Relationships

Konkursi 'Letra më e bukur'

Letra 1

Pershendetje!
Nuk dua te identifikohem, pasi nuk e shikoj qe perben diference. Njerez jemi te gjithe, e ne boten e dashurise, ndahemi kush dashuron me shum, e kush dashuron me pak, kush lendon, shkel, perdhos ate qe per shum njerez qe besojne quhet ndjenja me fisnike ne bote, dashurine. Historia ime daton sh kohe me pare, isha thjesht nje adoleshent e pas shum le te themi njohjesh, njoha dike qe me ktheu me te njejten fryme dashurine. Eshte deshira e njeriut per te vrapuar pas lumturise, edhe une ne ate mosha vrapoja, vrapoja pas saje, e ngrita ne piedestalin me te larte te jetes time, ishte muza ime. Enderroja, enderronim te njejten enderr bashke, ishim udhetar te se njejtes rruge, merrnim fryme nga njeri tjetri. Na bashkonin aq shum gjera sa mendoja qe e gjith bota kunder nuk do te na rrezonte. E dini, shum njerez mendojne ose besojne qe dashuria ne kte bote cdo dite e me shum zbehet ne zemrat e njerzve, por ne gjith kte histori kam mesuar se ekziston shprese, e shpresa eshte shpirti i njeriut i afte per te dashuruar shum e me shum, fort e me fort. Doni ta dini fundin? Apo jeni lodhur me keto perralla? Magjia zgjati per rreth tre vite, e pikerisht ne kulmin kur un mendoja qe do prekja lumturine, ajo lumturi iku... U zhduk, nuk e njihja me ate shpirt qe per shum kohe e kisha dashuruar, idealizuar si njeriun qe plakja do me zere me te, jeta do na mundte perkrah njeri tjetrit. Tamam si kaloresit ne beteje, ku vetem vdekja do na ndante.... I ktheu shpinen gjith asaj lumturie, bota e enderrave u shemb, e sigurisht kishte vetem nje te vdekur, vdiq personi qe e mbajti ate bote,vdiq bashke me lumturine ne ate kopeshtin e shum enderruar, plot, lule...

Iku, por duke e kthyer gjithmone mbrapa, edhe naten vone e ka nje porte ne shpirt, ku ajo e hap, ecen ne maje te gishterinjve edhe ulet e mendon...
Po sikur....

Nuk e mbaj aspak meri, e kam falur, thjeshte mund te vepronte ndryshe.
Duhej te vepronte ndryshe, te mos me vriste kaq papritur, pa menduar. E meritoja te verteten, ne respekt te asaj qe kishim arritur, ne shenje falenderimi e mirnjohje per ate rrugetim te bukur qe kaluam.
Ohh un meritoja shum e me shum...

Heren e fundit e putha ne balle, ne sy, buze...
Edhe ika...

Pavarsisht dhimbjes, vrasjes, poshterimit, e cdo gjeje qe me beri, nuk mund ta urreja, eshte jeta, askush nuk i shpeton dot fatalitetit njerzor.
Te uroj lumturi ne shtat jete, un nuk di te mbaj meri...
E ndersa une, do vazhdoj te kerkoj aromen e trupit tend ne cdo grua, ndjesine qe me falte shikimi jot, pa menduar me shum, ishte dashuri, ishte lumturi, ishte dhimbje, ishte vdekje.
E cdo mendim per ty me con ne nje shkalle te re poetike, ku nuk e bej dallimin midis jetes, meje e teje...
Lamtumire

Perjetsisht me endrren tone!


Letra 2


Pershendetje e dashur Anabel,
Lexova se eshte hapur nje konkurs per te shpallur historine te treguar me bukur, epo te flasesh bukur duhet te frymezohesh nga gjera te bukura, njerez te cmuar ne menyre qe per to te shkruash lule fjale . Teksa reflektoja menjehere me erdhi ndermend gjeja me e cmuar per mua i shtrenjti im njeriu me i bukur ne bote Vellai im. Te flasesh per vellain besoj se cdo moter do te dinte te thurte fjale te bukura, por te shkruaj per zemren time nuk gjej fjalet e duhura e adhuroj ate njeri. Vellai im erdhi ne jete me veshtiresi ai lindi vetem 6 muajsh e gjysem peshonte 900 gram dhe ishte i paformuar, te gjithe doktoret thonin :'' Na vjen keq pervecse t'u shprehim ngushellimet nuk mund te bejme dot gje tjeter'', asnjehere nuk donim t'a pranonim kete fakt qanim ne dyert e pediatrise, bertisnim neper korridoret e shurdhet te cilet na dukeshin te mbushur me njerez te pafate te cilet nuk i mertionin bluzat e bardha qe mbanin veshur, nuk dinim cfare benim ishim te rrenuar shpirterisht, ngushellim me te mire kishim lotet mik te pandashem dhimbjen per muaj te tere.Gjithmone ngrenim koken larte kryqezonim duart e luteshim te ndodhte mrekullia, por shpresat priteshin teksa degjonim mjeket te thonin te shkoje sa te shkoje. Te gjithe habiteshin se si mund te merte jete ajo qenie aq e brishte e vogel e pafajshme por e pafat.Per te nuk egzistonim kura, medikamente qe te jepnin shprese madje nuk egzitonin as rroba qe ta vishje kerkonim gjithkund por skishte.Per here te pare vellai veshi nje kanatiere e cila iu hoq nje kukulle qe gjendej ne vitrinen perballe maternitetit ajo kanatiere e cila e mbulonte plotesisht ngjante si nje fustan madheshtor per ate krijese aq te vogel.. Shtepiza e tij e pare nuk ishte ne krahet nenes ,nje shtepi ku duhet ta prisnin familjaret me te lumtur se asnjehere shtepia e tij ishte inkubatori prej qelqi ku aty e prisnin mijra tuba shiringa, vagone e gjithcka e kesaj natyre. Foshnja kishte nje ngjyre ndryshe nga te tjeret , nuk kundermonte aromen e mrekullueshme te bebushave por vinte ere farmaci nga sasia e madhe e ilaceve te cilat i injektoheshin cdo dite. Kalonin ore , dite, jave muaj ky femije i pafajshem luftonte me jeten, prinderit qe digjenin per se brendshmi teksa e shihinin aty te shtrire te mberthyer ne tuba, mbushur plot age e nuk ishin te afte te benin gje ,motrat... lotet e te cilave nuk kishin shterim e i bashkoheshin lutjeve per mrekulli, te cilat ZOTI i degjoi e beri mrekulline e formesoi ate qenie ne menyre te perkryer, i dha jete e beri te gezoje ate ne familjen e cila e adhuron e tashme e pret ti festoj 15 vjetorin ku si ne cdo ditelindje tjeter krijohet nje ambjent i hareshem, shumengjyresh ,plot dhurata por midis tyre qendron dhe kanatierja e bardhe e ruajtur me fanatizem e cilla ngjan e pabesueshme per t'u besuar se mund ta kete veshur ky djale i cili po burrerohet ka hedhur shtat e eshte bere nje femije i mrekullueshem...ZOT FALEMINDERIT qe na njohe me arsyen e lumturise sone e na Sperkate me dashurine tende duke na bekuar zemrat e buzeqeshur fytyrat.
Faleminderit Anabel


Letra 3


Dikush ka thene se jeta eshte nje enderr dhe me e keqja fillon kur fillon te zgjohesh .
Zgjimi eshte vdekja e shpejte pasi qe çdo gje eshte iluzion .
Une nuk e besoj kete . Mendoj se ne fusim ne jeten tone endrra pa fund , pasione e iluzione .
Ka raste kur eci ne rruge symbyllur duke i besuar instinkteve te mia e pasioneve qe me shtyjne ne rrugen e jetes duke me dhuruar buzeqeshje e nje zjarr te brendshem . Por une jetoj vertet , ndjej ... nuk jam vetem nje spektator pasiv ne kete skene boterore .
Shpirti nuk blehet apo komandohet si nje makine . Ka disa nyje qe prodhojne shpresa e iluzione te cilat askush nuk mund ti drejtoje . Naten kur mbyllim syte ne enderrojme pa i menduar endrrat , thjesht duam te qetesohemi , te shlodhim trupin e mesa duket vetem mes endrrash mund te arrijme paqen .
Nje buzeqeshje krijohet ne buzet e njoma te trendafilta te nje foshnje kur lundron mes endrrash . Te duket sikur bota eshte me e bukur , sikur sheh drite kudo e yjet shkelqejne me teper ate nate , vetem prej nje buzeqeshje te pafajshme .
Kur mendon per dashurin tende , ate qe do me teper ne kete bote, ate qe te ben te qash e te qeshesh perseri mes lotesh, atehere mendja jone kalon si ne nje parade te vertetat dhe iluzionet qe i ke hedhur si nje mantel kesaj dashurie. Asgje nuk eshte perfekte ne kete bote asnje person po fantazia e ky shpirt i pabesueshem qe njeriu e ruan nga dallget e jetes si thesarin me te shtrenjte, te ben ta besosh se idealja egziston.
Realja me te vertetat e hidhura lihet menjeane nje çast dhe e ve koken ne jastekun e ndjenjave ... fillojne te krijohen imazhe te thuren endrra te kendshme e ti mbulohesh nga nje gaz i brendshem qe vetem ti e sheh e ndjen . Edhe ajri behet plot aroma dhe syte mbulohen nga nje mjegull lulesh e ngjyrash gati te tejdukshme , ylbere te pafundta e drite engjujsh . Iluzionet te pushtojne zemren dhe aty ke gjithqka qe te nevojitet . Vjen dikush qe te prek shpatullen e te pyet per diqka e zgjohesh , sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohte .
Jeta eshte kjo , zgjohesh ne nje moment , mendja fillon te punoje perseri me logjiken e saj dhe zbarkon ne realitet duke bartur pak nga ai gaz i brendshem lumturie .Flet e syte te shkelqejne , optimizmi te jep drite te purpurte ne fytyre . Sa e lehte eshte te ndihesh me mire , mjafton nje dore e vogel iluzioni .
Perfundimisht jeta te duket jo aq e keqe .
“ Une qenkam i limtur e nuk e dija “ ? – pyet iluzioni yt , ai zeri i dyte qe çdokush e ka brenda vetes .
Ne jemi uje , ajer dhe endrra . Formula sekrete e krijimit te njeriut .
Sa i thinjur dhe i hidhur eshte ai shpirt i zbrazur nga endrrat . Fantazia vdes kur njeriu e debon vet dhe ate njeçik qe i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti . Por jo gjithmon vret realiteti . Ai te dhuron shpresa .
Jeta eshte kaq e bukur sepse ka larmi , ka hidherim po ka edhe gezim , ka te qara po ka edhe te qeshura , ka hije po edhe drite , ka pleqeri e vdekje po ka edhe femijeri e jete .
Jeta eshte nje zyrme midis heshtjes . nje zhurme plot te papritura , iluzione nen diell e pluhur yjesh .
Nese guxon jeto shijo pluhurin e yjeve , kupat e endrrave piji deri ne fund e lesho nje pasthirrme kenaqesie , trego çfare ndjen e ndaje lumturine . Lumturia eshte krijim i bukur i njeriut . Ka shume zhurme brenda , shume energji shume fjale tinguj shume bote . Pihet ne doza te vogla te ndare mes njerezish se e tera njeheresh te vret
Shpirti i njeriut eshte aq i pafund po zemra eshte kaq e dobet , kjo shoqeri ndan çdo gje : dashurin e shpresen .
Nje pikez te qeshure bene dy buze te tjera te hapen , nje enderr e treguar me pasion frymezon endrra te tjera .
Pak zhurme krijon zhurme tjeter ne kete jete .
Sa i bukur zinxhiri i jetes , shkon pafundesisht e rikthehet perseri te ne .
Jeta e njeriut : uje , ajer e endrra te veshura ne iluzione e ndjenja ......
Sa pak kemi nevoje per te qene te Lumtur ...!


Letra 4


Pershendetje Anabel!
Eshte hera e pare qe po shkruaj ketu dhe letren time vendosa t'ia perkushtoj babit!
Hero.
Mbartese e nje peshe te rende mbi vete, kjo fjale. Kater shkronja qe i japin nje kuptim vleresues, por jo ne te gjitha rastet. Shpeshhere kur isha e vogel, mendesia ime per kuptimin e kesaj fjale ishte e ceket. Dua te them, hero per mua ishte ai qe shpetonte princeshen me disa truke magjik apo ai princi qe vinte gjithmone ne momentin e fundit per te shpetuar perandorine e tij nga e keqja.
Ne nje fare menyre mendoja qe vjen dikush dhe shpeton dike nga e keqja. Deri ketu isha mire, por nuk kam mundur ta bej asnjehere krahasimin midis atij heroit qe besoja une ne filma vizatimore dhe heroit ne jeten reale.
Derisa nje dite u gjenda ne nje spital, doktoret e te cilit leviznin papushim. Dikush i veshur me nje uniforme perkatese hyri ne nje salle operacioni dhe nuk doli prej andej, per gati disa ore. Veshtroja familjaret e pacientit te cilet ishin plot ankth. Dhoma te mbushura plot me njerez qe kerkonin mjekim. Pas disa oresh, burri me uniforme doli nga salla dhe u afrua drejt familjareve "Djali juaj shpetoi, gjendja e tij po permiresohet" Nuk mund ta imagjinoje dot fytyren e tyre teksa priten lajmin, shpertheu lumturia dhe nje sere bekimesh te sinqerta u drejtuan drejt burrit. U stepa per nje moment pasi dhe mua me mberthyen emocionet dhe munda te shqiptoj vetem nje fjale "hero"
Zbrita shkallet e po ecja ne trotuar, teksa pashe nje grua qe kish kapur perdore femijet e saj.
Teksa drejtoheshin per nga parku nga ku femijet u shkeputen per te shkuar me vrap, filloi te bisedonte me shoqen e saj.
"Nuk ben mire te punosh kaq shume. Shendeti yt po perkeqesohet." - iu drejtua shoqja gruas. " I sheh? " - i tha ajo teksa drejtoi gishtin nga femijet. "Ata jane gjithcka per mua. Qe nga vdekja e bashkeshortit tim, une po perpiqem qe te mos ju mungoje asgje edhe nese do me duhet te punoj deri ne mengjes. Shendeti i tyre vjen perpara timit."
Me mjaftoi aq sa degjova per te me ardhur serish ne mendje fjala me kater shkronja "hero" shqiptova dhe u largova nen mendime.
Pak me tutje, pash nje grumbull njerezish qe kishin qendruar dike. Iu afrova turmes dhe syte me zune nje kotele te vogel rreth se ciles ishin grumbulluar njerezit. Ne pak minuta zune te shperndaheshin dhe aty mbeten vetem dy prinder dhe vajza e tyre e vogel. "Te lutem babi, mund ta marrim ne shtepi. Ajo ka nevoje per perkujdesje. Te betohem qe do kujdesem per te ashtu sic rregulloj dhomen time" - tha vajza e vogel teksa i lutej te atit ta merrnin ne shtepi. Pasi u kthye nga e shoqja thane te dy njezeri "Epo, fillo te mendosh per emrin dhe i shkeli syrin te bijes" Syte e saj shkelqyen.
Buzeqesha si te shihja skenen me te bukur dhe shqiptova serish "hero".
Po erresoheshe e nisa te nxitoj per te shkuar sa me shpejt ne shtepi. Hyra brenda dhe pash babin te shtrire , pamja e te cilit kishte marr nje lodhje.
- "Erdha ba, u lodhe ne pune?"
- "Paksa, ishte dite e ngarkuar por tani qe te pash ty me iku lodhja"
Shkova ta puth dhe ndala per nje moment. E veshtrova duke mos ia ndare syte dhe arrita te dalloj lodhjen tek pasqyrohej ne pamjen karakteriale kur dita ka qene mese e ngarkuar per te. Teksa dola nga dhoma, peshperita "hero".
Ngjita shkallet ne nxitim drejt dhomes sime dhe . .
Tashme e di shume mire cdo te thote "hero" ne jeten reale.
Ndodhen kudo rreth nesh duke u kujdesur per shendetin, mireqenien tone. Dhe po, kane nje potencial diversitet vlerash te pakrahasueshme. Heronj te se ardhmes sone. Duajini fort dhe jepuni vendin qe iu takon. Insistimi im per te besuar vetem ne heronjte e filmave vizatimore hasi ne rezistencen e barrikadave qe une vet kisha krijuar. Nje mur te larte per te mos pare ate cka kisha para syve. Por e tashme e di, e njoh dhe jam e sigurt qe nese eshte dikush emri i te cilit duhet lartesuar gjithnje e me shume jane ata pa te cilit ne kurre nuk do jemi dhe nuk do kemi keto qe gezojme sot.
"Hero"


Letra 5


Pershendjetje Anabel!
Qellimi im nuk eshte te fitoj konkursin,thjesht do ndjehesha mire qe per here te pare te rrefej historine e jetes sime ne nje faqe te ndjekur kaq shum.Do te rrefehem per dashurine e jetes sime.Fale tij ndjehem shum e dashuruar me ate dhe gjithcka qe me rrethon,e kam dashur qe nga momenti qe gjeti menyren per te fituar zemren time.Shkonim ne shkolle bashke, dmth udhetimi jone fillonte tek stacjoni i fugonave deri tek shkolla.Ishte shoke i mikes time me te ngushte,gjithcka filloj si nje loje,dmth loja qe ishte e planifikuar nga ai.Te dy biem ne dakort qe ne te benim sikur jemi lidhur,ne menyre te tille te shikonim reagimin e shoqeris gje qe shoqerine e kishim te perbashket.Filloj cdo mengjes duke me sjell lule me ngjyra te ndryshme tek stacjoni,ndonjehere cokollata,ne pishimet e oreve sillte perseri lule, uleshim ne kafe afer njeri-tjetrit,filloj te kishte nje kujdes te vecante ndaj meje.shoqeria filloj ta besonte lodhjen tone te rreme,ne arritem te benim ato te besojne nje gje te tille,madje morem dhe urimet e tyre,atehere vendosa ti thoja qe ta mbyllnim si loje ,sepse fillova te kisha shum dyshime qe do behesha une viktima e lojes.cdo mengjes ndjehesha shum bukur kur merrja lule nga ai,ndjehesha shum mire kur shkruanim sms qe komentonim gjerat qe benim diten,qeshnim shum me ato qe benim. Fillova te ndjehesha shum bukur nen shoqerine e tij pa e kuptuar qe ai do behej pastaj i domosdoshem qe une te ndjehesha mire.kur vendosem te shkeputnim lojen fillova te ndjehesha shum keq, e kuptova qe do me mungojne gjestet e tij,e kuptova se po dashurohesha me ate.Qellimi i tij kishte qene qe ne fillim qe te me bente per vete por kishte zgjedhur lojen sepse nese nuk do arrinte te me bente per vete ta lente si nje loje dhe mos te humbiste shoqerine qe kisha me te,por nuk mbeti thjesht loje ajo u be loje e vertete,madje loja jone e perferuar,u dashuruam aq shum sa mendonim qe asgje dhe askush tjeter nuk eshte i lindur per ne pervec se ne per njeri-tjetrin.pervec se duheshim akome me te bukur e bente lidhjen tone ato qe ne benim per njeri- tjetrin.Benim shpesh supriza ,tregoheshim tolerant ne gjerat qe zgjidhnim te benim, suprizat nuk ishin vetem nga ato te medha apo me vlera te larta monetare sepse ato skan rendesi ne nje lidhje te vertet,nje nder suprizat e para qe ishte ngulitur ne trurin tone ishte ajo qe i bera une per ditelindjen e tij te pare me mua.Ai ishte ne dasem me familjen e tij ,une sebashku me shoqerin time vendosem qe ne oren 00:00 te ishim te lokali i dasmes jashte,dhe realisht ashtu ndodhi sepse ai doli jasht te fliste ne tel me mua dhe kur na shikon atje ai ndjehet vertet i suprizuar.ka aq shum supriza por zgjodha te them ate se ishte supriza e pare nga ana ime,sepse ai ben supriza cdo muaj duhet nje liber te tregohet per ato qe ben.Ne sot jemi te fejuar dhe presim qe ne vere e 2015 te martohemi,kemi filluar duke enderruar shum gjera per ate dite, fantazojme,japim ide rreth asaj dite ne menyre tille qe te behet nje dite me kuptim te plote per ne ,te jete nje kujtim i vertet mos te jete vetem nje ritual qe duhet bere por ,te jete ashtu sic e enderron cdo cift ate dite.cdo dite bejme ndonje gje ndryshe nga ditet e tjera sepse une mendoj se te jetosh bukur duhet qe cdo dite te dashurosh dhe te jetojme sikur te jete vetem ajo dite e para dhe e fundit.Duhet bera gjera te vogla dhe te medha sipas mundesive qe ti jepet nuanca dhe ngjyra te bukura jetes dhe dashurise.une e dua jeten e dua dashurine e dua cdo gje qe me eshte dhuruar deri me sot.Eshte nje mundesi dhe mrekulli qe te jepet vetem nje here ne jete,prandaj ndjehem e bekuar qe jetoj kaq e dashuruar,jam shum e sigur se kshu mendojne te gjithe pavarsisht se dikush jeton keq e dukush mire ,me shkolle pa shkolle ,me pune pa pune,por ama te gjithe e dime qe ne kemi disa te drejta te barabarta kemi lindur te gjithe per te jetuar deri ne momentin e fundit dhe te gjithe dashurojne sipas menyres se vet,te gjithe kane ne zemren e tyre miresin pavarsisht se i ben jeta te tregohen ndonjeher ndryshe nga ato cka jane..ju falenderoj nese e lexoni dhe nese nuk jeni dakort me ate qe shpreh une ju lutem kurseni ironit dhe komentet ofenduese sepse asgje nuk fitoni nese ofendoni apo tregoheni kritukes ne menyra fyese(fundja fjala eshte lire ashtu sic eshte ideja dhe llogjika e cdo kujt)


Letra 6


Persh Anabel
Po shihja nje film tani dhe ne mendje me erdhen tre vitet me te bukura te jetes sime,por qe me dhemb zemra shum tani qe po i kujtoja me dhemb sps mbeten vetem kujtime.
Une jetoj jashte shqiperise qe e vogel me familjen gjithashtu edhe studioj
Ne moshen 18 vjecare njoha nje cun shqiptar ishte dashuria ime e pare dhe e vetme
Ai jetonte ne nje qytet tjeter me familjen e tij dhe kishte ardhur per pune ne qytetin tim ishte 5 vite me i madh se une.
Ishte cun simpatik qe te bente per vete sapo e shihje por me te bukur se fizikun kishte zemren te cilen ja njoha me vone
per te mos i hyre sh detajeve u dashuruam kalonim mrekullisht bukur edhe pse ishim ore te tera larg udhetonim cdo fundjave ose une ose ai dhe takoheshim
pas nje viti e meson familja ime per lidhjeb time dhe isha pak e shqetesuar ne fajt i treg edhe te dashurit time per kete
Dhe ai me tha mos u shqeteso fare tregoju vete cdo gje per lidhjen tone dhe une te dielen do vi ti takoj
Isha femra me e lumtur ne bote
I treg prinderve gjithashtu u them qe do vije te dielen dhe ata u qetesuan pak
Vjen e shtuna tel i tij i fikur
vjen e diela ne mengjes tel perseri i fikur dhe mendova me vete ky u zhduk tani nuk do behet me i gjalle por prinderve nuk iu treg gje
Po rija ne dhomen time dhe kur vjen vellai im me thote eja nga salloni se te kerkon mami kur vajta andej gjej te dashurin tim ne sallon duke qeshur me tha mendove qe nuk do behesha me i gjall
Zoti e di sa e lumtur isha ne ato momente edhe familja e perkrahen lidhjen time keshtu kaloi edhe nje vit lidhje une bera 20vj ai 25 kisha ditelindjen me thote dua ta festojme ne qytetin tim
Ok i thashe nuk do organizoj asgje me shoqerine time
As un tha nuk do organizoj gje dua ta festojme vetem ne te dy
Vajta ne qytetin e tij dhe me tha do ikim ne nje vend te qete ikem ne nje restorant dhe po drejtoheshim drejt nje tavoline aty ishin prinderit e tij dhe motra por une nuk e dija fare nderkohe me thote mendoj qe ka ardhur koha qe gjerat te behen me serioze te prezantoj familjen time
Isha e emocionuar por edhe shum e lumtur nderkohe
Dreka vajti sh mire kur na sollen embelsiren mami i tij hoci unazen me te bukur qe kishte ne dore dhe i thote te dashurit tim
Urdhero mami vendosja ne dore besoj do i beje kam ore qe ia shoh gishterinjet
Dhe ne fakt me beri tamam
Keshtu vazhduam edhe 5 muaj familjet u prezantuan gjithcka po shkonte sh mire isha shum e lumtur por kjo nuk do zgjaste shum
Nje nate i fejuari im vajti ne nje feste beqarie te nje shoku me mori ne tel me treg ne fak e dija sps na kishte ftuar ne dasem dite me pare dhe i them kujdes me pijen mos e tepro ke goxha rruge per te bere kur te kthehesh ose me tel te vi te te marr
Me tha qe do iki me nje shok jo me makinen time dhe une u qetesova
u shtriva per te fjetur kur ne ora 6 e mengjesit kishte hapur mami tv dhe cte shihte kishin bere aksident dhe i fejuari im kishte vdekur ne vend dersa shoku i tij jetoi edhe kater dite
Askush nuk guxonte te me tregonte hynin dhe dilnin nga dhoma
kur me ka treg babi zoti e di sa kam uleritur jane mbledhur gjithe lagjia tek pallati
me kane lene me qetesuese te forta tere diten se do isha cmendur
kur kam vajtur diten tjeter ne morg sps do e shihja dhe pas pak oresh do niseshim per shqiperi
kam dale qe aty duke ecur kemba doras nuk me benin kembet nuk qe droja dot ne kembe do duheshin dite te tera te pershkruaja dhimbjen qe ndieja i lutesha zotit te merte edhe mua.
E keshtu vazhduan sh dite te tjera me radhe kush ka thene qe koha sheron ka gabuar une cdo dite e me keq behem edhe sot pas nje viti
I flas e kerkoj e pres
E di qe ai do vije qe te me marre
Nuk me intereson jeta dua te jem prane tij.
Flm qe e lexuat.


Letra 7

Përshëndetje!
E keni menduar ndonjëherë se si jeta e njeriut mund të ndryshojë brenda një minuti dhe se si fati ose Zoti kujdeset që të ndodhemi pikërisht në vendin dhe në momentin e duhur? Unë s'e kam konsideruar asnjëherë veten si njeri me fat. Shumicën e herëve nuk më ecte aq sa isha bërë njeri pesimist dhe e hidhëruar. Mendohesha 100 herë për të hedhur një hap dhe i thoja gjithnjë vetes: "Kot mundohesh. Nuk do të dalë gjë!". Nuk dilte gjë, nuk bëhej gjë. Krijohej vetëm mburoja ime dhe imuniteti që tashmë kisha krijuar ndaj atij fati të keq. Papritur njoha ATË, atë që më hoqi mburojën avash avash, atë që nuk m'u shqit sa më fitoi zemrën, atë që më telefononte çdo sekondë të më ulte nervat, atë që duronte arrogancën, mërzitjet e mia, inatet, atë që më bënte dedikime çdo ditë edhe pse s'i jepej fare për ese, atë që qeshte kur qeshja, qante kur qaja, bëhej copë të më zgjidhte problemet, por mbi të gjitha atë që MË NDRYSHOI JETËN. E them me plot gojë që më hoqi hidhësinë e shpirtit, më ndihmoi të njoh veten, të qesh kot, të jap dashuri, të zgjohem në mes të natës e t'i telefonoj kur kam frikë nga bubullimat, të kompozoj këngë popullore kur s'i pëlqej fare vetëm ta bëj të lumtur, vetëm që ai të dijë se po bëj luftë me veten që mos ta rikthej më kurrë në jetën vajzën që dikur isha. Ka raste kur s'më zë gjumi, që rri e mendoj se ç'të mirë kam bërë për ta merituar e s'gjej përgjigje. Kur pyes atë, më thotë që mbase Zoti ka dashur të nxjerrë në pah mirësinë brenda meje dhe ma vuri përpara rrugës. Përgjigje nuk i jap dot. Di të them ama që ndihem shkëlqyeshëm, ndihem e bukur, e vlerësuar, e rëndësishme për dikë. Di të them që ai është shoku, vëllai, i dashuri dhe babai i vajzës tonë imagjinare. Shtoj me bindje madje se historia e Hirushes dhe këpucës së saj ose historia e Borëbardhës dhe princit, s'kanë të krahasuar me historinë time. Nëse më përpara mbroja tezën se njeriu duhet të përshtatet në këtë botë aq sa mundet e të vrisja po të më kundërshtoje, tani mbroj tezën se jemi të gjithë pjesë e një mozaiku gjigand; thjesht duhet gjetur gjysma përkatëse. Mos u puthisni me këdo! Meritoni më të mirën!

Letra 8

Xhiroja para shkolle ishte bere e perditshme per nje djale , jo qe kishte lidhje me shkollen se kishte vite qe e kishte mbaruar por gjithmon ka nje por , ai kishte pikasur nje vajze dhe ajo e vajza kishte pikasur kte , nfakt jo vetem kjo , per shum vajza tshkolles ky ishte 'djali pa shok' !
Me te vertet ka qene djal i vecant , aq simpatik sa te thuash tiparet e tij te fytyres mund tja ngaterroje me te nje femre ! Por ky ato xhirot nuk i kishte pa shkak , shkonte per 'ate' , per vajzen qe shum shpejt pa shum mundim e beri te veten...
Ishte nje lidhje e qete , nje lidhje e ngrohte dhe shum unike , unike pasi ata snjifnin zenka , kuptoheshin me njeri tjetrin si me asnje tjt...!
Mendonin se ndarja e tyre ishte 'mission imposible' , deri sa erdhi dita sic ndodh gjithmon qe prinderit e vajzes e marrin vesh...
...Vajza mendoi se ky ishte fundi , por djali smendote njilloj. Shtrengoi fort pantallonat dhe iu doli para 'vjehrrerve' ! Tek e tek e tek ja u numeroi te gjitha sic ai dinte , me guxim dhe dashuri ! Prinderit e vajzes ne fakt nuk kishin menduar te benin asgje kunder tyre pasi ishim shum njerez te kuptueshem dhe liberal , biles djali u cudit kur ata pa e degjuar deri nfund ja u dhane aprovimin e tyre duke pas parasysh qe djalit ja njifnin dhe familjen !
Per kta te dy ndricoi dicka edhe me e bukur pasi tani ishin me te lirshem dhe pa kushte per te dashuruar dashurine e tyre !!
Erdhi vera dhe djali vendos ta marri ate dhe te shkonin ne vendlindjen e tij qe tpushonin sadopak me njeri tjetrin afer , por qe tkishte nje arsye bindse qe ti nxirrte lejen vajzes vendosi qe me vete te merrte dhe nenen e vet , ate nene aq te dashur sa tani thoshte un kam dy femij ngaqe e donte pamase vajzen..!
Nisen per pushime te tre , por akoma pa u akomoduar mire ata nuk do te ishin me 'tre' dhe nuk do quheshin me 'pushime' !
Pushimet zeza te atij viti kurr memoria e tyre nuk i shlyen dot..! Nisen pushime por u konvertuan ne makthin me te keq qe akoma vazhdon edhe sot!!
Djali kishte nje zemer aq te madhe sa edhe vet balena do ta 'xhelozonte' , ai falte cdo gje , dhuronte shpirtin kur se kishte te tdhuronte ate qe i kerkoje , por nderin dhe fytyren mund tja jepte vetem 'vdekjes'...! Familja e tij simbolizonte nderin dhe vajza fytyren...!
Por ja , u gjend dikush qe e preku te te dyja , por pa kaluar shum kohe kembet e ketij njeriu te keq per pak preken varrin ! Djali beri gabimin qe i kushtoi dashurin dhe lirine , e plagosi 'tipin' qe skishte frena ne goje dhe u dorezua vet ne polici...!
Vajza dhe nena e tij mbeten vetem , i dashuri i tyre mendoi me shume per nderin se per to , ai u burgos , ato u shkaterruan.. Cdo lule e bukur u vyshk per 1 moment , cdo enderr dhe cdo plan i vajzes tani ndodhej pas hekurave. Ajo ishte vetem 15 vjec , familja e vet donte ta rimerrte bijen e vet dhe tja mundesonin nje tjeter jete , djali nuk i thoshte as ik as me prit , nuk i thoshte dot ik se nuk ja bente zemra , dhe nuk i thoshte dot me prit se e dinte se shum vite e prisnin ne qeli..!
U ben shum tentativa per te manipuluar shtetin , per ta nxjerr me lek por pa sukses , te afermit e djalit ben cmunden dhe ne fund ju dorezuan fatit , ai do kishte shum vite per te paguar...
... Por vajza nuk u dorzua kurr , prinder tani ajo kishte vetem nenen e djalit qe ajo tanime e quante nene .Kishin kaluar shum vuajtje , pengesa , dhimbje dhe lot dhe kurr nuk do mundej ta braktiste per te filluar nje tjeter jete sic i sugjeruan prinderit e saj. Ajo nuk u dorezua kurr , luftoi dhe sakrifikoi gjth rinine e saj per nje zemer mbrapa hekurave qe si dihej kur dilte. Ajo nuk u dorzua kurr sepse thjesht nuk mundej , ajo nuk e donte djalin , tashme 'ajo ishte ai'...!
Cdo jave i shkonte per vizit , por djali i saj nuk ishte me ajo fytyra e qeshur dhe e bukur por nje fytyre gri dhe te dobet. Pak nga pak burgu po i merrte jeten pervec lirise , vitet me tbukura te rinise ja kufizoi '1 moment' !
Por ajo nuk donte tja dinte , e donte si diten e pare , e donte sic ishte dhe sic eshte , e donte pa marr parasysh ate qe ai beri .
Ajo e do akoma edhe tani qe kan kaluar 5 vite , ka punuar per te dhe nburg atij nuk ka lejuar ti mungonte gje !
Kan kaluar 5 vite dhe fundi i lumtur tani esht shum afer , ai per 2 muaj e kryen denimin dhe eshte i lire .
Ajo , vajza ne fjale esht shoqja ime me e mir , gjithmon mka then qe durimi dhe mundi sjellin frutet me te embla dhe ja ku po e verteton tani. Ajo per 2 muaj bashkohet me gjysmen e vet dhe betohet qe tani e do shum me shum se ne fillim dhe nuk i interesojn fare vitet e humbura pasi ajo thot qe shum thjesht te dy bashk mund ti kompesojne...!
Ajo ka ber celebrimin dhe pse ai ishte ne burg qe atij tja bente me te besueshem dashurine e saj.
Ajo eshte gruaja e dajes tim ! Daja im del nga burgu ne Dhjetor te kti viti pas 6 vjetesh heqje lirie...!!!

Letra 9

GRUAJA VIKTIME E BOTES MASHKULLORE
Sapo degjoj fjalen grua, ne mendjen time zjejne me mijera mendime. Per mua gruaja simbolizon jeten, paqen, dashurine dhe miresine.
Gruaja eshte ajo qe sjell ne jete njeriun, eshte dora qe perkund djepin, eshte ajo qe rrit bijte e bijat, eshte ajo qe mban jeten gjalle. Por gruas, per keto mrekulli, se jane me te vertete mrekulli, ne vend qe ti jepet cmimi " Nobel", ne vend qe ti jepet medalja e arte, i jepet mosperfillja, perbuzja e meshkujve, te cilet harrojne qe edhe ata i ka sjelle ne jete nje nene, qe i ka rritur nje nene, qe ne radhe te pare eshte nje grua. Ata harrojne, ose bejne sikur harrojne. Eshte kjo harrese, qe e ben femren vetmimtare. Eshte perbuzja e tyre, qe e mbyll perjetesisht femren ne nje keshtjelle me dyer e dritare te hekurta e me bedena te larta, qe quhet vetmi.
Cdo hap qe hedh femra, i mire a i keq qofte ky, mashkulli e shan, e fyen, e perbuz, e nenshtron dhe ajo i bindet me perulesi, me ate perulesi, qe do ta shoqeroj deri ne fund te jetes se saj. Shpirti dhe zemra e saj e dine se sa vuan ajo, se c' heq, por mjerisht ajo s' flet dot, se gojen ja ka mbyllur ndergjegjia e vrare padrejtesisht. Edhe kur ajo nis te flase e te nxjere jashte gurin e rende, qe i ka pushtuar zemren, lotet e tradhetojne dhe ajo behet me e brishte dhe me e dobet se kurre. Mashkulli, duke perfituar nga dobesia e saj, e ul ate aq poshte, sa ajo nuk do te ngreje me kurre krye.
Sikur te kishte goje zemra, sikur te kishte goje shpirti, bota do te gjemonte nga ulerimat e tyre, nga thirrjet e cjerra per ndihme. Dhe ndoshta atehere do te lindte nje djell, qe do te ngrohte aq shume , sa te shkrinte akullin ne zemrat e meshkujve. Ndoshta atehere femra do te fitonte lirite dhe te drejtat e saj. Ndoshta atehere ajo do te gezohej per jeten, per faktin qe jeton. Ndoshta atehere gruaja do te ishte e barabarte me burrin. Ndoshta atehere qenia njerezore do te ishte nje. Ndoshta atehere... Por kur atehere?!... Dhe sa do te prese e do duroj gruaja e mjere?!.... Shpresa nuk shuhet, jeton ne fjalen "nje dite"...
Por kur?!...
Nje dite.... Dhe gruaja lind e vdes duke shqiptuar fjalen "nje dite", e cila duket sikur nuk do te vij kurre. Brezat kalojne njeri pas tjetrit dhe ne perjetesi mijera mendje femrash peshperisin : " Nje dite... Nje dite... Nje dite... "

Letra 10

Pershendetje.Dua te marr pjese te konkursi i sotem. Historia eshte e vertete.
``Une jetoj ne nje familje me prinderit dhe vellain. Isha nje femije i lumtur derisa u rrita dhe nisa te kuptoja pse prinderit e mi nuk u ulen asnjehere bashke ne tavoline per te ngrene te pakten nje vakt,nuk e shikonin asnjehere njeri-tjetrin ne sy,i flisnin njeri-tjetrin vetem kur behej fjale per ne femijet e tyre. Ishin aq te larget dhe te ftohte me njeri-tjetrin. Duke u rritur nisa te pyesja veten cfare nuk shkon? Pse keto 2 krijesa kaq te mrekullueshme nuk shkojne dot bashke? Ishte faji i babit tim. Ai eshte burre punetor,i pashem,i kulturuar dhe i lerkushtuar ndaj nesh femijeve te tij por...ka gjithnje Por! Ai e tradhetonte dhe vazhdon ta tradhetoje nenen time. Ajo eshte nje grua e qete,e dashur,nje amvise e shkelqyer dhe teper dashamirese. U desh te hynte mes tyre nje femer tjeter qe punon me babin tim. U desh te hynte nje femer pa perspektive per ti cuar prinderit e mi ne kete gjendje. U desh ajo femer qe mami im te marre medikamente te ndrushme per faktin se nuk e ka perballuar kurre sesi personi qe ajo i tha ``po`` , personi me te cilin ajo ka 2 femije ta lere peng ne shtepi. Kjo nuk eshte historia me e bukur qe mund te tregoje nje 18 vjecare por kjo eshte jeta ime. I dua te dy prinderit por sigurisht me e lidhur jam me mamin. Jam aty per gjithcka qe i nevojitet. Po ashtu dhe vellai im. Uroj qe nje familje e tille,nje cift i tille,dhe nje femije ne nje ambient te tille mos te ekzistojs ne asnje zone te botes. I uroj te 7miliardeve njerezve ne bote lumturi dhe dashuri. Gjithnje jane keto te dyja per nje jete te qete

Letra 11

E pashë ishte mikja ime e gjimnazit e transformuar në dicka hibride që nuk njihej. Duke kërkuar të ishte e pasur dhe e lirë kishte përfunduar e varfër dhe skllave.Ishtë mëngjes nëntori jetonim në një lagje, për ironi atë ditë kishte rënë një mjegull që të erresonte dhe shpirtin.Unë vrapoja për të kapur autobuzin e ajo dilte trishtueshëm me takat që nuk i bindeshin mbi cipën e hollë të akullit. Rëshkiste dhe merrte prapë drejtimin e kështu vazhdoi derisa më në fund arriti tek makina dhuratë e njërit prej tyre.Të gjithë e shikonin dikush e neveriste,dikush e përfliste,isha dhe unë pastaj që ndjeja keqardhje për të. E dija ishte bosh,nuk e di sa por ja dalloja zbrazëtirën në sy kur përballesha me të në pasticeri,kur e shihja të merrte ashensorin e vetme.E shihja që ishte bosh kur më hidhte shikime zilije ajo e bukura e dëshiruara e qytetit që tani mezor mbahej mbi taka cdo mëngjes.Më vinte keq për të e quaja mike dikur. Ndanim të njetat pikpamje për dinjitetin.Ndërsa tani dinjiteti për të ishte një concept abstrakt ashtu si dhoma e sekreteve .Nuk e di sa e fortë ka qënë lufta brenda saj mes materiales dhe shpirtërores.Nuk e di sa e qetë ndjehet në sediljet e lëkurës apo duke luajtur me celularin që e bleu sapo doli. Unë nuk mund të hyj në lëkurën e saj.Nuk e di si ndjehet ajo kur i duhet të ulë kokën që të mos i dallohen të nxirrat. Nuk e di si ndjehet kur kalon orët e vetme pa askënd për të telefonuar.Nuk e di si ndjehet në ditët e saj monotone mes paragjykimesh dhe brejtjes së ndërgjegjes .E di që e bren ndërgjegjia e shoh se lëkundet kur ec mbi taka,ka prerë dhe flokët që dikur i mbulonin belin, flet me gjysëm zëri.E di nuk krenohet me veten.Më vjen keq në limitet e keqardhjes ajo kërkoi shumë dhe shpejt.Kërkoi të sfidonte kohën.Më erdhi të mbytesha kur e pashë një mbrëmje tek shkallet e pallatit me një shishe vodka si një pijanece e ndyrë e zhgryer në pluhuri, me rroba të shqyera dhe me buzkuqin e shpërnadrë nëpër fytyrë.Më pa dhe nuk foli,thjesht puliti sytë dhe ajo e dinte që kishte ardhur fundi.Fundi që ajo vetë e kërkoi gjatë gjithë kohës duke kërkuar të shiste dhe të blinte shpirtra.

Letra 12

JETA E NJE TE HUAJI
Vjen nje dite kur cdo gje e jotja permbyset edhe duhet t'ja fillosh nga 0-ja .
Imagjino , kur vjen nje dite e veshtir ku duhet te braktisesht cdo gje : Familjen , Miqt , Dashurine edhe Shtepin tende per te shkuar larg per te kerkuar fillimin tend te jetes .
Dhe ndodhesh ne nje pike te veshtir ku do shikosh se ndodhesh ne nje shtet tjeter , qyetet tjeter , njerez qe si ke pare kurr me pare . Ne nje vend qe nuk di te flasesh edhe mbi te gjitha ne nje vend qe nuk dia nga te drejtohesh .
Ne nje nate te ftoft dimri u ndodhem midis nje qyteti plot me njerez e harmoni por qe nuk na perkisnin neve . Ne nje qytet ku shikoje prinder edhe femij bashke , shok edhe shoqe qe ishin mbledhur ne nje ambjent ku e qeshura e tyre me mungone edhe mua . Shkoje lokale te mbushura me njerez plot duke shijuar darken e tyre se bashku me te dashurit e familjes .
Kalonin dit nje pas nje edhe une bashk me familjen time na kishte pushtuar heshtja edhe frika . Cdo mengjes gjendeshim para zyrave per ta na gjetur nje zgjidhje pasi kishim kaluar naten ne nje vend aspak normal .
Sa e veshtire !
Naten pothuajse nuk flinim fare nga frika e vet ' nates ' . Ne mengjes nuk na mbanin kembet sepse edhe ushqimin e kishim ne kushte te veshtira .
Ndonjeher kur me lodhej zemra mendoja :
Po te mos kishim probleme sonte do isha ne krevatin tim , do isha ne shtepin time edhe mbi te gjitha do isha me njerzit e mi te dashur .
Kur hapja syt gjendesha e vetme edhe pse babi , mami vellai im ndodheshin me mua secilit prej nesh ju mungonte 'pjesa e tij' .
Serisht nje dit , nje tjeter e trishtueshme kalonin edhe ne endeshim si endacake duke kerkuar nje zgjidhje qe akoma nuk e kishim marre . Pavarsisht kesaj kishim munges ushqimi , kushtesh , jetese , dashurie , lumturie e mbi te gjitha MUNGES FORCE .
20 vjet pune , sakrific , perkujdesje , ndjers e prinderve te mi u permbys cdo gje per te mbrojtur jeten tone .
Nga kjo gje nuk mundemi me te mendojm per nje te ardhme te afert apo te larget sepse nje ' e ardhme ' sapo ishte fundosur ashtu sic Titaniku kur mori jeten e te shumve ashtu e nau rrembeu neper dallge edhe ' keshtjellen tone '

Njekohesisht ishte e veshtir edhe momenti kur filluam shkolle . Askush nuk rrinte afer nesh sepse ishim te drojtur edhe te friksuar nga nje menyr apo tjeter . Oborri i shkolles gjithnje ishte i mbushur me te rijn qe qendronin se bashku duke qeshur , kenduar , biseduar , diskutuar mbi cdo fush te jetes . E ne fund c'fare pretendoje te mendoje ??
Kur hyje ne oborrin e shkolles edhe ishe e vetme , ne pushimin e gjat serisht ndodheshe e vetme gjithashtu rruga per largimin ne shtepi absolutisht e vetme .
Ndoshta cdo dhimbje mbaron nje dite . Por ne pyesim veten tone KUR ?! Kur edhe ne mund te jemi te lumtur si te tjeret ?!
PRAP LUMTURIA BIE !
Dikush nga shteti jot telefonon per te lajmeruar vdekjen e nje te afermi te familjes tende .
I SHTRENJTI IM GJYSH !
E c'fare mund te benim kur nuk kishim asnje te drejt C'FAREE ?!
Shtepi eshte e mbushur me zi , bertima , qarje , hidherim e tashme nje SHKATERRIM TOTAL .
O ZOT !!
Brenda 2 viteve kaq shume hidherim edhe te papritura ?? A thua i meritojme ???
Tashme eshte frika e madhe sepse duke degjuar lajme te ndryshme nga familja kemi frik te ngrem telefonin a mos ndoshta kush serisht ka vdekur ? A eshte dikush semur ?
E serisht serisht si gjithmone nje veshtiresi e rradhes .
Lapsi , Letra Jeta ime nuk ka mbaruar por vec dua te them qe dua te jem e lumtur edhe e lire si cdo njeri ne kete bote

Letra 13

Ai eshte princi im!
Me ato syte e kalter qe i shnderrisin nr cdo moment, eshte personi qe ne ben te dridhem, me mjafton vetem nje perqafim i tiji per tu bere personi me i lumtur ne bote.. Me mjafton vetem ta shof ne sy per te filluar lotet e pafund te dashuris.. Kur degjoj nga goja e tij princesha ime me duket sikur sundoj gjith boten.. Po pra ai eshte personi i cili me ben te cmendem, te qesh e te qaj. Ja dhe dashuria ajo per te cilen te gjith mendojn se esht iluzjon.. Po ajo ekziston ne cdo tik take te zemrave tona, ne cdo shikim, perqafim qe ne i dhurojm njeri tjetrit.. Ai eshte bebi im.. Puci im i vogel te cilin un e dua, e dua me cdo qeliz te trupit tim.. Po pra... Shemtaraqja e tij jep jeten per te...
(anonim te luteeeem)

Letra 14

Historia ime filloj para 2-vitesh ....
Ishte tetor shirat kishin filluar kurse un dhe shoqja ime e ngushtë kishim filluar tmerreshim me diçka mqs une kisha mbaruar fakultetin,por per arsye qe kisha disa provime nuk munda te diplomohem,vendosa qe nga provinca ku jetoja te shkoj ne nje qytet me te madh,për tu ambientuar me ambjentin,dolem neper qytet u ulem neper kafene te ndryshme,shkuam ne clube,u kënaqen, por ktu filloj historia ime, ne nje club syte emi u kryqezuan me dike pakufizuar,ai shikim pushtoi zemren time,ishte nje ndjenje unike,plot entuziazem,trupi me dridhej,syziu im , ezmeri im,nga ajo dite jeta ime ndryshoj,per muaj me radhe nuk dija asgje rreth ti ai ishte zhdukur ,doja qe kur ecja rrugve te perplasesha me te,shikimi yne te kryqezohej serisht,por ne momentin kur mendoja qe sdo e shija serisht,ah ateher u perplasem padashur,ne vend qe ti kerkomim falj njeri-tjeter ngelem te dy te hutuar,po shikomim njeri tjetrin ,syt m shkelqim,zemra m rrinte forte,me pas u larguam as pa u pershendetur, por ate dite fati ishte me ne u rastisem serisht tek kafeja ku frekuentoja shpesh, vazhduam per njeperiudh kohe t frekuentomim t njejtin ambjent,deri ne mimentin kur ai me drg ftes ne fb,aty filluan dhe ditet e mia t bukura netet nuk flija flismim pa pushim,un ai dhe dashuria Jon po rritej,pas dy njemuaj qe flismim si t cmendur vendosem t takohemi,pim kafe,m pas shetitem per dy ore rrjesht u puthem perqafuam dhe keshtu mbaroj ajo dite,ditet vazhdonin,ne dashuroheshim me shum e me shum me njeri -tjetrin,I kishim gjetur te gjitha vendet tona te lumtura,kishim gjetur pikat tona te forta t dobeta,pasjoni rritej dashuria shtohet,-ah me pas erdhi engjelli jone kur kishim pervjetorin tone,une kuptoj qe isha shtatzan,Brenda meje dashuria shtohej,jo vetem per dashurin time por dhe per krijesen ton qe rritej brenda meje ,
Nente muaj e shtatzanis time ishin ditet me te lumtura tjetes time,ai mi plotsonte t gjitha tekat e mia,un llastoesha si nje femije ai m degjonte me falte dashuri une lumturohesha pa mas,erdhi n jete femija jone ,dashuria adhurimi,te tre formojm nje familje qe gjithsecili do donte,ndihem femra me me fat....
P.s besoni qe dashurit e mdhaja fillojne dhe me nje shikim Gloria

Letra 15

Mirmbrema Anabel
Hej ka kohe qe shpirti im ka mare nje ngjyre tjeter , ka kohe qe kam nje ndjenje qe me ngren lart ne ajer e kur me zbret serisht poshte me ben te ndihem si ne parajse .Jam e dashuruar ne ate forme qe mund te dashurohet cdo qenie e kam lotuar qe ne castin e pare te dashurise sime .Jam ne nje dashuri unike , ato te vertetat .Nje dashuri qe akoma nuk ia kam pare syte , buzet apo hunden por e di qe e dashuroj der ne palce .Jam e lumtur qe prej disa muaj e besoj shpresoj ne Zot qe ta ndjej e ta shijoj kte dashuri per gjith jeten time .Takimi i pare me te ? Them nje cast sublim :Ckemi teze edhe pak muaj un do vij ne jete dhe do doja te me llastoje pa fund .Nje kerkese qe besoj askush nuk do ishte ne gjendje ti kthente nje pergjigje negative por vecse pozitive dhe plot ndjenje .Jam e lumtur aq sa shpirti spo duron derisa ta shikoje e ta ledhatoje,jam e lumtur dhe ne cdo cast kujtoj momentin kur mami dhe babi im zyrtarisht u quajten gjysher .Pashe lotet me te ndicueshem ne jeten time .lot gezimi , pashe dy gjysher te rinj qe lumturoheshi gezonin e lotonin .Ishte gezimi i nje babai te 2 vajzave , praktikisht i ''mbytur'' nga femrat .Pashe lot gezimi te nje babi qe kurre nuk eshte shprehur per mungesen e nje djali por qe deshira per nje futbollist ne familjen e tij e ndjej qe ka qene e madhe .Jam nje teze lumtur ne pritje te nje nipceje , jam nje teze me shpirt te mbushur me dashuri dhe mezi pret t'ia shpreh atij dashurise me te bukur .

Letra 16

Shpesh herë i kam thënë vetes: Vajzë mos je ëndërrimtare por qëndro me këmbë në tokë, por vetja ime asnjëherë nuk më është bindur. Unë vazhdoj të ëndërroj...
Më kujtohet çdo gjë me detaje, shikimet e tua ngultas dhe ajo skuqja e lehtë në fytyrë kur më flisje. Unë isha e vetëdijshme për pamjen time tërheqëse dhe vështrimet asnjëherë nuk më kanë munguar, por vështrimet e tua ishin rrënqethëse. Ti kishe pamjen e një djali të qetë, paqësor dhe të padjallëzuar. Shikimet e tua ishin kthyer në motivin e ditës për mua. Sa herë shkëmbeheshim qëndronim për disa sekonda duke u parë në sy dhe nuk flisnim. Një ditë, e mërzitur siç isha, ula kokën dhe doja t'i shmangesha shikimit tënd. Ti i shqetësuar nga ky veprim më pyete: Ç'ke, pse nuk më sheh? Unë vazhdova rrugën pa folur. Kisha vendosur t'i rezistoja shikimeve të tua. Nuk doja të lëndohesha. Ti e kuptove sfidën dhe nuk u dorëzove. Ia dole të më sfidosh duke me thënë me anë të një mesazhi: "sytë e tu më magjepsin". Ia dole të më sfidosh duke më ftuar në një shfaqje artistike që unë e kisha ëndërruar dhe nuk i rezistoja. Ia dole që me shikimin tënd të thellë dhe plot ndjenjë të më bindje të përjetoja emocionet më të forta dhe pasionante. Mora frymë thellë dhe të falenderova... Po tani?! Pasi kaluam shume kohë sëbashku dhe ngjarjet pasuan njëra -tjetren erdhi nje ditë që... Ah ajo ditë!!! Tani jam pa shikimin tënd rrënqethës. Dua të të them që më mungon ai shikim. Mbyll sytë dhe ëndërroj... për shikimin tënd magjepsës, zemra ime

Letra 17

Nese jeta do kishte qene e drejte per te gjithe ne dhe do na kishte bere te lumtur cdo dite e do na kishte plotesuar cdo deshire e kenaqesi . Jam e sigurte qe sot do shihje rrugeve me shume fytyra te lumtura , e jo njerez qe ecin dhe nuk dine se ku shkojne , do shikoje femije duke luajtur me lodra pa fund , e jo femije qe I shikojne me syte qe u pikojne embelsirat e cokollatat ne dyqanin ne ane te rruges . Disa kane mungesa materiale e disa krejt ndryshe dicka tjeter qe u mungon ne shtepi , ne zemer , ne shpirt . Nje prezence burrerore qe te jete cdo dite ne shtepi e jo vetem disa dite ne muaj ose me rralle , nje dashuri aterore qe duhet ta ndihesh ne ajer , ne nje telefonate ,ne nje foto apo ne disa dite qe ai eshte aty dhe ato te mallkuara qe ikin aq shpejt. Kjo nuk me ndodh vetem mua por nje pjese shume te madhe te vendit tone . Ai I mallkuar emigracion qe na mori vitet nga duart dhe na I shperbleu me disa monedha te felliqura . Babi im ka aq vite ne emigracion fiks aq vite sa un kam jete e mos me shume plot 19 vite dhe une nese do I kisha shenuar ne nje kalendar ditet qe kam kaluar me te ne keto 19 vite do ndihesha shume keq e verteta , jane kaq pak , realiteti eshte shume I eger . Nese do numeroja festat qe kemi kaluar se bashku si familje pervec Vitit te Ri qe ka qene I pranishem gjithmone ne festat e tjera mungesa eshte e padiskutueshme . E sidomos ne disa ngjarje te rendesishme ne jetet tona ditelindjet apo mbremjet e matures apo mini matures . Nuk do e harroja 15 vjetorin tim qe mezi e prisja ta festoja me familjen time te gjithe sebashku kete dhurate doja asgje me teper , ne si familje te gjithe bashke duke pire nje gote vere . Apo mbremjen e mini matures qe si gjithmone mami ishte ajo qe me shoqeronte ne cdo gje me plotesonte cdo deshire e kenaqesi qe une te isha e lumtur por jo ajo lumturi nuk ishte tek ai fustani I bukur ate nate , apo tek floket e rregulluara e makiazhi qe nuk qendronte ne fytyre . Lumturia ime ishet tek prezenca e tij . Ti rritesh me kete mungese dhe pse ne zemer e ndien aq fort , ne fytyre e fsheh aq shume sa qe askush mos ta ver re dhe ti si gjithe te tjeret kur te kalosh ne rruge do takosh babin qe te pyet “Ku po shkon ? Mire mos u vono shume dhe eja .’’ Vertete nuk me ka munguar asgje nga ana financiare kam pasur cdo gje qe kam dashur , cdo deshire me eshte plotesuar kjo asnjehere nuk me ka mjaftuar apo me ka bere te lumtur . Lumturia nuk eshte kjo jo jo eshte krejt dicka tjeter nuk eshte nje pako e madhe dhe dhurata pa fund por eshte nje shtepi e mbushur me njerezit qe do . Nuk eshte ashtu sic e mendojne te gjithe qe te erdhi babi nga emigracioni te ka sjelle gjera te bukura , te ka sjell para dhe ti duhet te ndihesh detyrimisht e lumtur . Nuk do e harroj 18 vjetorin qe si gjithmone nuk u plotesua ajo deshire e munguar apo nje ngjarje te rendesishme mbremjen e matues . Mbaj mend qe I kam kerkuar babit pa fund I jam lutur te rrinte dhe 2 dite e pastaj te ikte , vetem e vetem ta ndieja ate nate prezencen e tij dhe te ndihesha akoma ajo ‘’vogelushja e babit’’ qe u rrit tashme u diplomua dhe po ecen ne rrugen e saj te gjate te jetes . E babi qe me thonte nuk mund te rri dot sepse kam pune dhe nese nuk shkoj sot do e humbas ate pune , ti blij gjithcka qe deshiron behu me e bukura dhe un do shoh fotot kur te vij heren tjeter . Ah sikur kjo te mjaftonte dhe te ishte nje fjale ngushelluese per mua . Pervec atyre gjerave qe nuk me kane munguar ne gjith keto vite do doja kaq shume te mos me kishte munguar kaq shume prezenca e babit , mos me kishte munguar nje perqafim , nje puthje , nje perkedhelje cdo dite te ketyre viteve . Une u mesova tashme me kete dhe nuk mbaj meri ndaj jetes por sa here qe ai eshte ketu me ne e shfrytezoj te 1000 e sekondit dhe mjaftohem me aq sa zoti me ka falur . Ndaj ju them juve qe I keni te dy prinderit cdo dite ne shtepi duajini fort dhe mos u merzisni me te nese ata u bertasin apo u terheqin vemendjen per dicka qe nuk e keni bere si duhet , ndihuni fatlume dhe te privilegjuar per kete . Dhe nje lutje per te gjithe ju qe do beheni prinder te ardhshem apo se shpejti dhurojini femijes tuaj dashuri lumturi dhe levizni cdo gje ne kete bote qe te jeni prane tyre . Nuk ka asgje me te bukur sesa prezenca e dy prinderve ne cdo hap te atij vogelushi qe rritet cdo dite e me shume … Nuk ka dhurate me te cmuar …!

Letra 18

Pershendetje anabel dhe lexuesve te saj...duke pare temen vendosa dhe une te shkruaj,jo se e mbaj veten se di te shkruaj bukur,sakte,paster dhe pa gabime por vendosa te shkruaj per ate qe un e ndjej te bukur...Dashuria per motren!!! Nuk paska gje me te keqe te shohesh nje njeri te familjes,se si tretet cdo dite para syve te tu dhe ti nuk ke asnje mundesi per ta ndalur kte... E shtrenjta ime,e bukura ime,engjelli im...eshte e mrekullueshme te shohesh forcen tende per tja dale mbane cdo dite,per te luftuar me ate semundje te tmerrshme qe ka vite qe te mundon!! Kur zgjohem cdo mengjes dhe degjoj frymemarrjen tende, te shoh teksa fle aq e qete,nuk i dua asgje tjeter zotit...e admiroj shkelqimin e syve te tu si xixellonja qe bejne drite kur thua se:un bashkjetoj me kte semundje por un jam me e forte se kjo,nuk do te me munde lehte... E vogla ime,je per tu admiruar ne cdo aspekt vogelushe per forcen,kurajon dhe guximin tend... I lutem zotit qe te beje mrekulli per ty dhe per ne motra ime e vogel ... Un do jepja jeten time per te te pare ty te shendetshme e shtrenjta ime..

Letra 19

Pershendetje ,
Po ju shkruaj per te rrefyer nje histori personale aq te vecante per mua te cilen e kam gjithmone ne mendje . Behet fjale per nje dashuri qe me ka dhuruar emocione te shumta qysh prej shikimit te pare e deri para pak muajve kur u mbyll ndoshta perfundimisht , ndoshta jo . Them jo sepse une kam besuar verberisht ne dashuri dhe nuk mund ta mendoj te perfundoj me dike qe nuk e dashuroj . Ajo vajze me beri te cmendem pas saj dhe cdo takim me te kishte rrahjen e zemres se takimit te pare . Mundohesha ta beja gjithnje te gezuar , te qeshur e te surprizuar . E puthja pa pushim , i dhuroja trendafila e perqafime pa fund . Nuk kishte rendesi se c'thonin apo se c'mendonin te tjeret per te , per mua ishte aq mbreselenese sa sakrifikoja me shume per te sesa per veten . Keto fjale ia thoja cdo dite deri naten vone e nuk e di nese me ka besuar . Shikimi i saj me thote gjithnje "po" ndersa ndarja e fundit me ben te dyshoj . E nese do mendonit per arsyen qe u ndame , nuk di te pergjigjem , vetem se me vijne ne mendje fjalet e fundit qe me tha : " Dua te vazhdoj universitetin , une kam jeten time e ti tenden " e pas pak " Me fal" . Edhe une do vazhdoj universitetin sepse jam shume mire me mesime por nuk mund te hedh pas kraheve nje njeri qe me ngrinte moralin e me bente te ndihej si askush tjeter . Ndihem shume i vetmuar me shpresen se do ta takoj perseri e do ta puth me mall ...(Ju lutem anonim )

Letra 20

Per historin me te bukur dua ta postoj kete perkushtim per te shtrejtem time. Ju lutem postojeni.!!!
Jam vajza më me fat në botë që e keni një nënë siq je ti.
Unë të jam përjetësisht mirënjohese për gjithqka që ti ke bër për ne .!
E di sa shum më gezon fakti që ngadal po ec hapav te tua, e di se nuk do zë kurr e ler më te kaloj ama kënaqem që jam në hapat tu.!
Te falëndëroj pafundësisht për këshillat, qortimet sepse tani po shoh se gjitha po më nëvojiten për jetën.!
Te dua shum ama kaq shum.
Nuk ka fjal që të mund ta përshkruaj se sa shum të dua.
E si mund të mos dua ty e shtrejta ime, përëndesha ime, muza ime.!
Nuk më duhet një ditë e veqanët ta shkruaj këtë, fakti që ti egziston për mua është qdo ditë e veqanët.

Letra 21

Pershendetje Anabel..Keto letrat e mia u ben si Llotaria Amerikane qe cdo vit e hedh dhe asnjehere nuk del.Keshtu qe po e provoj perseri
Kam qen 17 vjec kur kam njohur ate ne nje fest,ishte dashuri me kercim te pare dhe pse te dy jemi bloz per te kercyer ate dite kemi ndenjur ore te tera duke kercyer sikur kishim 1 jete te tere qe njiheshim.Pas shume takimesh takohemi per here te pare vetem per vetem.Ne mendjen time prej adoleshenteje,bazuar dhe nga keshillat e shoqeve te mia me shume eksperience ne dashuricka,e kisha te fiksuar qe ai duhej t'me puthte.Po cfare ndodhi do thoni ju? Si perfundim isha une qe e putha e para..jo se eshte ndonje cudi e madhe po thjesht se kisha imagjinuar ashtu.Qe prej atij takimi gjerat shkuan mrekullueshem..me puthte ai i pari ahaha.Me kujtohet shpesh kur takoheshim ne park e uleshim ne stol,ai me shtregonte doren e ashtu bisedonim per ore te tera dhe koha ikte pakuptuar e pastaj une qe i justifikohesha mamit se gjasme isha me shoqet ne bibloteke.Parku ishte vendi yne magjik,aty ku kemi qeshur,kemi qar,jemi zen e jemi pajtuar me mijera here,aty kemi ngren me qindra cokollata,ku kam marr shume lule e letra dashurie.1 here mendja ime e ndritur vendosi te ngjiste neper peme dedikime dashurie po ja qe ishte pune e veshtire e perfundova duke i kerkuar ndihme 1 cift i cili po bente vrap.Pas disa kohesh ai u largua ne 1 qytet tjeter por as largesia s'na ndau.Kemi 4 vjet dhe jam kaq e lumtur qe gjate ketyre viteve jemi dashuruar,kemi ndryshuar e jemi rritur se bashku.Ai me njeh me shume sec une njoh veten,njeh tekat e mia,dobesite dhe pikat e mia te forta,ashtu sic njoh dhe une ate.I njoh te qeshurat sepse ai ka 3 te qeshura,1 kur qesh me gjithe shpirt,1 tjeter kur qesh per miresjellje e 1 te fundit kur ndihet ne siklet.Me pelqen kaq shume qe ai kujdeset per mua ne cdo detaj,kur u flet shokeve te tij plot krenari per mua apo kur me puth ne balle.Me pelqen kur me therret micke,kur me fshin buzet sa here behem pis apo kur me vesh duke me puthur pasi kemi ber dashuri.Mendova se do ti humbte romanticiteti rruges por ai vazhdon te jete si heren e pare.Ky i dashuri im nuk eshte i teri sherbet,ka dhe ai te metat e veta por qe une tani po ndihem super e dashuruar(efekti i letres) e me mire s'po i permend.Kjo eshte dashuria ime e pare qe shume shpejt do kurorezohet me 1 unaze e pastaj me 2 djem binjak e 1 vajze..te pakten keshtu e kemi planifikuar.Ju uroj sa me shume dashuri ne jetet tuaja

Letra 22

Mirmbrëma miq.Më falni nèse do ju bëj të qani sonte.Më falni,nuk do mundem ta tregoj historinë time me fjalë të bukura artistikisht por do e shkruaj ashtu sic gjërat janë në të vërtetë.
Mua mè mungon shumë dashuria e nënës, po vërtetë me mungon shumë.
Ajo jeton eshte shume mirë ...Por ajo smë dhuron aspakt nga grohtësia e nënës.Që e vogël jam dhunuar nga nëna ime, si psikologjikisht ashtu dhe fizikisht:( .
Kur fillova gjimnazin aJo nuk donte qe une te shkoja ne shkolle, dhe donte tè fejonte.Por falë zotit kam nje baba shpirt njeriu qe me ka mbeshtetur e mbeshtet per cdo gje.
Ndersa sot e kësaj dite nëna ime ushtron dhunè psikologjike .
Nuk mundem tia kthej fjalen fundja ajo eshte nena ime , e dua .
Une te dashur miq te anabelit qaj cdo natë , ngrej hipoteza nga më tè ndryshme vetem per të gjetur qe mos ndoshta jam une shkaktarja e kësaj mardhënie kaq të ftohtë, por Jo mè rezulton ndryshe .
E lus zotin CDO nate qe nena ime te me jap nje perqafim, nje puthje, por CDO ditè qe kalon ajo puthje po vonon.
Une do pres do presssssss do pressss.Vetem dashuria e nenes time me lumturon mua..Dua dhe une qe te marr mendime nga Mami ne lidhje me veshjen time, ti tregoj per shkollen, per djemte qe me Kanè propozuar
Me besoni e kam marr guximin per ti treguar tè gjitha këto, dhe përgjigja qè kam marr ka qënë " zhduku nuk më intereson"
E zemra ime qe coptohet dita dites per nje perqafim .
Te lutem zot me dhuro dhe mua pak lumturi prej nënës time..

Letra 23

Anabel un sot dua te shkruaj per me te shtrenjten time...per motren time...
Ajo esht e kunderta ime ne karakter...ama esht une nne endrrat e idete qe kam...
Ne kemi patur te njejtat dhimbje..jemi rritur nen nje cati ku dhuna ka qene e pranishme dhe kercenim cdo dit... Ne ia dime vuajtjet njera tjetres...por ndryshe nga un ajo ka qene e bindur..shembulli qe prindrit kerkonin te ishte..ajo qe ndrydhte ndjenjat e saj...deshirat...ajo qe me keshillonte te ndiqja un rruget qe ajo nuk mundi ti ndjeke...
E shtrenjta ime sot esht e martuar dhe ka nje engjell...qe esht i gjithi dashuriii... Ama tani po kalon periudhen me te veshtire....pasojat e mendimeve e ndjenjave te pashprehura...pasojat e nje zeri qe ndrydhej gjithmone...pasojat e nje dhune psikologjike te vazhdueshme....

Letra 24

Per konkursin...
Nje tregim satirik.
Jini te lire te identifikoheni!
Kjo qe do u tregoj eshte nje histori per te qeshur qe do ju beje per te qare.
Kjo eshte nje komedi por jo si ajo e Dante Aligierit, me te drejte do thone ata "intelektualet" qe as ajo e Dantes nuk ishte nje komedi, dhe nuk kane faj keta "intelektualet" qe thone keshtu se ne kohen e Rilindjes komedi quhej dicka qe niste ne menyre te tmerrshme dhe mbaronte bukur, po c'dreq kerkoj dhe une qe bej si filozofe ketu ne fb, ku e shumta qe do kuptojne shumica nga ky shkrim do jete ndonje shenje pikesimi e harruar ose ndonje fjale e shkruar keq nga shpejtesia theksoj e harruar ose e shkruar keq nga shpejtesia se ju lutem shume jam studente e shkelqyer une, me e mira e Vitrines qe rahmet paste e shkreta...
Nje minute heshtje ju lutem per gjithe diplomat e pavlera qe nuk do jepen me, gjithe leket qe nuk do kerkohen gjate vitit, gjithe "terroristet" qe mbeten papune , pedagoget qe nuk do i kalojne pushimet e dimrit ne France kete vit me djersen e eterve tane, sa me qan zemra per keta te fundit more amani, e keshtu me radhe.
Por le te kthehemi ne fillim, tek komedia qe do iu beje per te qare, merrni carcafet xhanem-era se keshtu sic e kam nisur une si telenovele do perfundoje, mos pertoni ta lexoni se ato letrat me tradhetira, dashurira, mentalitetera, vdekjera aman c'mi lexoni dhe i komentoni,jemi i vuajtur si popull ne mjeranet nuk na vihet faj per shijet komerciale qe kemi.
Me lejoni t'iu flas per ata, ata qe i njihni te gjithe per Megan Fox dhe Kyzejin, bej shaka per ato iu flasin adoleshenet me bote.
Une do iu flas per Aldon, qe eshte gay, e dini sa i bukur eshte, qe c'tiu them moj cupa, po gay ai qe them une, se ju nuk keni c'te thoni, max do komentoni, ka rene ne hall, do Brunon, por Bruno do Belen kurse Bela do X6 se eshte gjithe ajo pjeshke, 16 vjece eshte po i ka te gjitha asetet e duhura per te kerkuar nje X6 do thoni ju po mire te prese e dy vjet dhe t'ua kerkoje prinderve po jo si t'ua kerkoje Bela makinen, prinderit e kane Bela Maria ate, vajzen shembullore qe as nuk di ti dalloje makinat e jo me te kerkoje nje te tille, ja dhe Bela ka goxha hall se mbeti pas bote fatkeqja, shoqet e saja ia kane nxjerre shkumen X6 kurse ajo vetem i ka pare nga larg kur i ngiste ndonje nga ato prototipet qerose dhe barkderra me Rolexera neper duar . Ajo e pelqen shume Enon i cili nuk di t'iu them nese e di per ekzistencen e saj por ai nje cope student mjekesie eshte ca mund ti ofroje ai asaj tani, asgje vecse dashuri te sinqerte po Bela nuk eshte Zhulieta dhe as Eno Romeo pra kjo eshte nje dashuri po aq e pamundur sa edhe ajo e Tatjanes me Onjeginin, meqe ra fjala a nuk iu ngjan ky libri me serialin Kurt Sayit, nejse mos te dalim nga tema, sic po shkruaja Eno le koken pas Emes, shoqes se auditorit, Ema (jo Bovari)eshte e bukur, e embel, e sjellshme, delikate, lexon shume 20 vjece asnjehere e lidhur (asnje nga shoqet e saja Tironse nuk ia beson kete dhe pse eshte e vertete) qe e sheh me nje liber ne dore dhe me 31 Dhjetor, te mbetet mes nesh dhe ajo e do Enon po eshte shume e turpshme per t'ia lene te nenkuptuar dicka te tille pranda si nje martire dashurie vuan, ajo vuan shume se as fb qe ti kundroje fotot Enos nuk ka, por Ema e shkreta Eme e ka shqetesuar shume komshien e saj Vjollcen qe e "vuan" teper beqarine e Emes, rri e pleqeron me grate e pallatit kete gje, madje e pyet shpesh dhe Emen per ndonje "shok" te sajin, dhe kur Ema i thote qe nuk ka asnje ajo e beson se po te kishte me patjeter Alma komshia katit te katert qe di cdo gje per gjithe Tiranen medoemos do ta dinte, po ama fakti qe Ema nuk ka asnje "shok" e gezon shume teta Mozen qe ka nje djale asgan, yllin e mamit, ate qe "lum nusja qe do ta marre" Aldon, he mo ju kujtohet Aldo qe donte Brunon, qe ky donte Belen po Bela donte X6 por pelqente dhe Enon i cili dashuronte Emen qe ka vene ne alarm Vjollcen per beqarine e saj te konfirmuar nga Alma gje qe gezon teta Mozen se i ka vene syrin per te birin Aldo qe eshte gay por qe ajo nuk e di qe eshte gay, se fundja sot ne keto kohe moderne ka lezet te mbahet mashkulli, po ti heqe pak vetullat ti dalin ne pah syckat e bukura qe ka, po dhe te perdore pak krem se lekura ka lezet e paster bore po dhe te depilohet asgje te keqe nuk ka se keshtu kane ardhur kohet dhe teta Moza ecen me hapin e kohes, e ka rritur ate djale e vetme moj gra e vetme, sa hotele e motele ka ndeshur ne jeten e saj prej vejushe, ka punuar pastruese se mendjen e mbrapshte e keni ju, gati per moral jeni, fiks si Besa 29 vjecarja e mbetur ne dere jo se nuk ia varte njeri apo se ishte me nam pis te zi po se kishte pr

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb