DASHI
Le të fillojmë! Një udhëheqëse e patrembur dhe e natyrshme, vajza e dashit është karizmatike, energjike dhe dinamike. Stili i tyre është i larmishëm por i rehatshëm. Megjithëatë ato e duan luksin, jo më kot diamanti është guri i tyre. Si shenjë e zjarrit ngjyrat e tyre të preferuara janë e kuqe, portokalli, gold.
Ora perfekte për shenjën e dashit është kjo zgjedhje nga Tissot , në Verde Watches. Është një model i thjeshtë, por ka detaje me ngjyrë të ari dhe gurë diamanti të cilët tërheqin gjithë vëmëndjen mbi ju.
DEMI
Vajza e shenjës se Demit është pak e fiksuar me etiketat dhe gjërat e shtrenjta. Praktike dhe moderne, ajo preferon rroba dhe aksesorë që nxjerrin në pah tiparet e saj më të mira. Dinjitoze dhe e zgjuar, kjo shenjë e Tokës favorizon ngjyra neutrale si krem, fildish,kafe dhe ari i ëmbël.
Ora e duhur për shenjën e demit është ky model shik dhe minimalist nga Bering, një ndër më të preferuarit e 2017.
BINJAKET
Një vajzë e shenjës të Binjakeve është dy ose më shumë, femra të mbështjella në një. Lozonjare dhe flirtuese, ajo është gjithmonë shpirti i festës , dhe ka një sens fantastik të modës. Ajo i pëlqen trendet dhe ndryshimin, prandaj eksperimenton me stilet e ndryshme. Një vajzë e tillë ka nevojë për një garderobë gjigande që të ndihet e plotësuar.
Ora perfekte për të do të ishte kjo zgjedhje e veçantë nga Morellato, në Verde Watches.
GAFORRJA
Femra e shenjës të Gaforres preferon veshjet tradicionale me theks mbi feminitetin dhe rehatinë.
Ajo është elegante dhe e përditësuar në modë, por do të mbajë një garderobë disi konservative. Ajo do të duket bukur, por jo të jetë qendra e vëmendjes. Ajo pëlqen materialet e shtrenjta dhe do të investonte në zgjedhje klasike dhe luksoze. Femra e shenjës të Gaforres e di më së miri se moda është diçka kalimtare, por klasikja me vlerë është e përjetshme. Ora perfekte për të është ky model që i reziston kohës nga Tissot.
LUANI
Nuk mund ta ngatërrosh një Luaneshë. Kur ajo të hyn në një dhomë, të gjithë sytë i drejtohen asaj, kur ajo flet, njerëzit e dëgjojnë me ëndje - kur ajo vesh, ajo synon të bëjë një përshtypje të paharrueshme, dhe këtë e arrin çdo herë. Ajo e di se çfarë i përshtatet asaj dhe dëshiron më të mirën.
Ora perfekte për këtë është ky model nga Just Cavalli, i shtruar me lëkurë gjarpri të vërtetë dhe i larë në flori.Ky model vjen në Shqipëri në Verde Watches.
VIRGJERESHA
Tërheqëse,e përsosur dhe inteligjente, kjo femër josh këdo që i kap syrin. Një grua e virgjëreshës është perfeksioniste dhe e urren çrregullsinë. Minimalist, i sofistikuar dhe i ftohtë, stili i saj reflekton personalitetin e saj të përsosur. Ajo zakonisht nuk ndjek trendet, duke e ditur se stili i vërtetë nuk del kurrë nga moda. Veshje e gruas së Virgjëreshës është praktike dhe e sofistikuar, por shumë tërheqëse.
Kjo zgjedhje nga Guess është ora e duhur për një perfeksioniste si virgjëresha.
PESHORJA
Bekuar me shije të shkëlqyeshme dhe një sy kritik, vajza e Peshores nuk e gjen kurrë veten në një krizë modës. Ajo është perfeksioniste dhe do të duket gjithmonë e kuruar. Peshorja nuk është e shqetësuar për cilësinë e përjetshme, ajo dëshiron diçka që e bën atë të duket e mirë tani, diçka që i përshtatet stilit të jetesës së saj dhe gjendjes së saj të humorit. Pantallona xhins apo një fustan mëndafshi, ajo ja del me çdo veshje moderne.
Këtë verë ora Boyfriend nga Festina, është zgjedhja më moderne dhe e veçantë. E gjeni në Verde Watches.
AKREPI
Njihet si një nga shenjat më seksi të horoskopit. Stili i saj është vështirë të definohet, ajo mund të vishet sportive në një moment dhe serioze në një tjetër.Akrepi i pëlqen tendencat, për sa kohë që i përshtaten asaj, ajo nuk është skllave e asgjëje.Ajo e di potencialin e saj dhe nuk ka frikë ta shfaqë. Intuita e saj e fortë e ndihmon të bëjë zgjedhjet e duhura.
Një orë që do i përshtatej shenjës të akrepit, e veçantë dhe joshëse, por që shkon me çdo gjë është ky stil i Calvin Klein.
SHIGJETARI
Duke qënë se është gjithë kohës duke ushqyer etjen e saj për dije, ndonjëherë ajo dëshiron të eksplorojë dhe botën e modës. Mëgjitheatë nuk do tja dijë për ndryshimet e stilit, për sa kohë që ajo është e rehatshme në mënyrën e saj. Rrallë herë vendos bizhuteri, pasi zbukurimi nuk i lë të tjerët të zbulojnë natyrën e saj të vërtetë.
Ora perfekte për të do të ishte ora klasike e Casio, e cila njihet për funksionalitetin dhe dizenjimin sa të thjeshtë aq dhe unik. Këtë model dhe te tjerë nga Casio, i gjeni në Verde Watches.
BRICJAPI
Statusi dhe imazhi janë të rëndësishme për një Bricjap dhe rrallë herë do ta gjeni me veshje të çrregullt. Por ajo e ka mendjen në gjëra më të rëndësishme se moda. Veshjet e saj janë të mprehta dhe serioze , shumë të ngjashme me personalitetin e saj në punë dhe zakonisht përbëhen nga kostume biznesi. Një grua e Bricjapit nuk është e fiksuar pas firmave , duke preferuar rroba praktike.Por aksesorët dhe bizhuteritë e shtrenjta pika e saj e dobët.
Ora Le Grand Classique nga Longines, të cilën mund ta gjeni në Verde Watches, është shpërblimi perfekt për punën e palodhur.
UJORI
Ajo nuk e ndjek modën, biles zgjedh të shkojë kundër rrymës.Vajza e shenës të ujorit ka një stil të shkëlqyer personal, dhe nuk ka frikë të shokojë admiruesit e saj me një kombinim të egër ngjyrash. Ngjyrat e saj të preferuara janë të theksuara dhe tërheqim vëmëndje , si blu turkeze, rozë e nxehtë, dhe jeshile smerald.
Kjo orë nga Gc Watches është zgjedhja e duhur për ujorin.
PESHQIT
Uji nuk i pëlqen kufizimet, dhe në të njëjtën mënyrë, vajzat e shenjës të Peshqve preferojnë gjërat e lirshme dhe të këndshme. Kjo sirenë e vogël është më në harmoni me botën e saj kur ajo është e rehatshme. Një grua e Peshqve do shkelqimin dhe të zbukurohet me bizhuteri.
Peshqit në përgjithësi duken më së miri në tonet e oqeanit të, kaltër dhe të gjelbër.
Kjo orë nga Versace në Verde Watches është aksesori perfekt.