Fashion & Beauty

Kremi i jashtëzakonshëm

Pak ditë më parë më ra në dorë libri që po bën AQ shumë bujë këtë verë, edhe pse unë preferoj ta mendoj sikur e kam zbuluar vetëm unë dhe sekretet që gjenden aty janë vetëm për mua, "Si të jesh parisiane kudo që jeton”. E bleva e shtyrë nga e njëjta kureshtje që ka gjithë bota për të ditur rreth femrës parisiane: “Nga buron moskokëcarja e saj, ajo mënyra e të qenurit chic, pa të dhënë idenë se ka bërë përpjekjen më të vogël? Si arrin të frymëzojë aq shumë fantazi te burrat, por duke imponuar gjithshtu barazinë gjinore?”

Nga 80 faqe guidë e detajuar të cilat i përpiva për dy orë, kuptova që sekretet në thelb janë dy: Mënyra sesi femra parisiane trajton pamjen e saj dhe sesi trajton meshkujt.

Përsa i përket pamjes, sekreti i të dukurit me klasin e lindur prej francezeje është të dukesh sa më e natyrshme dhe spontane. Në vend që ta vënë theksin te grimi siç bëjmë ne ballkanaset, ato e vënë theksin të kujdesi ndaj lëkurës. Bukuria në Francë është epidermike – askush nuk e vret mendjen për tualetin.

“Lëkura duhet të duket natyrale. Njollat e kuqërreme shfaqen në pranverë, me rrezet e para të diellit. Ndonjëherë mollëzat skuqen kur gënjen ose e gjithë fytyra të përskuqet kur je e ndrojtur. Historitë që fshihen poshtë ngjyrës natyrale të lëkurës nuk duhen mbytur. Për këtë arsye lëkura duhet treguar, zbuluar, ekspozuar. SI? Francezet e shmangin fondatinën, që vepron thjesht si qefin dhe, si rrjedhim, unifikon, pra banalizon. Për ta zëvendësuar, ekzistojnë një sërë marifetesh të padukshme.

Në vend të fondatinës vendoset një krem hidratant, që grimierët profesionistë e përdorin si bazë të çdo lloj tualeti. Pastaj mbulohen defektet (rrathët poshtë syve, anët e hundës apo puçrrat) me korrektor ose një krem BB. Nëse vërtet nuk bëni dot pa fondatinën tuaj, atëherë përziejeni sistematikisht me pak krem hidratant për ta zbutur efektin.”– shkruhet në libër.

Vendosa ta provoja duke zgjedhur të vetmen linjë origjinale franceze në Shqipëri, Nuxe. Duke qënë tashmë përdoruese e vajit të tyre Huile Prodiguese, zgjodha pa frikë trajtën kremoze të vajit që quhet Crème Prodigiuese DD cream , i cili i përmban të gjitha në një: Hidratuesin për një lëkurë të butë, të lëmuar, me atë shkëlqimin fin francez, mbrojtje nga dielli me factor 30 që njëkohësisht bëhet mburojë kundër rrudhave, dhe ngjyrën e lehtë dhe natyrale si të kremrave BB sa për të mbuluar ndonjë parregullësi të lëkurës por pa u dukur e stukuar.

Linja e Kremrave të Jashtëzakonshëm (Crème Prodigieuse), përvec DD cream që është gjenerata e re që ka tejkaluar kremrat e zakonshëm BB dhe CC,  përmban edhe kremin Prodigieuse të ditës për lëkurë të thatë, ose për lëkura normale dhe mikse. (Kush e ka këtë të fundit, e di po aq mirë sa unë sa e vëshitrë është të gjesh një produkt që të plotësojë të gjitha nevojat e ndërlikuara të lëkurës mikse.) Pastaj vjen kremi Prodigiesue i natës që është si shlyerja e mëkateve. Të gjithë stresin që lëkura përjeton gjatë ditës nga ndotjet, duhani apo ushqimet jo të shëndetshme, etj, kremi i natës butësisht i lufton për t'u zgjuar me lëkurë të rigjeneruar. Është thjesht një investim i zgjuar për të ardhmen.

Në të njëjtën kohë që lëkura ime trajtohet nga kremi pa e ndjerë farë, dukem e rregullt, e pastër dhe lëkura merr frymë lirisht, unë po vij rrotull për të zbatuar hapin e dyte, atë çështjen e meshkujve.

Mendoj se tashmë si një femme fatale, pak coquette,e gjitha au naturel, që rrezatoj një farë savoir  vivre, mashkulli ideal do shohë tek unë atë je-ne-sais-quoi. Dhe po nuk e gjeta, të paktën prej pikëllimit. do më vijë e natyrshme ajo pamja melankoliko-misterioze prej parisianeje që nuk dihet nëse ka qarë gjithë natën apo ka ëndërruar më sy hapur,por që në fund ka aplikuar korrektorin e magjishëm Contour des Yeux Prodigieuse, i cili eleminon dhe mbulon rrathët e errët nën sy, qeskat dhe fryrjet, rrudhat e vogla dhe hidraton. Sepse marrëdhënia që të lidh me lëkurën tënde është fryt i edukimit prej një jete.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb