Coldplay do të publikojë të premten albumin më të ri, A Head Full of Dreams (Kokë plot me ëndrra). Për t’i paraprirë publikimit ata kanë ndarë me publikun këngën më të shumëpritur të këtij albumi…
Bëhet fjalë për ‘Hymn for the Weekend’, në bashkëpunim me Beyonce-n. Kënga u publikua të hënën, pasi kurreshtja e publikut kishte arritur majat pas disa pjesëzave të këngës që grupi kishte ndarë më parë.
Lidhur me ngjizjen e këtij bashkëpunimi, vokalisti i Coldplay, Chris Martin, ka rrëfyer:‘Mendova se do të ishte bukur po të bëja një këngë me titull ‘Pijet i keni nga unë’, me idenë e dikujt që ulet tek banaku dhe i qëras të gjithë me pije’, ‘Kështu më erdhi dhe melodia..Kur ua tregova edhe pjesëtarëve të tjerë të grupit, më thanë se nuk mund t’a këndoja në asnjë mënyrë ‘Pijet i keni nga unë’, dhe e ndërruam me ‘Pi nga gota ime’, me idenë e një njeriu ëngjëllor në jetën tënde. Ky njeri më pas u mishërua tek Beyonce’
Në të vërtetë, nuk ka aq shumë ‘Beyonce’ në këtë këngë, qoftë në pjesët që ajo këndon, qoftë edhe në stilin krejt ‘Coldplay’ të kësaj kënge. Kënga ende nuk është publikuar në Youtube, megjithatë mund t’a dëgjoni këtu.
Burimi: PerezHilton, MTV