Lifestyle

Kjo grua fitoi $2 milionë në lotari, por kjo s’është pjesa më e bukur

Kjo grua fitoi $2 milionë në lotari, por kjo s’është
Foto: Florida Lottery

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Geraldine Dozier-Gimblet postoi në Facebook se çfarë kishte parashikuar horoskopi për të: të gjitha lutjet e saj do të dëgjoheshin, do të gjente zgjidhje për një nga "problemet e saj më të mëdha" dhe "paqe në të ardhmen”.

Ajo bleu një biletë lotarie rreth tetë javë më vonë që e bëri milionere dhe e ndihmoi të rikuperonte kursimet e jetës, të cilat i kishte shpenzuar të gjitha për të kuruar të bijën, e cila vuante nga kanceri.

Historia e saj tërhoqi vëmendjen botërore pasi zyrtarët e lotarisë shtetërore në Florida publikuan historinë e veçantë të saj.

Duket se fati ka qenë me të që prej fillimit. Ajo shkoi për të blerë biletën gërvishtëse, por shitësi i tha se kishin mbaruar. 74-vjeçarja këmbënguli dhe iu lut që të kontrollonte edhe një herë të vetme. Shitësi u bind dhe gjejeni çfarë: Pa se kishte mbetur edhe një e fundit!

E bija, Lawrencina, pak javë më parë mori lajmin se ishte shëruar plotësisht nga kanceri. Ajo tha për “Good Morning America” se ishte e lumtur që nëna e saj pati fatin të rikuperonte shpenzimet e jetës...dhe të fitonte shumë më tepër para. 2 milionë dollarë!!!

Rastësi ose jo, horoskopi i saj doli fiks: lutjet iu dëgjuan (vajza u shërua nga kanceri), gjeti zgjidhje për një nga problemet më të mëdha (kursimet e jetës) dhe paqe për të ardhmen (siguri financiare dhe shëndeti i vajzës).

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit