Dekada më parë, as që e dinim se ndonjëherë do të ekzistonte diçka e tillë si Netflix, interneti, rrjetet sociale apo platforma të teknologjisë së fundit, por kemi pasur një tjetër lloj pasurie; filmat shqiptarë dhe komeditë e famshme të vendosura në teatër.
Nuk ka rëndësi sa kohë kalon, batutat e huazuara prej tyre i përdorim shpesh sikur t’i kishim dëgjuar sot për herë të parë. Humori i hollë, i përcjellë me shumë mjeshtëri nga kasti i aktorëve të famshëm, na bën që herë pas here, kur lodhemi nga serialet e preferuara t’i kthehemi YouTube-it për të përjetuar dhe njëherë emocionet e atyre fimave.
#1 “Pallati 176”
Pallati më i famshëm në Shqipëri ka qenë dhe do të mbetet ky. Breza të tërë janë dashuruar me Elsën, Fredin, Shokun Perikli dhe Jovan Bregun, personazhi i të cilin është kthyer në krahasimin perfekt për këdo që ndan të njëjtat tipare me të.
Këtë komedi, shqiptarët jo vetëm që e shohin me të njëjtin entuziazëm si duket, por fragmente të famshme tanimë janë kthyer në meme fantastike Instagram-i.
#2. 8 persona plus
"Ta rrahh kam frikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Frymëzimi? Komedia “8 persona plus” me kastin e famshëm të aktorëve si Luiza Xhuvani, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Luftar Paja, Pavlina Mani e shumë të tjerë ka zbukuruar ditët e shqiptarëve për vite me radhë. Përpos humorit, tematika dhe ironia e përdorur janë sot, më aktuale se kurdoherë.
#3. “Beni ecën vetë” (1975)
Kush u lodh ndonjëherë me historinë e Benit të llastuar vetëm gjatë verës së kaluar në fshat, ia doli të kthehej në djalosh trim e të pavarur?
Askush! Me siguri, të dielave në mëngjes do t’i ktheheshim me dëshirë!
#4. "Zonja nga qyteti/Zonja nga fshati" (1976)
Aq i famshëm është ky film, sa brezat e rinj mendojnë e njohin Violeta Manushin si “Teto Ollga”. “Përpjekjet” e vazhdueshme të teto Ollgës për një “burrë të mirë” për vajzën e saj, Meli u bënë kaq të dashura për shqiptarët sa mjafton të përmendësh titullin për të nisur me batutat pafund.
Portreti i Koçit dhe e qeshura e tij e veçantw. Kush mund t'i harrojw?!
#5. “Shi në plazh”
Çfarë ke bërë nëse nuk ke parë të paktën një herë në jetë komedinë “Shi në plazh”. Kur gjatë pushimeve 15-ditore, moti nis kapriçot dhe shiu s’pushon, do njihesh me familjarët e kabinës ngjitur.
#6. Dy herë mat
“Edhe akullore edhe çokollat” , “specialist i peshkut dhe midhjeve” apo “Cuk, ti do më vdesësh mua” janë batutat hit të kësaj komedie.
#7. ”Edhe kështu edhe ashtu”
Nëse s’ju kujtohet Alma, që ra në dashuri me këngëtarin në ngjitje, ndërkohë që babai donte ta martonte se s’bën me një diplomat, dëgjoni këtë këngë.