
Adrola është e vetëdijshme se ç’shkruajnë njerëzit për të në internet përsa i përket moderimit në “Këngën Magjike”. Gjatë natës së dytë, u shpreh se “ngatërrohet” dhe “do të përpiqet të përmirësohet”. Po kështu, ashtu tërthorazi, reagoi edhe në Instagram duke postuar komentin më gallatë që ka parë së fundmi.
“Komenti më gallatë nga të gjitha komentet që kam parë është ky që i ka shkuar babait [të] Troit,” shkruan modelja. “Edhe po të kisha bërë kurs, s’ka kurs që më merr përsipër, më besoni.”
Siç mund ta shihni, dikush i ka shkruar me shaka ish-bashkëshortit të Adrolës: “Ça paske heq ti mor i shkretë. Muhabet me veten ke pas bo 3 vjet [sic].”

Pas ndarjes, Adrola dhe ish-bashkëshorti i saj, Adisi, kanë ruajtur një raport të mirë me njëri-tjetrin. Në prill të 2018-s, në “Xing me Ermalin”, Adrola pranoi ndarjen nga Adisi dhe u shpreh se mes tyre nuk funksionoi sepse ishin shumë të rinj, duke ia lënë fajin situatës. Ata janë prindër të një djali, Troit.
Artikull i rekomanduar:
Adrola nuk është prezantuese, por kjo s’e justifikon