E ftuar në emisionin “Vila 24”, në News 24, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu rrëfeu sesi provokoi mediat nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram.
E pyetur nga studentët e ekselencës rreth shpenzimeve për veshjet firmato, Bregu foli dhe për këpucët e famshme, foton e të cilave publikoi në njërën nga ditët e protestave të opozitës.
“Unë si natyrë provokative që jam, i vura në lojë mediat. Ai i këpucëve ishte vendimi im, i postova pa koment, pa asgjë, me një këmbë; dhe e lashë me kaq. Në të gjitha mediat shoh këpucët, nxorën çmimin, çdo gjë, pastaj shkrova që më vinte keq se edhe kësaj modeleje iu ngatërruan këmbët në politikë. Protagonistët e prodhimit të këtij lajmi e ndien veten të vënë në lojë. Ne shqiptarët kemi abuzuar pak me lirinë e shpërndarjes së thashethemit si lajm”, tregoi deputetja dhe shtoi se e gjithë kjo histori e kishte bërë për të qeshur.