Health

Konfirmohet prania e variantit britanik në vend: Komiteti i Ekspertëve flet për situatën e Covid-19

Konfirmohet prania e variantit britanik në vend: Komiteti i Ekspertëve

Gjatë një konference për mediat, Komiteti i Ekspertëve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informuan në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. 

"Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që lidhen me rritjen e transmetueshmërisë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkullim variantin britanik të COVID-19.”

Ndonëse situata duket nën kontroll, Manastirliu pohoi se janë konfirmuar raste me variantin britanik në vendin tonë. Drejtoresha e ISHP, Albana Fiço në fjalën e saj tha se që prej datës 1 mars është ndjerë një rënie në numrat e infektimeve dhe jo vetëm. Përsa i përket masave të marra do të vijojnë të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

"Situata është nën kontroll. Ka ndryshime në incidencën dy javore, ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë tek 819 raste dhe gjithashtu rastet aktive kanë pësuar një rënie të lehtë. Pavarësisht numrave që kanë treguar qëndrueshmëri nuk është ende momenti për të liruar masat. Janë masat e marra që kanë dhënë këtë lloj rezultati. Nga ana tjetër vijojmë të apelojmë për mbajtjen e maskës, higjenën dhe distancën."- u shpreh Fiço.

Në lidhje me masat, Komiteti i Ekspertëve se do të qëndrojnë në fuqi të paktën dhe për dy javë të tjera. 

Konfirmohet prania e variantit britanik në vend: Komiteti i Ekspertëve

 

REELS

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

The presence of the British version in the country is confirmed: The Committee of Experts talks about the situation of Covid-19

Konfirmohet prania e variantit britanik në vend: Komiteti i Ekspertëve

During a press conference, the Committee of Experts together with the Minister of Health, Ogerta Manastirliu informed about the situation of Covid-19 in the country. 

"The results showed that the samples are infected with the new variant, bearing the mark of the British station. This mutation is the British variant, which is in circulation in 70 countries. The reasonable suspicions that IPH experts had, related to the increase in transmissibility, is confirmed that Albania has in circulation the British version of COVID-19. ”

Although the situation seems to be under control, Manastirliu confirmed that cases with the British version have been confirmed in our country. The director of IPH, Albana Fiço in her speech said that since March 1, there has been a decrease in the number of infections and not only. As for the measures taken, they will continue to be in force until a second notification.

"The situation is under control. There are changes in the two-week incidence, it has decreased. The average number of daily cases has dropped to 819 cases and also active cases have decreased slightly. Despite the numbers that have shown stability, it is not yet time for it. "It is the measures taken that have given this kind of result. On the other hand, we continue to appeal for the maintenance of the mask, hygiene and distance." - said Fiço.

With regard to the measures, the Committee of Experts said that they will remain in force for at least two more weeks. 

 

----news/55992/konifrmohet-prania-e-variantit-britanik-ne-vend-komiteti-i-eksperteve-flet-per-situaten-e-covid-19