Pak dihet për Dashik Gubanovën: është ruse, ka flokë super të gjatë dhe mbi 210 mijë ndjekës në Instagram.
“E dua kreativitetin në të gjitha format e tij.”, shkruan ajo në përshkrimin në Instagram, “I dua flokët e gjatë. Kam që në vitin 2003 që i rris. Qëllimi im: t’i zgjas derisa të arrijnë në tokë.”
Prej më shumë 13 vitesh nuk i pret flokët: kjo Rapunzelë e jetës së vërtetë është kthyer në një yll Instagram-i, dhe thotë se ka ndërmend të mos i presë flokët edhe për të paktën 14 vite të tjera.
Po pret ndonjë princ? Fansat e pyesin shpesh pse nuk i pret që t’i dhurojë për bamirësi. Përgjigja e saj është gjithmonë kjo: do ta bëj pas 14 vitesh.
Deri atëherë, ka për të qenë një jetë e mundimshme. Domethënë, si ia bën që i drejton gjithë kjo flokë?
Besoj nuk ka ndërmend të futet vërtet në atë pishinë. Të jep një lloj ankthi: a është e mundur të notosh me gjithë ato flokë?
Oh jo, jo! Dy palë flokë të gjatë, dyfish telashe!
Kjo është Eva, vajza e Dashik Flokëgjatës.
14 vite të tjera?! Unë them se edhe nja dy vjet dhe flokët e saj do të lëshojnë rrënjë.
Madje i ka bërë edhe gërsheta-gërsheta!
Palestër. Mundi i vërtetë është ta mbash kokën drejt me gjithë atë peshë mbi shpinë.
Megjithatë ja: për foto të tilla duket se ia vlen i gjithë mundi.