah të një lëkure më të re. Me nje nivel modest njohurish këto teknika mund të aplikohen edhe jashtë Klinikave Estetike. Ne Itali p.sh sallonet e bukurisë nuk kufizohen vetëm në trajtimin e flokëve, por trajtojnë edhe fytyrën. Një pjesë e klienteve duan vetëm make-up por një pjesë ndiejnë që kanë nevojë për rifreskim dhe marin shërbimin Peeling.
Një nga Klinikat Estetike më të njohura në vend, DermoLife, organizon në datat 20-21 Janar 2018 trajnimin më të rëndësishëm të vitit në estetikën e fytyrës nën drejtimin e profesorit italian Paolo Tramontano, i cili është një autoritet ne Itali dhe Europë në këtë fushë.
Profesor Tramontano është lektor ne Universitetin e La Sapienza nën logon e të cilit do të çertifikojë edhe pjesëmarrësit në trajnim. Trajnimi do të zgjasi dy ditë të plota dhe do të ketë më shumë se 100 persona që në fund të trajnimit do të kenë njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të aplikuar Peeling me lehtësi.
Për kë është ky trajnim?
Për ato vajza që punojnë si Estetiste dhe kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre
Për vajza të reja në kërkim të një profesioni të bukur e të paguar mirë
Për punonjeset e salloneve të bukurisë që dëshirojnë të shtojnë shërbimin Peeling
Estetistet zakonisht specializohen në fusha të caktuara dhe përvetesimi i teknikave Peeling së bashku me një çertifikatë nga La Sapienza do t'i bënte më të vlerësuara dhe më të paguara nga punëdhënësit e tyre.
Vajzat e reja shpesh janë në dilemën se çfarë drejtimi të marin në jetë dhe Estetika është padyshim një profesion shumë i bukur. Jo se ky trajnim do t'i bënte estetiste per dy ditë, por do të shërbente si pikënisje per një karrierë ne Estetikë.
Punonjëset e salloneve të bukurisë punojnë me ore të gjata dhe fitojnë pak. Me aplikimin e këtij shërbimi do të ulnin orët e punës dhe do të rrisnin fitimin pasi klientet janë të përgatitura të paguajnë më shumë për fytyrën e tyre.
Për më tepër informacion klikoni linkun e mëposhtem!
https://marketing.dermolife.eu/estetik-20-21-janar/