News

Komiteti i Ekspertëve rekomandon vaksinim të detyrueshëm për studentët, pedagogët dhe mjekët!

Komiteti i Ekspertëve rekomandon vaksinim të detyrueshëm për

Në një deklaratë për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë mjekët, studentët dhe pedagogët.

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit rekomandoi që të treja këto kategori të jenë vaksinuar deri në datën 30 shtator dhe të dorëzojnë dokumente përkatëse në zyrat e punës/shkollë - një kopje të kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

"Pas kësaj date, për ata të cilët nuk kanë kartë vaksinimi, pra nuk janë vaksinuar, do të kërkohet paraqitja periodike e një testi PCR për të vërtetuar gjendjen shëndetësore", shtoi ajo.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se të dhënat kanë treguar se varianti Delta po infekton njerëzit që për arsye të ndryshme s’e kanë bërë vaksinën.

“95% e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, çka tregon se këta të fundit po rrezikojnë shumë”, tha ajo.

Më 26 gusht, edhe kryeministri Edi Rama tha se "mund të vijë momenti që studentët dhe pedagogët të vaksinohen, nëse duan të hyjnë në auditore".

REELS

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

The Committee of Experts recommends mandatory vaccination for doctors, professors and students!

Komiteti i Ekspertëve rekomandon vaksinim të detyrueshëm për

In a statement to the press, the Technical Committee of Experts proposed the establishment of compulsory vaccination for all physicians, students and teachers.

Mira Rakacolli, chairwoman of the Committee, recommended that all three of these categories be vaccinated by September 20 and submit the relevant documents to the employment / school offices - a copy of the vaccination card issued by e-Albania.

"After this date, for those who do not have a vaccination card, ie have not been vaccinated, a periodic PCR test will be required to verify the health condition," she added.

Meanwhile, the Minister of Health, Ogerta Manastirliu said that the data have shown that the 'Delta' variant is infecting people who for various reasons did not get the vaccine.

"95% of those hospitalized have not been vaccinated, which shows that the latter are taking a lot of risks," she said.

On August 26, Prime Minister Edi Rama also said that "the time may come for students and professors to be vaccinated, if they want to enter the auditorium."