News

Koronavirusi: Ministri francez i bën thirrje njerëzve të mos pijnë këto ilaçe

Koronavirusi: Ministri francez i bën thirrje njerëzve të mos

Ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran ka paralajmëruar sot njerëzit të bëjnë kujdes me barnat që marrin! Ai u shpreh se medikamente si ibuprofeni apo kortizonet mund të jenë faktorë që ndikojnë në agravimin e koronavirusit.

"Të marrësh ibuprofen apo kortizonë, mund të ndikosh për keq tek një infeksion i tillë si koronavirusi. Në rast se keni temperaturë merrni një paracetamol. Nëse aktualisht po pinit anti-inflamatorë si ato që përmendëm më lart, duhet të kosultoheni me mjekun gjatë kësaj periudhe."- shkruan ministri francez në Tëitter.

Mesazhi i tij u përhap me shpejtësi dhe njerëzit tani duan një shpjegim më te detajuar për të ditur se ku bazohet ai për të dalë në të tilla përfundime.

Kohët e fundit, Franca ka reduktuar shitjen e ibuprofen-it duke marrë parasysh rrezikun që vjen prej këtyre barnave gjatë kësaj kohe. Ibuprofeni thuhet se e bën edhe më keq infeksionin duke shkaktuar komplikime të mundshme tek i sëmuri.

"Inflamacioni është reagim i sistemit imunitar ndaj një infeksioni apo një dhimbjeje. Në këtë situatë, duke marrë anti-inflamatorë të tillë për të "maskuar" këtë përgjigje të trupit, përkeqësoni gjendjen sepse fshihni shenjat që tregojnë sa serioze mund të jetë situata. Kështu e bëni më të vështirë diagnozën dhe më tej trajtimin."- shkruan Le Figaro.

Madje, në provat që janë bërë deri më tani tek kafshët ka rezultuar se ibuprofeni shkakton rritjen e bakterit.

Deri më tani, Franca ka 3661 të prekur nga koronavirusi dhe 79 viktima.

Burimi: Le Figaro

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Coronavirus: The French Minister Becomes

Koronavirusi: Ministri francez i bën thirrje njerëzve të mos

French Health Minister Oliver Veran has warned people today to be careful with the drugs they take! He said medications like ibuprofen or cortisone may be factors that influence coronavirus aggravation.

"Taking ibuprofen or cortisone can adversely affect an infection such as coronavirus. If you have a fever, take a paracetamol. If you are currently taking anti-inflammatory drugs like the one mentioned above, you should consult your doctor during this. period. "- writes the French minister on Twitter.

His message has spread rapidly, and people now want a more detailed explanation to know where he stands to draw such conclusions.

France has recently reduced the sale of ibuprofen given the risk of these drugs during this time. Ibuprofen is said to make the infection worse by causing possible complications to the patient.

"Inflammation is the immune system's response to an infection or a pain. In this situation, taking such anti-inflammatories to" mask "this body's response, aggravate the condition because you hide the signs that indicate how serious the situation may be. make diagnosis and treatment more difficult. "- Le Figaro writes.

In fact, animal trials have shown that ibuprofen causes bacterial growth.

So far, France has 3,661 cases of coronavirus and 79 deaths.