
Koha për të lënë pas paragjykimet për shapkat me gisht sepse këtë verë ato janë kthyer në trendin më të nxehtë të modës.
Të famshmet më të mëdha nuk po hezitojnë t’i kombinojnë me fustane, xhinse, e çdo gjë tjetër që mundesh të imagjinosh. Jennifer Lopez i veshi me një fund dhe këmishë të hollë, shumë femërore.
Jennifer Lawrence po ashtu në New York, me stilin e thjeshtë, por luksoz që e karakterizon.
Jennifer Aniston, në stilin e saj tipik “më pak është më shumë”, i la xhinset, bluzën e shkurtër dhe shapkat e thjeshta të flasin për vete.
Dhe jo vetëm Jennifer-at janë dashuruar me trendin, por dhe Kylie Jenner, Khloé Kardashian, Sofia Richie dhe Gwyneth Paltrow gjithashtu.
Tani, ndoshta do mendosh “Shapka? Po seriozisht?” Po, edhe pse kaq të thjeshta, shapkat me gisht janë kthyer në domosdoshmëri, sidomos kur mund t’i gjesh me super çmime.
Nëse do provosh një gjë ndryshe këtë verë, mos i nënvlerëso shapkat, ato mund të jenë komoditeti që të ka munguar dhe çuditërisht, edhe stili.