Lifestyle

Keni vapë? Lexoni këtë!

Plasët vape? Plasët! Një pjesë e mirë e shqipëtarëve ende nuk kanë një kondicioner në shtëpi por përveç çmimit të kondicionerëve, kostoja e vërtet është tek konsumi i energjisë prandaj edhe ata që e kanë kondicionerin, mundohen të mos e ndezin, duke e shndërruar paisjen në një aksesor thjesht dekorativ ose ngushëllues.

Megjithatë jemi njerëz plot imagjinatë dhe mundohemi të gjejmë zgjidhje alternative si psh të ngulemi me orë të tëra në lokalet me ajër të kondicionuar, të bëjmë fresk me fletore, të zhysim këmbët në ujë, etj. Të paktën i marrim me sportivitet dhe të qeshur pamundësitë tona ekonomike. Megjithatë edhe nëse jeni ndër ata që nuk keni nevojë të kurseni, ky lajm do ju freskoj duke ju shtuar gjysmat e parave në portofol!

Bëhet fjalë për kondicionerët me teknologji Inverter, risi e mrekullueshme në pikun e kësaj vere të cilët kursejnë 44% të energjisë elektrike në krahasim me kondicionerët normal me fikje-ndezje.




Ndërkohë që kondicionerët e zakonshëm punojnë me shpejtësi konstante dhe temperaturën duhet ta rregullosh manualisht apo duke e fikur/ndezur, kondicionerë inverter kanë një pasije VDF (Variable Frequency Drive) e cila rregullon në mënyrë automatike shpejtësinë e kompresorit në ngrohje dhe ftohje. Kështu kondicionerët inverter punojnë me një shpejtësi më të ulët të motorrit për një kohë më të gjatë duke e mbajtur ambjentin tuaj të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, por duke harxhuar thuajse gjysmën e energjisë. Dhoma, shtëpia apo zyra ngrohen ose ftohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe kondicioneri nuk sforcohet pasi punon në varësi të temperaturës që ka vetë ambjenti duke çliruar vetëm aq fuqi sa i duhet për të kaluar nga temperatura aktuale në temperaturën e dëshiruar.

Në Shqipëri kondicionerët me teknologji Inverter i gjeni vetëm në Neptun. Mund të informoheni më tepër duke klikuar këtu.

REELS

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓